• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shansi i humbur i kandidatëve të Foltores

by Artur Ajazi
09/01/2023 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Do të kisha besimin se, dikush nga kandidatët e Foltores për bashkitë e vendit, do të fitonte ca vota më shumë, në rast se në seli do të ishte dikush tjetër “i parë”. Do të besoja se kandidatët e Foltores do të merrnin ca vota më shumë në 14 Maj, në rast se, nuk do të ishin veglat e Berishës, apo nuk do të vinin nga partia që gjithmonë ka mohuar humbjen në zgjedhje. Shansi i tyre ka humbur, ende pa ardhur 14 Maji, ende pa nisur mirë fushata, edhe tek i shikon se si dalin në mexhilis, dhe shpikin lloj-lloj akuzash për ata që drejtojnë, punojnë dhe ndërtojnë qytetet tona.

Ende pa nisur mirë fushata, kandidatët e Foltores kanë nisur “aksionet” e tyre në lagjet dhe zonat e qyteteve. Po ankohen pse po investohet, pse po ndërtohen rrugët, lulishtet, ujësjellësat, pse po rikonstruktohet rrjeti kanalizimeve, pse po pastrohe qytetet, lagjet, rrugicat, pse po mbillen qindra dhe mijëra pemë, pse po punësohen të rinjtë, etj,etj…

Dhe këtë mund ta bëjnë vetëm kandidatët e Foltores. Pa prezantuar asgjë para qytetarëve, ata kanë nisur të nxijnë dhe zhbëjnë gjithçka të arritur deri sot. Ata ashtu si kryetari i tyre, nuk duan rindërtimin, zhvillimin, nuk duan investimet, punësimin, shkollimin, nuk duan shkollat dhe spitalet e reja. Duan të mbetet gjithçka, siç e lanë ata në 2013. Ata janë gati të vuajë çdo qytetar i këtij vendi, vetëm të marrin ca vota më shumë. Psikologjia e tyre është blerja e votave, motivimi i tyre është mohimi i çdo suksesi,  dhe bërja hasha e çdo investimi. Atyre (pra kandidatëve të Foltores) u vret syrin çdo shkollë e re, çdo qendër shëndetsore e re, çdo inagurim i kryeministrit Rama , çdo iniciativë e ndonjë investitori të huaj.

Ata e duan vendin të jetë siç e lanë ata në 2013. Ky është një shkak madhor, që shqiptarët në 14 Maj, tu japin me votën e lirë, atë që meritojnë, humbjen e madhe. Kandidatët e Foltores, që kanë dalë nga zyra e Berishës dhe jo “primaret e partisë”, do të futen në fushatë me shansin e humbur, dhe  shpresën e munguar. Ata nuk ngjallin më frymëzimin e duhur tek qytetarët, veç një pjese, tek e cila besojnë se do t’ju  japë ca vota. Berisha ata i ka planifikuar ti ‘djegë” si emra dhe figura të asaj force politike. Ata do të jenë “shkaku i humbjes së bashkive”, dhe kjo  gjithmonë sipas ish-liderit historik. Fajtori do të jenë ata, dhe jo Berisha, shkaku do të jenë ata (fushata e tyre e dobët) dhe jo “non-grata” dhe imazhi negativ i PD. Edhe pse shumica e tyre e dinë fare mirë se, Berisha po u pergatit përjashtimin dhe fajësimin për humbjen e 14 Majit, sërish nuk tërhiqen nga gara elektorale.

Të pretendosh se do të fitosh në Tiranë, Elbasan, Korçë, Berat, Durrës, Fier, Vlorë, e gjetkë, ku janë investuar miliona euro nga qeveria, dhe është punuar për rritjen  nivelit ekonomik të qytetarëve, ndërtimin e një infrastrukture të re dhe moderne, ndërtimin e shkollave, kopështeve dhe çerdheve, parqeve dhe ambienteve shlodhëse, ku është punuar fort për fuqizimin e biznesit dhe punësimin, dhe po vazhdojnë të zbatohen projekte të shumta zhvillimi, kjo është përtej kufinjve të absurditetit. Por ja që kandidatët e Foltores, do ta provojnë edhe kësaj here shansin e humbur, ndoshta për të bindur  vehten, për kohën e harxhuar  duke ndjekur pas njeriun e gabuar.

Next Post
“Nuk na i kanë gjetur të gjitha”… Grabitja në shtëpinë e zyrtares, përgjimi që zbuloi nënë e bir

Dosja e plotë/ Si u zbulua vjedhja në shtëpinë e Alda Klosit, konstatimi në dhomën e gjumit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ironizon gazetarja: Shpjegojani strategjistëve që i paguani me miliona se çdo poezi për bufin veç se i jep kredite Ramës

Review-t e rreme nuk rrëzojnë regjime. Vetëm e largojnë protestën nga beteja e saj e vërtetë

July 10, 2026
Pret votën finale të Senatit/ Eric Wendt nuk është shpallur ende ambasador i ri amerikan në Tiranë

Pret votën finale të Senatit/ Eric Wendt nuk është shpallur ende ambasador i ri amerikan në Tiranë

July 10, 2026
Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

Deputeti i PS-së: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë

July 10, 2026
Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In