• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shansi i humbur

by Flogert Muça
02/06/2017 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça

90 ditët e çadrës së Lulzim Bashës krijuan një situatë të vështirë politike në vend, ku palët qëndruan të ndara deri në minutën e fundit sa i përket kushteve të PD-së, por që në fund tymi i bardhë i mesnatës i dha zgjidhje një ngërçi të panevojshëm.

Lulzim Basha dhe Edi Rama dolën nga kryesia e Kuvendit me një marrëveshje. Pa asnjë ndërmjetës, kokë më kokë, Rama dhe Basha u dakordësuan dhe kriza mori fund. Ishte ky një moment që zhbllokoi ekonominë dhe jetën e përditshme të qytetarëve të cilët kishin filluar të trembeshin nga ajo që mund të ndodhte nëse Basha do e linte PD-në jashtë zgjedhjeve.

Nga ana tjetër, të nesërmen e marrëveshjes, ai që kishte muaj që përpiqej të shitej si njeriu i zgjidhjeve, shkoi të Berisha për të “pirë një kafe”.

Sot, Rama-Basha-Meta hyjnë pa koalicione në zgjedhje, duke treguar me marrëveshjen se Meta nuk është zgjidhja. Madje, po të shohësh artikulimet e ditëve të fundit nëpër mitingje apo studio televizive, del që Meta ka qenë dhe mbetet problemi, ose “fëmija” që prish drejtimin e “makinës” teksa e mban në prehër (siç shprehet Rama). Ose “Votat për LSI-në janë vota në gjol, kthehuni në shtëpinë tuaj. Nuk do të ketë më pazare. Mos u jepni asnjë votë partive të pazarit politik”, siç shprehej Basha sot nga Pogradeci.

Mirëpo, kjo është njëra anë e medaljes që ka krijuar marrëveshja Rama-Basha. Ana tjetër është ajo për të cilën flitet më pak, por që është thelbësore për fatin politik të Bashës dhe besueshmërisë së tij në opinion publik. Janë ministrat dhe drejtorët teknikë të Bashës, të cilët vetëm teknikë nuk janë. E tregojnë përditë me gjeste dhe akte që në disa raste kanë qenë edhe në shkelje të ligjit (kujtojmë rastin e ministrit të Brendshëm Demiraj i cili pengoi hetimin e incidentit në mitingun e PD-së, kur shkoi dhe nuk lejoi sekuestrimin e prozhektorëve). Për të mos i hyrë pastaj lidhjes së secilit prej tyre me Partinë Demokratike dhe eksponentë të saj.

Përfundimi mbetet i thjeshtë. Ministrat që Basha propozoi e që Rama ia miratoi nuk janë teknikë, por politikë. E deri në këtë pikë, nuk ka asnjë problem, pasi për sa kohë kundërshtari Rama i ka pranuar për këtë muaj të ethshëm fushate, për pjesën tjetër s’është problem pasi tek e fundit, i shërben stabilitetit dhe procesit demokratik.

Por ku qëndron problemi i këtyre ministrave nëse nuk qëndron në faktin se janë militantë të PD-së?

Paradoksalisht profili i këtyre ministrave i prish punë Bashës. Ose e thënë më shkoqur, i hedh në erë “Republikën e Re”. I gjithë mesazhi i Bashës për 90 ditë me radhë ishte i përqëdruar në republikën e re, me filozofi të re mendimi dhe veprimi.

