• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA, 2018-ta shpallet si Viti i Gruas! Ja betejat e fituara

by Java News
26/12/2018 08:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

2018-a u quajt Viti i Gruas, pasi një numër rekord grash u zgjodhën në organe legjislative kombëtare, shtetërore e vendore në mbarë Shtetet e Bashkuara. Në këtë grup të larmishëm gjen disa gra që për herë të parë u përfshinë në politikë kur vunë kandidaturë për zgjedhjet e 6 nëntorit, në përgjigje të politikave të administratës Trump.

Në janar, Kongresi i ri do të ketë plot fytyra të reja. Ndër ta, 126 gra – një numër rekord — do të bëjnë betimin.

Kjo u arrit pjesërisht nga një mobilizim masiv për të nxitur gratë të votonin.

Që nga fillimet e administratës aktuale, komentet e Presidentit Trump mbi gratë, si dhe politikat e tij nxitën mijëra gra të dilnin në protesta. Ndërkohë, disa prej tyre u frymëzuan të konkurrojnë për poste që të punonin për ndryshim.

“Marshimi i grave në janar 2017 shënoi fillimin e kësaj lëvizjeje. U shndërrua në një aktivizëm të përqëndruar ku shumë gra u përfshinë të nxitura nga revoltimi i shkaktuar nga komentet e presidentit dhe nga qëndrimet e tij,” thotë Guian McKee me Universitetin e Virxhinias.

Ajo që e ka acaruar edhe më tej revoltimin e grave janë akuzat për ngacmime seksuale në vendin e punës. Kjo çështje ka ndezur një debat kombëtar dhe u bë shkëndija për lëvizjen #MeToo. Lëvizja ka goditur një numër figurash publike si aktorin e famshëm, Bill Cosby, i cili tani vuan dënimin, i shpallur fajtor për drogimin dhe përdhunimin e një gruaje vite më parë.

“Ishte fitore për të gjitha viktimat e sulmeve seksuale,” tha një nga akuzueset e Bill Cosbyt.

Ish-mjeku i ekipit amerikan të gjimnastikës, Larry Nassar u shpall fajtor dhe u dënua për krime seksuale ndaj më shumë se 100 vajzave, përfshirë konkurrente në Lojërat Olimpike.

“Megjithëse jam viktimë, unë nuk e jetoj dhe nuk do ta jetoj jetën si viktimë,” tha gjimnastja Jordan Wieber.

Gjykatësi Brett Kavanaugh, i zgjedhur nga Presidenti Trump për anëtar i Gjykatës së Lartë, u përball me akuza seksuale.

“Isha e bindur se do të më përdhunonte. U përpoqa të thërras për ndihmë,” tha akuzuesja e gjykatësit, Christine Blasey Ford.

“Nuk kam bërë kurrë një gjë të tillë ndaj saj apo dikujt tjetër. Nuk jam i tillë,” u përgjigj Gjykatësi Kavanaugh.

Zoti Kavanaugh u konfirmua si anëtar i Gjykatës së Lartë por akuzat kundër tij e ndezën më tej debatin për të drejtat e grave.

“Gjatë gjithë historisë amerikane, revoltimi që ndjenin gratë nga pabarazia ka qenë motivues për angazhimin e tyre në politikë,” thotë një aktiviste.

Si rezultat, thonë analistët, këtë radhë ka një numër rekord grash në politikë.

“Votuesit kishin mundësi të zgjidhnin udhëheqës që përfaqësojnë ata dhe Amerikën. Konkurruan kandidatë të larmishëm, të racave të ndryshme, etnive të ndryshme, kandidatë të komunitetit LGBT,” thotë Molly O’Rourke e Universitetit Amerikan.

Votuesit zgjodhën një grup të larmishëm grash, ndër to një palestinezo-amerikane dhe një somalezo-amerikane. Këto janë gratë e para myslimane në Kongres.

“Votuesit prej vitesh janë velur nga mënyra si udhëhiqet Uashingtoni. Pjesërisht pasi dukej sikur të njëjtit njerëz ishin gjithmonë në qeverisje,” thotë thotë Molly O’Rourke e Universitetit Amerikan.

Por Uashingtoni ende dominohet nga burrat. Gratë përfaqësojnë më pak se 25% të posteve drejtuese në Uashington, megjithëse përbëjnë 51% të popullsisë.

Megjithë rrugën e gjatë përpara, aktivistet për të drejtat e grave parashikojnë se Viti i Gruas do të vazhdojë përtej 2018-ës./voa

a.cupaj

Next Post
VIDEO/ Panik në Siçili, tërmeti rrafshon banesat, disa të plagosur

VIDEO/ Panik në Siçili, tërmeti rrafshon banesat, disa të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ADN-ja në shishe tradhton shqiptarin në Angli, dënohet për 9 grabitje me mbi 500 mijë paund

ADN-ja në shishe tradhton shqiptarin në Angli, dënohet për 9 grabitje me mbi 500 mijë paund

November 10, 2026
Nga sot 40% më pak autobusë në Tiranë, shkak çmimi i naftës

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

November 10, 2026
Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In