• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Shashka dhe mashtrime’ – Gazetari investigativ flet për milionat e PD

by A R
25/11/2017 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi fillimisht i mohoi duke i quajtur mashtrime, Partia Demokratike ka pranuar ekzistencën e dy kontratave dhe pagesave ndaj lobuesit të saj në Uashington ‘Muzin Capitol Partners’ me vlerë 675 mijë USD, të zbuluara nga një investigim i BIRN.

Nga Besar Likmeta

Në një deklaratë për shtyp të shtunën, Partia Demokratike e Shqipërisë pranoi ekzistencën e dy kontratave të lobimit me kompaninë lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners,’ për të cilat opozita shqiptare ka paguara 675 mijë USD.

“Kontratat e lobimit të Partisë Demokratike janë dokument publik që janë të depozituara në Departamentin Amerikan të Drejtësisë,” tha PD në një njoftim për shtyp.

“Kontratat dhe pagesat e bëra janë subjekt i ligjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe janë audituar dhe kontrolluar nga qeveria amerikane,” shtoi ajo.

Një investigim i BIRN i publikuar të martën, zbuloi se  Partia Demokratike fshehu pagesa prej më shumë se gjysmë milionë dollar ndaj ‘Muzin Capitol Partners’ dhe dështoi të bënte transparencë në KQZ, ndërkohë që njëra prej transfertave rezulton të jetë bërë nga një kompani guackë me aksionerë anonimë e regjistruar në parajsa fiskale.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se pagesat për kompaninë e lobimit u bënë nëpërmjet dy kontratave të lidhura në fund të marsit nga Partia Demokratike dhe një kompani guackë e regjistruar në Skoci me emrin “Biniatta Trade LP”- të cilat kapin një vlerë totale prej 675 mijë USD dhe ku përfshihen tarifat mujore të firmës si dhe pagesat për shpenzimet e saj.

Kontrata e drejtpërdrejtë e PD-së me “Muzin Capitol Partners” është raportuar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA që në muajin mars, ndërsa kontrata me “Biniatta Trade LP’ është mbajtur e fshehur për disa muaj dhe është raportuar në mesin e muajit nëntor.

Më 14 nëntor 2017, “Muzin Capitol Partners” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 525 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD.

Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit, çka ngre dyshime serioze për origjinën e parave.

Gjithashtu, mbetet e paqartë se cila është marrëdhënia mes Partisë Demokratike dhe kompanisë ‘Biniatta Trade LP,’ e cila është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belizë- nje shtet i Amerikës Qendrore i njohur si parajsë fiskale.

Në një formular të depozituar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA me 14 nëntor, ‘Muzin Capitol Partners’ shpjegon  se marrëveshja me ‘Bianiatta Trade LP’ ishte bërë në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

“Edhe pse marrëveshja me ‘Biannita Trade LP’ është deklaruar nëpërmjet ligjit ‘Për Bërjen Publike të Lobistëve’ (jo ligjit për regjistrimin e përfaqësuesve të agjentëve të huaj, i njohur si ‘FARA’), gjatë një rivlerësimi të bërë përpara dorëzimit të ‘deklaratës plotësuese,’ arritëm në përfundimin se përfitues i përfaqësimit ka qenë Partia Demokratike e Shqipërisë,” shkruan ‘Muzin Capitol Partners.’

E pyetur nga BIRN të martën për kontratat e mësipërme, fillimisht Partia Demokratike mohoi si pagesat në vlerën e 525 mijë USD për “Muzin Capitol Partners” ashtu edhe çdo marrëdhënie financiare me kompaninë guackë “Biniatta Trade LP”.  PD i tha BIRN se kishte paguar 125 mijë USD gjithsej për kontratat e saj të lobimit. Përpara se të bënte një kthesë 180 gradë me deklaratën e të shtunës,  kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi të premten se raportimet për kotratat ishin ‘shashka dhe mashtrime,’

Përveç dy kontratave të lidhura me ‘Muzin Capitol Partners,’ gjatë të njëjtës periudhë PD ka lidhur edhe një kontratë me kompaninë lobiste “Barnes and Thornburg LLP” në fillim të prillit me vlerë 150 mijë USD.

Në total, shpenzimet e Partisë Demokratike për lobistët në Uashington për periudhën mars- qershor kapin vlerën e 825 mijë USD- më e lartë se të ardhurat totale që Partia Demokratike deklaroi në KQZ. /BIRN

Next Post
Zgjedhjet në Kosovë, LDK del forcë e parë

Gjykata Supreme kosovare: Nuk ka rinumërim në Prishtinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vala ekstreme e të nxehtit godet Europën, Franca regjistron 45 viktima

Vala ekstreme e të nxehtit godet Europën, Franca regjistron 45 viktima

June 24, 2026
“Vendi i shqiponjave nuk ka kohë për të humbur”, Rama ndan mesazhin e qytetarit lidhur me protestat

“Vendi i shqiponjave nuk ka kohë për të humbur”, Rama ndan mesazhin e qytetarit lidhur me protestat

June 24, 2026
Studimi: Gati 1 në 4 europianë voton për partitë e ekstremit të djathtë, mbështetja në nivel rekord

Studimi: Gati 1 në 4 europianë voton për partitë e ekstremit të djathtë, mbështetja në nivel rekord

June 24, 2026
Zërat nga Irani: Na thonë se fituam, por ne s’kemi para për bukë

Zërat nga Irani: Na thonë se fituam, por ne s’kemi para për bukë

June 24, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 25 Qershor 2026

June 24, 2026
Zuckerberg sfidon Polymarket, Meta përgatit aplikacionin e ri të parashikimeve “Arena”

Zuckerberg sfidon Polymarket, Meta përgatit aplikacionin e ri të parashikimeve “Arena”

June 24, 2026
Dëshmia tronditëse, qeveria britanike zgjodhi marrëdhëniet me Emiratet mbi masakrën në Sudan

Dëshmia tronditëse, qeveria britanike zgjodhi marrëdhëniet me Emiratet mbi masakrën në Sudan

June 24, 2026
“Kam qenë veç te dyqani i Celtic”, Meta kundërshton akuzat e prokurorisë: Nuk jam marrë kurrë me shpenzimet familjare

“Me thashethemet e Blushit merresh akoma ti?”, sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Boll se nuk duroj më…

June 24, 2026
Operacion antidrogë në Krujë, asgjësohen 5 mijë rrënjë kanabis në 100 parcela

Operacion antidrogë në Krujë, asgjësohen 5 mijë rrënjë kanabis në 100 parcela

June 24, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Flamingot e kinostudios “Shqipëria e re”

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In