• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shantazhet e Berishës për të më mbyllur gojën!

by Carlo Bollino
20/01/2024 19:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Ishin ditë të ftohta si këto, kur u transferova nga Italia për të jetuar në Tiranë. Ekzaktësisht 31 vite më parë. Vija në Shqipëri si një gazetar perëndimor plot me entuziazëm dhe i mbushur me iluzione, deshirë për liri por ndoshta, edhe me naivitet që më krijoi një farë mburoje vetë-mbrojtëse përpara. Edhe sot e kësaj dite e kam të vështirë të parashikoj të keqen që mund ta kenë si qëllim të tjerët ndaj meje dha asnjëherë nuk i paragjykoj njerëzit pa pasur prova të sakta të keqdashësisë së tyre.

Por besoj se në fund të fundit, ajo mburojë kristali mbrapa të cilës ”luftova”, vërtet më ka shpëtuar jetën disa herë, sepse në sytë e kujt më sulmonte, dukej një mburojë kërcënuese dhe për fatin tim nuk e kuptuan asnjëherë se ishte thjeshtë pavetëdije. Mburoja e kristaltë më mbrojti nga të gjithë ata armiq që normalisht kërcënonin një gazetar që punonte në një vend të ndërlikuar siç ishte Shqipëria e viteve ’90 dhe siç, pjesërisht, vazhdoi të ishte edhe në dhjetëvjeçarët në vazhdim. Për hirë të së vërtetës kush më ka kërcënuar më shumë nga të gjithë ka qenë gjithmonë Sali Berisha dhe pushteti i tij arrogant.

Erdha në Shqipëri me një tufë trëndafilash në duar, i gatshëm për t’i dhuruar Shtetit (me nismë të botuesit tim italian që më kishte besuar hapjen e Gazetës Shqiptare) një autoambulancë e pajisur me aparate për reanimacion. Ishte shkurti i 1993 dhe mjete të ndihmës së shpejtë kaq moderne në Shqipëri ishin ndoshta vetëm dy.

Fola me Genc Pollon, që në atë kohë ishte zëdhënës i Berishës president-perandor, por ai i bezdisur, e refuzoi atë dhuratë. Asnjëherë nuk e kuptova përse. Pak muaj më vonë nisi persekutimi im përmes çdo forme presioni, kërcënimesh dhe sidomos shpifje. Në Shqipëri e kuptova dhe provova për herë të parë se ç’do të thotë të linçohesh moralisht nga një qeveri dhe mediat e saj, pa mundur të kuptosh arsyen.

Sqarimi i parë me erdhi vetëm në vitin 1994, në prag të referendumit të famshëm mbi reformën kushtetuese përmes të cilës Berisha synonte të përvetësonte përfundimisht të gjitha pushtetet. U ftova nga Edi Paloka në një kafene të Tiranës: Ai ishte zëdhënës i Partisë Demokratike dhe pa shumë stërhollime më pyeti se nga cili krah anoja. “Ne e kemi të qartë listën e mediave që na mbështesin dhe të atyre që na kritikojnë, – më shpjegoi, – por në mes je ti dhe nuk e dimë nga cila anë je”. “Nuk jam me askënd – iu përgjigja me një buzëqeshje, – jam i pavarur”.

Mendova se e kisha qetësuar, por në fakt ajo përgjigje dekretoi dënimin tim: “I pavarur? Atëherë do të thotë se je kundër nesh”, ishte përfundimi i tij. Të jesh i pavarur për kulturën e tyre arkaike është më keq se të jesh armik, sepse një gazetar i pavarur është shumë më i besueshëm se një gazetar kundërshtar dhe si rrjedhojë shumë më i rrezikshëm. Në fakt, që nga ai moment e tutje më trajtuan dhe vazhdojnë të më trajtojnë si një armik. Një prej armiqve më të tmerrshëm.

Forca banale e Sali Berishës është në faktin se nuk ndryshon kurrë mendim. Në 31 vite është përpjekur dhjetëra herë të më mbyllë gojën. Por mburoja ime prej kristali dukej se e trembte, prandaj  prej shumë vitesh më ka sulmuar gjithnjë me mjete të pandershme duke ua deleguar ushtarëve të vet veprimet.

Dy vitet e para më mbuloi me shpifje. Ishin vitet kur më etikonte si spiun, spiun i dyfishtë, spiun i trefishtë, “gjeneral gramofoni”, “italioni” sabotues i gjuhës shqipe, deri në etiketimin fantazioz “fashisto-komunist”. Dy vite me këto etiketime prej tij dhe gazetarëve të tij!!! Gati përditë. Lexoja ato tituj dhe nuk dija se si të reagoja, zgjodha të vazhdoja të punoja.

Next Post

21 Janari është çështje e drejtësisë ndaj Sali Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

(EMRI)Identifikohet personi i pajetë i gjetur pranë linjës hekurudhore në Peqin

Ndërtimi i bazës mekanike të trenave, shpallet fituesi i kontratës 9 mln euro

August 25, 2026
Motori përplaset “kokë më kokë” me makinën/ Humb jetën 29-vjeçari shqiptar në Santorini

Motori del nga rruga dhe përplaset me bordurën, dy të vdekur në Golem të Kavajës

August 25, 2026
Vrau nënën dhe plagosi babanë, Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

Vrau nënën dhe plagosi babanë, Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

August 25, 2026
Kthjellime, vranësira dhe erë e fortë në disa zona, parashikimi i motit për sot

Kthjellime, vranësira dhe erë e fortë në disa zona, parashikimi i motit për sot

August 25, 2026
Alarm në Evropë, mbi 35 mijë viktima nga valët ekstreme të të nxehtit

Alarm në Evropë, mbi 35 mijë viktima nga valët ekstreme të të nxehtit

August 25, 2026
OBSH kritikon Trumpin për reduktimin e vaksinave të fëmijërisë: Rekomandimet bazohen në 60 vjet kërkime shkencore!

Trump rikthen tarifën për vizat H-1B, propozon pagesë mbi 103 mijë dollarë

August 25, 2026
Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin

Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin

August 24, 2026
Putin i jep shtetit kompetenca të reja! Rusia mund të marrë nën kontroll bizneset e pambrojtura ndaj sulmeve me dronë

Putin i jep shtetit kompetenca të reja! Rusia mund të marrë nën kontroll bizneset e pambrojtura ndaj sulmeve me dronë

August 24, 2026
E rëndë në Tiranë, 84-vjeçari i jep fund jetës

DETAJE/ Autori i krimit në Lushnjë vuante nga probleme të shëndetit mendor, u konfliktua me të vëllanë, më pas vrau nënën dhe plagosi babain

August 24, 2026
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com