• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shantazh se do t’i publikonin foto nudo një vajze, dy persona në gjyq

by Java News
23/03/2016 22:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy persona që kanë shantazhuar një vajzë nga Berati me publikimin e fotove dhe videove intime dërgohen në gjyq nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Kjo e fundit, në datën 17 mars, ka dërguar në gjyq dosjen penale ndaj shtetasve Pandaleimon Zhonga dhe Marjus Doko. Sipas Prokurorisë, ata akuzohen se kanë kryer veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim.

Ngjarja, sipas Prokurorisë, ka ndodhur në dhjetor të vitit 2015. Dy të rinjtë akuzohen se kanë kërcënuar një vajzë në Berat se do t’i publikonin në Facebook foto e video intime.

Sipas hetimeve, mësohet se shtetasit Marjus Doko, 19 vjeç, dhe Pandaleimon Zhonga, 20 vjeç, të dy banorë të Beratit, janë arrestuar me akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, pas denoncimit të bërë nga vajza e dëmtuar dhe prindërit e saj.

Në denoncim, vajza e dëmtuar nga ngjarja ka thënë se dy të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kërcënuar e kanosur duke përdorur dhunë fizike dhe psikologjike ndaj shtetases A.K.

Prokuroria bën me dije se kërcënimet ndaj vajzës janë bërë edhe në Facebook, duke i kërkuar një shumë prej 300.000 mijë lekësh të vjetër, me qëllim për të mos i publikuar në këtë rrjet disa foto dhe video intime të saj.

Siç bëhet e ditur nga hetuesit, njëri nga djemtë kishte pasur një lidhje intime me vajzën. Gjatë kësaj lidhje, ai kishte arritur ta fotografonte vajzën në situatë intime dhe madje të realizonte edhe një video me të.

Ndërkohë disa muaj pas regjistrimit të videos, i riu bashkë me shokun e tij e ka kërcënuar vajzën duke i kërkuar 300 mijë lekë. Pasi e ka kërcënuar me publikimin e imazhit dhe e ka dhunuar, njëri nga djemtë ka publikuar në Facebook një foto të vajzës ku ajo shfaqej gjysmë e zhveshur.

Pas këtij momenti, e dëmtuara ka shkuar në Polici dhe ka bërë denoncimin për gjobëvënien, ndërsa Policia dhe Prokuroria kanë vënë në pranga dy autorët e ngjarjes.

Pas arrestimit të tyre, hetuesit kanë zbardhur dërguesin e mesazheve në adresë të vajzës, duke sekuestruar edhe telefonin celular të përdorur gjatë krimit. Më pas është marrë në pyetje edhe e dëmtuara, e cila ka treguar rrethanat e gjobëvënies ndaj saj.

Panorama

Next Post

Berisha e Hysaj me “oreks” të shtuar: Synojmë të kalojmë grupin në Euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
Gara për Tiranën, opozita me një kandidat të përbashkët? Vangjeli: E vështirë, ka shumë egoizëm

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

October 27, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun

October 27, 2026
Netanyahu: Nuk do ta lejojmë krijimin e një shteti palestinez!

Zgjedhjet në Izrael, sondazhet: Netanyahu pa shumicë, opozita kryeson me 52-53 mandate

October 27, 2026
Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In