• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sharra pra Sharra, a ju kujtohet”/ Rama nxjerr pamjet: I dhamë fund zonës kanceroze, një nga turpet më të mëdha

by Java News
05/06/2020 08:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ne Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, kreu i Qeverisë, Edi Rama ka zgjedhur te ndaje me ndjekesit e tij ne rrjetin social Facebook, pamjet e Sharres se dikurshme ku mblidheshin plehrat ne Tirane dhe si eshte shnderruar ajo zone tani.

“Sharra pra Sharra, ajo e akuzave monstruoze për koncesionin e dhënë nga “qeveria e krimit që”, medemek, “paguante miliona të cilat shkonin në xhepat e oligarkëve” a ju kujtohet”, shkruan Rama, duke shtuar se “Sharra nuk është e vetmja pasqyrë e vizionit dhe ambicies sonë për sistemin e grumbullimit e përpunimit të plehrave në Shqipëri, sepse tanimë jo vetëm Elbasani ka shpëtuar nga i njëjti kancer dhe Fieri po ashtu do të ketë impiantin ultramodern të transformimit të plehrave në energji, mes një parku të ri, por edhe Durrësi do të ketë shumë shpejt në vend të vargmaleve me plehra plot me derra, në Porto Romano, një park të madh urban për të gjitha mosha”.

Mesazhi i Rames 

MIRËMËNGJES😊

Sot është Dita Ndërkombëtare e Mjedisit🌳

A ju kujtohet Sharra famëkeqe e deri pak vitesh? Sharra e plehrave që ngrinte çdo muzg renë e tymit mbytës mbi zonën e Kombinatit; Sharra e romëve, gra, pleq, fëmijë, që si në filmat bardhezi nga Afrika e dikurshme gërmonin me duar nëpër plehra dhe ku helmet gërmonin mushkëritë e punëtorëve të pastrimit e të banorëve të zonës; Sharra e ujrave ku plehrat merrnin lundrimin për në det, duke helmuar ujin e tokën ku ngeleshin e kalbeshin…

Sharra pra Sharra, ajo e akuzave monstruoze për koncesionin e dhënë nga “qeveria e krimit që”, medemek, “paguante miliona të cilat shkonin në xhepat e oligarkëve” a ju kujtohet?

Kur erdhëm në qeveri vendosëm t’i japim fund asaj zone kanceroze në mes të kryeqytetit, që ishte një nga turpet më të mëdha të keqqeverisjes çerekshekullore! Sapo fituam mbrapsht edhe Bashkinë e grabitur të Tiranës, nisëm punën për të shpëtuar Tiranën nga Sharra dhe Sharrën nga ferri i plehrave të kryeqytetit të Shqipërisë…

Ju lutem shikojeni Sharrën sot, ku ende nuk ka përfunduar projekti që parasheh transformimin e plehrave në energji elektrike dhe transformimin e asaj plage të tmerrshme mjedisore, në një prej parqeve më të bukur të vendit për familjet e për fëmijët, të cilët do të mundet jo vetëm të luajnë në atë park, po edhe të shohin shpendë e kafshë paqësore në natyrën e rilindur mbi atë tokë ku mbretëroi prej më shumë se gjysëm shekulli, turpi dhe mallkimi i keqqeverisjes.

*Sharra nuk është e vetmja pasqyrë e vizionit dhe ambicies sonë për sistemin e grumbullimit e përpunimit të plehrave në Shqipëri, sepse tanimë jo vetëm Elbasani ka shpëtuar nga i njëjti kancer dhe Fieri po ashtu do të ketë impiantin ultramodern të transformimit të plehrave në energji, mes një parku të ri, por edhe Durrësi do të ketë shumë shpejt në vend të vargmaleve me plehra plot me derra, në Porto Romano, një park të madh urban për të gjitha moshat😊

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Këta janë dy vëllezërit që u ekzekutuan mbrëmë në Krujë

FOTO/ Këta janë dy vëllezërit që u ekzekutuan mbrëmë në Krujë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Robi plaket kur don vet”, Sali Berisha tregon se ku e sheh veten në 2029-ën

July 30, 2026
Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

July 30, 2026
“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë …”, Berisha porosi deputetëve: Do përfundojmë te drejtorët e ministrive

“Fatkeqësi që kanë qenë pranë meje”, Berisha komenton ish-zyrtarët demokratë që iu bashkuan PS-së

July 30, 2026
Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

July 30, 2026
“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

July 30, 2026
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

July 30, 2026
10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

July 30, 2026
Berisha dhe parimorët e karrigeve

“Më morën në telefon”, Berisha tregon si u njoftua për heqjen e “non gratës” dhe kur do të udhëtojë në SHBA

July 30, 2026
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

July 30, 2026
Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com