• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHBA-BE nis punën/ Prokuroria Speciale e Byroja, 4 kandidatë në garë për kreun (mes tyre 2 femra)

by Java News
25/12/2016 13:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, me zhbllokimin e vetingut kanë nisur punën për të marrë në dorë Byronë Kombëtare të Hetimit dhe SPAK. Të premten Brukseli akordoi 90 milionë euro për këto institucione dhe zbatimin e vetingut, ndërsa në janar SHBA do akordojë 300 milionë dollarë, marrëveshja u miratua të enjten në Parlament dhe me botimin në Fletoren Zyrtare ajo hyn në fuqi.

Kjo i hap rrugë amerikanëve dhe BE që të nisin punë për të kapur dy institucionet kyçe të luftës ndaj korrupsionit. Sipas burimeve, ata kanë nisur punë për të gjetur njerëzit që do vihen në krye të tyre dhe drejtorive kyçe. SOT ka mësuar se 4 prokurorë janë në garë për të marrë drejtimin e BKH dhe SPAK, mes të cilëve 2 femra dhe ato janë më favoritet. Ditët e fundit ata janë thirrur në ambasadat e SHBA dhe BE, bashkë me të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që pritet të garojnë për në KLGJ dhe KLP.

Të gjithë individët që do rekrutohen në kuadër të reformës janë thirrur në ambasada dhe po zhvillohen trajnime dhe po selektohen të duhurit. Nga ana tjetër, bëhet e ditur se ka nisur dhe trajnimi i tyre, që të jenë të aftë për vështirësitë me të cilat do përballen. Interesant është fakti se bëhet fjalë për 2 femra, të cilat janë beqare dhe nuk kanë shumë preokupime familjare.

Duke qenë se SPAK do hetojë dosje shumë të mëdha dhe jeta e prokurorëve është në rrezik, duket se po përzgjidhen individë pa familje dhe që të mos shantazhohen kollaj, ndryshe nga sa ndodhi me kryeprokurorin Adriatik Llalla. Mësohet se SHBA dhe BE i kanë bërë gati ekspertë që do asistojnë në këtë proces dhe si duket kanë piketuar individët që do të marrin drejtimin e individëve. Me qëllim që ata të kenë aftësitë më maksimale dhe të kalojnë të gjitha kushtet, do u nënshtrohen trajnimeve intensive.

Ambasadori Donald Lu e ka deklaruar pak kohë më parë se Byroja e Hetimit do merret nga FBI. Për këtë arsye ata po përzgjedhin njerëzit më të besuar dhe që nuk do kenë ndikim politik. Emrat e kandidatëve nuk dihen, por dihet se janë duke punuar në prokuroritë e vendit.

Ata janë prokurorë shqiptarë dhe kanë studiuar jashtë. Sipas burimeve, prokurorët e Krimeve të Rënda deri më tani nuk kanë pranuar që të garojnë për në SPAK, kjo për shkak se duhet të pranojnë heqjen dorë nga privatësia. Ligji e ka përcaktuar qartë se të gjithë do i nënshtrohen fillimisht një kontrolli të rreptë dhe do jenë në vëzhgim gjatë gjithë kohës.  Sipas përcaktimeve, 2 do jenë në krye, ndërsa 2 të tjerat do jenë zëvendëse apo do mbajnë poste shumë të larta.

Kushtet për prokurorët

Në ligjin për organet e luftës kundër korrupsionit, janë përcaktuar me detaje të gjithë kushtet që duhet të plotësojnë anëtarët e Byrosë së Hetimit apo Prokurorisë e Gjykatës Speciale. Sipas ligjit, përpara emërimit, kandidatët për gjyqtarë dhe pozicione të tjera në gjykatat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kandidatët për prokurorë dhe pozicione të tjera në Prokurorinë e Posaçme firmosin deklaratën përkatëse me shkrim për heqjen dorë nga e drejta e tyre për pritshmëri për privatësi (jetën private) në telekomunikimet e tyre dhe në të dhënat financiare të dhënë në Aneksin B.

Kjo deklaratë firmoset përpara se ata të caktohen me detyrë apo të punësohen. Sipas ligjit të gjithë punonjësit e Byrosë dhe SPAK do jenë në përgjim të vazhdueshëm. Atyre dhe të afërmve të tyre do u kontrollohet pasuria dhe çdo aktivitet. Po ashtu janë të detyruar që të komunikojnë vetëm me një numër celulari, i cili është në përgjim të vazhdueshëm. Një tjetër kriter është kalimi i testit të poligrafit. Jo të gjithë do mund t’i plotësojnë këto kushte, por 4 prej tyre duket se falë ndihmës së SHBA do e kenë këtë mundësi.

Next Post
Elbasan/ Vjedh postën e fshatit, arrestohet 30 vjeçari

Policia arreston në Has dy kontrabandistë kosovarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

December 29, 2025
“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

December 29, 2025
Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

December 29, 2025
Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

December 29, 2025
Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

December 29, 2025
Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

December 29, 2025
“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

December 29, 2025
“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

December 29, 2025
“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

December 29, 2025
Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com