• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shansi i dytë i Greqisë

by A R
21/08/2018 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bernd Riegert

Marrë nga DW

BE i shpëtoi grekët nga falimentimi. Shpëtimi qe i ashpër dhe nganjëherë edhe i padrejtë. Por nuk kishte alternativë tjetër të vërtetë. Prej së martës nis një eksperiment i ri.

Për tetë vjet me radhë BE demonstroi solidaritet të madh dhe tregoi që është e mundur që së bashku të arrihen rezultate të habitshme. Riparimi i rastit për falimentim Greqi, megjith gabimet që u bënë dhe me të gjitha momentet e vështira, që iu desh të kalonte popullit grek, është një sukses për Bashkimin Evropian dhe veçanërisht për shtetet e komunitetit të Euro-s.

Kur më 2010 u bë e dukshme që shteti grek, përmes deficiteve shumë të larta, produktivitetit të ulët, pagave shumë të larta dhe konsumit privat tej mundësive, ndodhej në buzë të falimentimit, Evropa dhe Fondi Monetar ndërkombëtar vendosën që t’i ndihmojnë grekët. Për këtë nuk do të kishin qenë të detyruar. Marrëveshjet evropiane e përjashtojnë një “bailout” shprehimisht. Prandaj u ra dakord që Greqia të ndihmohet me kushte jashtëzakonisht të favorshme, në mënyrë që të kishte mundësi të plotësonte detyrimet e saj, për shembull të paguante rrogat e të punësuarve në shtet dhe pensionet.

Natyrisht që Eurozona nuk e bëri këtë hap vetëm për solidaritet, por edhe për interes vetjak, që të pengonte kalimin e krizës në pjesën tjetër të komunitetit monetar. Po, u morën masa që edhe bankat në Gjermani, në Francë dhe në Spanjë të mos falimentonin dhe të përfundonin në humnerë së bashku me Greqinë. Por: shtetet e eurozonës dhe FMN mund të kishin vepruar edhe ndryshe, mund t’i kishin dëgjuar thirrjet e Kasandras se shpëtimi i Greqisë nuk do të jetë kurrë i mundur.

Masa shumë të ashpra, por pa alternativë
Pa kushte të ashpra, mëkëmbja financiare e Greqisë nuk do të kishte qenë e mundur. Shteti qe i detyruar t’i ulte në mënyrë drastike shpenzimet e tij të tepruara. Populli hoqi dorë nga të ardhura. Ekonomia u rrudh. Të gjitha këto masa të ashpra qenë të pashmangshme, sepse një jetë si më parë me borxhe, nuk qe e mundur të ecej më. Por në retrospektivë mund të thuash se shkurtimet mund të qenë organizuar me pasoja sociale më të durueshme për popullin. Kushtet qenë të nevojshme edhe për ta detyruar shtetin dhe ekonominë që të ndërmerrte reforma strukturore, të cilat nuk qe e mundur që të ndërmerreshin për dekada në Greqi. Kritikët e shumtë, që pohojnë herë pas here, se kreditorët e shkatërruan Greqinë me kursime, e kanë gabim. Pa masat rimëkëmbëse Greqia nuk do ta kishte ecur dot më përpara dhe do të qe shkatërruar shumë shpejt – pra do të kishte dalë nga Eurozona, e shkëputur krejtësisht nga burime financiare të çdo lloji.

Kryeministri populist i djathtë, Aleksis Cipras, që tani e lë veten ta festojnë si çlirues nga zgjedha e Trojkës e kuptoi këtë mjaft shpejt. Për disa muaj ai luajti rolin e kryengritësit të majtë, u ngrit së bashku me ministrin e tij të Financave me sjellje kllouni, Janis Varufakis kundër donatorëve. Në vitin 2015 ai e çoi vendin në kufi të paaftësisë për të paguar. Pas vështrimit në humnerë, Ciprasi mori kthesën dhe urdhëroi masa kursimi më të ashpra se kurrë më parë. Ngriti taksat, por njëkohësisht uli ritmin e reformave. Në tërësi ai u përshtat me kursin e shpëtimit të Eurozonës dhe këtë e shet tani si fitore. Se pse ia besojnë grekët këtë, kjo mbetet çudi.

Dyshim në aftësinë për të rezistuar të Greqisë
Sido që të jetë, aventurat e Ciprasit dhe të Varufakisit i kushtuan vendit gati tri vjet të tjera nën ombrellën e shpëtimit dhe një rënie të rendimentit ekonomik. Tani ekonomia dalëngadalë po bën sërish përpjetë. Kjo nuk ka lidhje me idetë e qeverisë radikale të majtë në Athinë, por me kursin e peshuar të evropianëve. Që prej 21 gushtit, Greqia duhet të përballet sërish e vetme në tregjet financiare dhe të përpiqet të huazojë para me interesa të përballueshme. Kjo mund të dalë mbarë, vetëm kur çdo qeveri greke, e cila do të vijë në të ardhmen në pushtet, t’i përmbahet në mënyrë të hekurt disiplinës buxhetore dhe ta përmirësojë aftësinë për konkurrencë të vendit. Shansi i dytë, që ka Greqia tani, është fituar me mundim. Ai nuk duhet hedhur dëm.

Next Post
Irani prezanton avionin e parë luftarak, prodhim 100% vendas

Irani prezanton avionin e parë luftarak, prodhim 100% vendas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikonfigurim i pushtetit në Uashington, fitorja e gjerë e demokratëve, përplasjet e brendshme te republikanët dhe qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë

Rikonfigurim i pushtetit në Uashington, fitorja e gjerë e demokratëve, përplasjet e brendshme te republikanët dhe qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë

November 4, 2026
“Shkatërruan protestën”, Berisha: Flamingot i “kapën për fyti”…

“Shkatërruan protestën”, Berisha: Flamingot i “kapën për fyti”…

November 4, 2026
Aksident rrugor në aksin Levan–Vlorë, plagoset rëndë një burrë

Aksident rrugor në aksin Levan–Vlorë, plagoset rëndë një burrë

November 4, 2026
Publikohet fotoja e Hatixhe Berishës që humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan

Publikohet fotoja e Hatixhe Berishës që humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan

November 4, 2026
Pas BE-së, edhe Zvicra heq sanksionet ndaj dy oligarkëve rusë

Pas BE-së, edhe Zvicra heq sanksionet ndaj dy oligarkëve rusë

November 4, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Gënjeshtrat e opozitës që ia lehtësojnë punën Edi Ramës me Raportin e BE-së

November 4, 2026
Protestuesit përplasen me efektivët te Kryeministria, bllokojnë automjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

Protestuesit përplasen me efektivët te Kryeministria, bllokojnë automjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

November 4, 2026
“E la kimioterapinë për festivalin”/ Adelina Muça flet për sakrificat e aktorit që humbi jetën

“E la kimioterapinë për festivalin”/ Adelina Muça flet për sakrificat e aktorit që humbi jetën

November 4, 2026
Veliaj letër nga qelia: Turp që merresh me internime, nuk jam financues i protestave

Veliaj letër nga qelia: Turp që merresh me internime, nuk jam financues i protestave

November 4, 2026
Përplasje te Kryeministria, protestuesit tentojnë të bllokojnë mjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

Përplasje te Kryeministria, protestuesit tentojnë të bllokojnë mjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In