• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHBA, BE dhe AstraZeneca në mes

by Java News
13/03/2021 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Uashingtoni ka refuzuar një kërkesë të kompanisë farmaceutike AstraZeneca për t’i dhënë BE-së një pjesë të rezervave të vaksinës në SHBA – që nuk mund të përdoren ende atje. Kërkesa vjen në një kohë kur në Bashkimin Europian, AstraZeneca nuk po arrin të përmbushë objektivat e furnizimit me vaksinë.

Ky refuzim, sipas “New York Times”, e cila u referohet burimeve anonime në administratën e Biden, tregon se si rivaliteti mbi furnizimet mjekësore mund të dalë përkundër aleancave jetëgjata – madje edhe ato si partneriteti trans-Atlantik.

BE po përballet me mungesë të vaksinave kundër Covid-19 dhe ka kërcënuar se do të vendosë kontrolle eksporti në përgjigje të kësaj. Një dërgesë prej 250 000 dozash nga Italia në Australi u ndalua në Romë pak ditë më parë.

Ndërkohë, ka dhjetëra miliona doza të vaksinës AstraZeneca në gjendje, por ato nuk do të shpërndahen për javë të tëra. Administrata Federale e Barnave (FDA) ende nuk ka marrë një kërkesë për miratim për përdorim urgjent të produktit, në pritje të rezultateve të një prove klinike që po kryhet aktualisht nga kompania britanike-suedeze. Rregullatorët në rreth 70 vende e kanë miratuar vaksinën AstraZeneca, megjithatë, dhe mund të përdorin furnizime shtesë, nëse SHBA-ja i bën të disponueshme rezervat e saj.

Sipas NYT, janë rreth 30 milionë doza të vaksinës të ruajtura në strukturën e AstraZeneca në West Chester, Ohio. Dhjetëra miliona të tjera do të jenë në dispozicion sapo një kompani në Maryland, e quajtur Emergent BioSolutions, të mbushë shishet me ilaçin e prodhuar dhe t’i paketojë ato. Në total, SHBA ka porositur 300 milionë doza të vaksinës AstraZeneca.

Nevoja që SHBA ka për produktin mbetet në pikëpyetje, megjithëse miratimi i FDA nuk pritet për javë të tëra – dhe alternativa nga Moderna, Pfizer dhe Johnson & Johnson po prodhohen gjithnjë e më shumë në vend.

Udhërrëfyesi i prodhimit të SHBA kërkon një objektiv prej më shumë se një miliard doza deri në fund të vitit, shumica e tyre deri në verë. Ky numër është më se i mjaftueshëm për të vaksinuar tërë popullatën.

“Uashingtoni mund të ketë nevojë vetëm për pak kohë, ose kurrë, për doza AstraZeneca nëse ato përdoren për përdorim urgjent”, shkruan “Times”. Rezervat kanë edhe një datë skadimi – vaksina mund të ruhet deri në gjashtë muaj, sipas rekomandimeve të prodhuesit.

Biden u zotua këtë javë t’ua ofrojë çdo tepricë vaksinash kundër Covid-19 vendeve të tjera, por vetëm pasi të plotësohen nevojat e amerikanëve. SHBA financoi pjesërisht zhvillimin e vaksinës AstraZeneca dhe e prodhoi atë në zbatim të Aktit të Prodhimit të Mbrojtjes, që do të thotë se presidenti do të duhet të miratojë dërgesat në kombet e tjera. Një veprim i tillë do të vinte me një kosto politike për Biden, nëse ai do ta bënte këtë në një kohë kur popullsia amerikane ende nuk është imunizuar plotësisht.

Lajmi vjen ndërsa AstraZeneca dhe zyrtarët e BE përpiqen të bindin njerëzit se vaksina është e sigurt, pavarësisht raportimeve të fundit për mpiksje potencialisht fatale të gjakut. Disa shtete anëtare kanë pezulluar shpërndarjen e vaksinës, në pritje të një informacioni më të plotë mbi efektet e mundshme anësore, që po hetohen nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), rregullatori i barnave të BE-së.

Next Post
Katër shenjat më aventuriere të horoskopit, Luani, Peshorja dhe …

Horoskopi javor/ Ja si do sillen shenjat gjatë ditëve në vazhdim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
Trump premton 1 milion dollarë për ata që denoncojnë mashtrimet zgjedhore në SHBA

Trump premton 1 milion dollarë për ata që denoncojnë mashtrimet zgjedhore në SHBA

October 26, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Dënoje dhunën! Qori: Nuk ka barbari më të madhe se të vjedhësh popullin

Sherr në studio/ Demalia: Dënoje dhunën! Qori: Nuk ka barbari më të madhe se të vjedhësh popullin

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In