Dërgimi i një liste (ministrash teknikë) militantësh në zyrën e Ramës e zhbën gjithë propagandën 3-mujore për filozofinë e re. E hedh në erë edhe teorinë se “nuk protestojmë për pushtet por për zgjedhjet e lira”, sepse, nëse do ishte kështu, lista duhet të ishte pa asnjë militant. Madje, duhet të shkonte edhe më larg duke mos patur asnjë person me probleme siç kanë rezultuar ministrat dhe drejtorët e rinjë të Bashës (kujtojmë gjyqin e humur të ministrit të Brendshëm ndaj MM apo Avokatja e Popullit e cila siç shkruajnë mediat, pastroi para në aferën “ARMO”, etj)

Lista e Bashës për ministra e drejtorë i ka rrëzuar atij të gjithë mesazhin që kishte ngritur për 3 muaj me radhë. Ai e pati në dorë që të tregonte se po proteston për demokracinë dhe jo për pushtetin në tavolinë. E shpërdoroi këtë mundësi duke vendosur në ato karrige që iu dhanë, ca militantë të tijët. Sot, nga ata militantë pret që me presione ndaj administratës të ndryshojë ndonjë gjë nga fati i tij politik.

Shansi i humbur i Bashës për të treguar se e ka me tërë mend republikën e re dhe mendësinë e re, ku demokracia vjen para pushtetit, nuk kthehet më. Ai shans në fakt paradoksalisht u humb nga Basha dhe u fitua nga Rama, i cili lëshoi pushtet për demokracinë.

Kështu, Basha humbi të gjithë ç’kishte ngritur deri në atë moment, duke ja dhënë Ramës të gjitha, pasi ky i fundit pranoi të sakrifikojë pushtet për hir të demokracisë. Rama i pranoi të gjithë emërimet e Bashës, ndoshta edhe duke e ditur se kështu, Basha do i kishte humbur të gjitha, pra vetë kauzën për të cilën u ngrit. Ndërsa Meta, humbi rëndësinë e zgjidhësit të krizave.

Next Post
VIDEO/Përballja me Luksemburgun, Kombëtarja zhvillon seancën e dytë stërvitore

VIDEO/Përballja me Luksemburgun, Kombëtarja zhvillon seancën e dytë stërvitore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bojkote dhe debate, a mund të mbijetojë Eurovizioni në krizën e tij më të madhe?

Bojkote dhe debate, a mund të mbijetojë Eurovizioni në krizën e tij më të madhe?

December 5, 2025
Eric Trump bëhet 10 herë më i pasur që nga zgjedhja e babait të tij si president i SHBA-ve

Eric Trump bëhet 10 herë më i pasur që nga zgjedhja e babait të tij si president i SHBA-ve

December 5, 2025
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, AAK nominon Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, AAK nominon Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër

December 5, 2025
“Shqipëria Madhështore”, PD regjistron koalicionin me 25 parti të tjera, grekët e çamët bëhen bashkë te Berisha

Jo vetëm demokratët, Berisha tall edhe aleatët

December 5, 2025
Përgjysmohen kërkesat për azil në Gjermani, ligji i shtetësisë do të ashpërsohet

Përgjysmohen kërkesat për azil në Gjermani, ligji i shtetësisë do të ashpërsohet

December 5, 2025
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

December 5, 2025
Vendosen grupet e Botërorit, Shqipëria dhe Kosova mësojnë rivalët nëse kualifikohen

Vendosen grupet e Botërorit, Shqipëria dhe Kosova mësojnë rivalët nëse kualifikohen

December 5, 2025
Të gjithë sytë nga Kupa e Botës…, apo nga Heidi Klum?! 52-vjeçarja që s’njeh plakjen!

Të gjithë sytë nga Kupa e Botës…, apo nga Heidi Klum?! 52-vjeçarja që s’njeh plakjen!

December 5, 2025
Vrasja e 15-vjeçarit, reagon Spitali i Durrësit: Nuk kanë ikur dritat kur është operuar

Vrasja e 15-vjeçarit, reagon Spitali i Durrësit: Nuk kanë ikur dritat kur është operuar

December 5, 2025
“Civilizimi europian drejt zhdukjes”, SHBA publikon doktrinën e strategjisë kombëtare

“Civilizimi europian drejt zhdukjes”, SHBA publikon doktrinën e strategjisë kombëtare

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In