• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shantazh 19-vjeçares për fotot intime, arrestohet bashkëmoshatari

by Java News
06/05/2016 17:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Tiranës ka vënë në pranga sot një 19-vjeçar, i cili në bashkëpunim me dy shokë të tij, një vit më të vegjël, kanë kërcënuar një vajzë përmes telefonit që t’i paguanin asaj një gjobë vendosur nga ta, pasi në të kundërt to të publikonin disa pamje intime të saj që i kishin në dorë.

Ngjarja është denoncuar nga vetë vajza dhe më datë 25 mars të këtij viti, Seksioni për Hetimin krimeve ndaj pronës ka referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë, materialet proceduriale për veprën penale të “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 109/b dhe 25 i Kodit Penal, në dëm të shtetases E. P., pas kallzimit të bërë prej saj.

Sot, nga ana e këtij seksioni u bë i mundur finalizimi i operacionit “Hacker” ku janë ekzekutuar Urdhërat e Prokurorit të Prokurorisë për Krimet e Rënda për Ekzekutimin e Vendimeve Penale Nr 73; 74; 75, datë 02.05.2016 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, e cila kishte vendosur për shtetasit:

Sokol Kraja, 19 vjeç, banues në Tiranë, masën e sigurimit personal (në mungesë) “Arrest me burg”.

  1. S., 18 vjeç, banues në Tiranë, masën e sigurimit personal (në mungesë) detyrim paraqitje.
  2. B., 18 vjeç, banues në Tiranë, masën e sigurimit personal (në mungesë) detyrim paraqitje.

Gjatë ditës së sotme si rezultat i operacionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Sokol Kraja, si dhe t’ju komunikohej masa “detyrim paraqitje” dy shtetasve të tjerë të lartpërmëndur.

Keta shtetas dyshohen ti kenë vënë një gjobë nëpërmjet telefonit shtetases E. P., 19 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dispononin disa pamje intime të saj dhe e kërcënonin se do ti publikonin këto pamje nëse ajo nuk paguante.

Ne cilësinë e provës materiale u sekuestruan aparate celularë dhe karta të ndryshme sim.

Panorama/d.i.

Next Post

Ja çfarë i ndodh trurit tuaj kur ju kryeni marëdhënie....

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis faza e dytë e aplikimeve për kreditë e buta në Tiranë, lista e dokumenteve që duhet të dorëzoni

Nis faza e dytë e aplikimeve për kreditë e buta në Tiranë, lista e dokumenteve që duhet të dorëzoni

July 1, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 2 korrik 2026

July 1, 2026
Media italiane i bën jehonë turizmit shqiptar: Nga mali te deti, ja vendet që nuk duhen humbur

Media italiane i bën jehonë turizmit shqiptar: Nga mali te deti, ja vendet që nuk duhen humbur

July 1, 2026
32 ditë protestë, Berisha mesazh gjeneratës Z: Jeni ngritur kundër një diktature autoritare

32 ditë protestë, Berisha mesazh gjeneratës Z: Jeni ngritur kundër një diktature autoritare

July 1, 2026
Pse nuk kapen personat në kërkim? Braho: Po shqyrtojmë një strategji që SPAK të kryejë vetë arrestimin

Pse nuk kapen personat në kërkim? Braho: Po shqyrtojmë një strategji që SPAK të kryejë vetë arrestimin

July 1, 2026
Irlanda merr presidencën e Këshillit të BE-së, gati të nisë punën me agjendën evropiane për 6 muajt e ardhshëm

Irlanda merr presidencën e Këshillit të BE-së, gati të nisë punën me agjendën evropiane për 6 muajt e ardhshëm

July 1, 2026
Demaliaj thirrje Berishës: Merr certifikatën që s’ke qenë i privilegjuar i Sigurimit, do të të puth këmbët në mes të bulevardit nëse…

“U sulmova me grushte sapo dola nga shtëpia”, Ilir Demalia sqaron ngjarjen nga spitali

July 1, 2026
CNN: Shtëpia e Bardhë nuk pranon propozimin iranian

Irani mbyll derën për SHBA-në, bisedimet e paqes në ngërç

July 1, 2026
Radhë të gjata në Kapshticë pas defektit në sistemin e policisë greke, rikthehet sinjali pas disa orësh ndërprerje

Radhë të gjata në Kapshticë pas defektit në sistemin e policisë greke, rikthehet sinjali pas disa orësh ndërprerje

July 1, 2026
“Çdo projekt në Zvërnec do t’i nënshtrohet Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis”, Jaupaj takon eurodeputetët për Kapitullin 27 dhe integrimin në BE

“Çdo projekt në Zvërnec do t’i nënshtrohet Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis”, Jaupaj takon eurodeputetët për Kapitullin 27 dhe integrimin në BE

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In