• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shantazhi mesjetar ndaj Luigi Soreca-s: Një nul ligjor dhe skandal politik që mbështetet nga Berisha e Meta

by Ylli Pata
13/07/2021 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

E ashtuquajtura padi e të ashtuqëuajturës “Aleancë për Teatrin” në SPAK ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian Luigi Soreca, është një skandal i niveleve olimpike, por edhe një naivitet i turpshëm për t’i shërbyer a couple politikanësh në vështirësi të madhe personale.

Një diplomat nuk paditet në asnjë vend, ai ka imunitet diplomatik, përveç rastit kur kryen një krim të dukshëm e të rëndë, por edhe në atë rast është qeveria që vendos.

Në rastet më ekstreme për diplomatët vendos qeveria për t’i larguar apo shpallur Non Grata.

Një diplomat nuk kontrollohet nga policia edhe kur ndalohet, një diplomat nuk merret në polici, një diplomat nuk hetohet. Është rregull edhe ligj ndërkombëtar.

Skandali i turpshëm i atyre që kanë çuar një gisht letër në SPAK, e pa droje mediat tallava i japin zë e rëndëi, kur në fakt është një mufkë pa lidhje, është një skandal për shtetin shqiptar.

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, në këtë rast duhet të bëjë me dije që i duhet dhënë fund kësaj “loje masakruese” që i bën keq dinjitetit të vendit.

Skandali i përsëritur i çmendurisë të shërbyesve të ulët të politikanëve që hapur e kanë deklaruar urrejtjen për ambasadorin e BE-së në Tiranë, apo për ish-ambasadorin, nuk duhet të kthehet në skandal kombëtar.

Çfarë presin më shumë ato media që i japin kuptim një budallallëku të tillë. Sa herë është sulmuar Luigi Soreca, aq herë ka dalë zyrtarisht Bashkimi Europian, e ka bërë të ditur se ambasadori përfaqëson qëndrimet e Komisionit Europian.

Gjë që ndodhi edhe sot. Zëdhënësi kryesor për Punët e Jashtme të Bashkimit Europian, Peter Stano, deklaroi sot në një konferencë për mediet, se i cilëson të pabaza akuzat e ngritura ndaj ambasadorit Soreca, duke thënë se ka një fushatë të drejtuar kundër delegacionit të BE në Shqipëri.

“Duket se ka një fushatë të drejtuar kundër kreut të Delegacionit të BE në Tiranë, dhe më duhet të them se akuzat dhe iniciativat nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në Shqipëri, të drejtuara ndaj kreut të Delegacionit në Shqipëri janë të pabazuara dhe dezinformuese”, tha Stano.

“Ambasadori Soreca, kreu i Delegacionit ka suportin e plotë dhe të palëkundur nga liderët e Komisionit Europian dhe EEAS, për punën e madhe  që po kryen në terren dhe  në interesin e BE, të marrëdhënieve mes BE-së dhe Shqipërisë dhe të popullit shqiptar”, theksoi Stano.

“Ne vazhdojmë të mbështesim fuqimisht reformën në drejtësi në Shqipëri dhe u bëjmë thirrje aktorëve shtetërorë dhe jo shtetërorë të mbështesin vazhdimin e implementimit të reformës në gjyqësor, sepse përpjekjet e mëdha të Shqipërisë në ndjekje të reformës në drejtësi dhe vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë tashmë rezultat e para të prekshme dhe nuk mund të kthehen mbrapsht apo të ngadalësohen”, nënvizoi Stano.

E çfarë duhet më shumë për t’i dhënë fund këtij turpi, të paktën nga qarqet mediatike, që e konsiderojnë veten serioze. Thjesht nëse njeh ligjet e kupton se e gjithë kjo mizanskenë e turpshme ndaj një ikonave të antimafia-s në Itali, është një bllof pa lidhje.

Një diplomat nuk mund të akuzohet e gjykohet nga një vend, ku ai ka marrë letrat kredenciale.

Sipas Konventës së Vjenës, ai gjykohet vetëm kur e kryen misionin. i vetmi vendim që mund të marrë një shtet ndaj një diplomati është largimi i tij, apo mos pranimi i tij. Nuk mund të vijë asnjë diplomat në Tiranë, nëse qeveria shqiptare se jep pëlqimin. Madje mund ta largojë kur të dojë, apo ta shpallë Non grata.

Kështu që manovra e pisët e “akuzës në SPAK” ndaj ambasadorit Soreca është juridikisht nuk, por politikisht, një mekanizëm propagandistik ndaj ata që janë shpallur Non Grata prej SHBA-së, e ato që pritet të shpallen së shpejti.

Janë pikërisht këto qarqe që e kanë sulmuar dhe e sulmojnë përditë ambasadorin e BE-së si dhe atë të SHBA, siç kanë bërë edhe me parardhësit e tyre. Nuk e kanë me emrat, por kërkojnë rrugë qorre për të parkuar makinën e propagandës.

Megjithatë, media që i jep zë këtyre “aleancave”, duhet të shpjegojë ligjin e Konventën e Vjenës. Madje ta bëjë edhe qeveria shqiptare…

E gjithë kjo histori ngjan me një shantazh mesjetar, alla “gjakmarrje”, ku njeriut që urren më shumë i bëhet presion çdo moment se do ta vrasin apo qëllojnë si atë ashtu dhe njerëzit që ka pranë. Një shantazh mesjetar, që dikush duhet t’i japë fund përfundimisht me fuqinë dhe autoritetin e shtetit…

Next Post
Zhduket para 9 ditëve nga teqeja e Martaneshit, motra e 50-vjeçarit: Iku për të parë ndeshjen, askush nuk e pa më

Zhduket para 9 ditëve nga teqeja e Martaneshit, motra e 50-vjeçarit: Iku për të parë ndeshjen, askush nuk e pa më

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

March 24, 2026
Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

March 24, 2026
Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

March 24, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

“Mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe NATO-s”, Begaj: Ndërhyrja kundër regjimit të Millosheviç, i solli lirinë Kosovës dhe…

March 24, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Kur dhuna ushqen egon politike

March 24, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

I dënuar me 7 vite burg nga Italia, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

March 24, 2026
FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

March 24, 2026
Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

March 24, 2026
Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

March 24, 2026
Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In