• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shanset e humbura për parandalimin e sulmeve terroriste në Paris

by A R
19/11/2015 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa prej atentatorëve të Parisit nuk ishin të panjohur për autoritetet belge, çka e përligj akoma më shumë pyetjen: si mundën këta njerëz t’i rrëshqisnin nga duart zyrtarëve të zbatimit të ligjit?

Vitin që shkoi, belgët kishin mbajtur nën përgjim telefonin e njërit prej kamikazëve e madje edhe kanë ndaluar shkurtimisht dhe marrë në pyetje dy të dyshuar të tjerë; njërin sepse pat udhëtuar drejt Sirisë, tjetrin për shkak të pikëpamjeve radikale.

Prokurorët shtetërorë i qenë vënë pas edhe atij që besohet të jetë arkitekti i sulmeve të përgjakshme, Abdelhamid Abaaoud, sepse kishte tërhequr pas vetes vëllain 13-vjeçar për t’iu bashkuar militantëve të ISIS-it.

Të mërkurën, forcat policore e ushtarake franceze mësynë një apartament në Saint Denis, ku gjatë operacionit blic u vranë të paktën 2 persona, një nga të cilët, sipas disa zyrtarëve të lartë europianë, ishte vetë Abbaoudi.

Shkalla e lartë e ndërgjegjësimit mbi këta njerëz dhe shanset e humbura të policisë e agjencive të inteligjencës për t’i ndaluar përpara se ta vinin në jetë planin e tyre gjakësor, tregon sesa të vështirë e kanë shërbimet e sigurisë të mbikëqyrin me qindra mijëra vetë e të arrijnë të dallojnë mes tyre se kush mund të organizojë akte të dhunshme.

Agresorët e Parisit jo vetëm konsideroheshin persona të dyshuar nga policia, por kërkues belgë e madje edhe gazetarë ishin vënë në gjurmët e tyre duke i kontrolluar postimet në mediat sociale.

Emrat e 3 prej atentatorëve rezultojnë në listën e 800 belgëve të dyshuar për lidhje me grupe terroriste, listë kjo e hartuar nga njësia belge e koordinimit për vlerësimin e kërcënimeve, një grup këshillimor i qeverisë. Franca ka gjithashtu një listë të ngjashme me 1.200 emra.

Por ekspertët mendojnë se shërbimet belge të sigurisë kanë mjaft boshllëqe, duke nisur nga numri i pamjaftueshëm i njerëzve për ndjekjen e të dyshuarve si ekstremistë, mungesa e ndihmësve arabfolës, legjislacioni tepër i butë me armët, apo shtresëzimi i autoritetit qeveritar./TCH

 

Next Post

Seks të pambrojtur me aktorin me HIV, disa gra padi për Charlie Sheen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“U larguam sapo dëgjuam…”/ Mbërrin në Londër avioni i parë me britanikët e bllokuar në Lindjen e Mesme

“U larguam sapo dëgjuam…”/ Mbërrin në Londër avioni i parë me britanikët e bllokuar në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

March 6, 2026
Disa rreshta në respekt të qytetarit, Profesorit Petrit Peni

Disa rreshta në respekt të qytetarit, Profesorit Petrit Peni

March 6, 2026
Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të reja

Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të reja

March 6, 2026
Pas miratimit në Kuvend, sot ministrat e rinj betohen te Begaj

Pas miratimit në Kuvend, sot ministrat e rinj betohen te Begaj

March 6, 2026
Ëndrra e luksit në Gjirin Persik në rrezik, investimet dhe turizmi në lojë

Ëndrra e luksit në Gjirin Persik në rrezik, investimet dhe turizmi në lojë

March 6, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Rivlerësimi i pronave në rrethe: AKSH përdor çmimet e 2016-s, ekspertët privatë me çmimet reale

March 6, 2026
Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

March 6, 2026
Trump: Do ishte veprim i mençur nëse Maduro largohet vetë nga pushteti! I takon atij të vendosë!

A do të dërgojë SHBA trupa në Iran? Donald Trump thyen heshtjen

March 6, 2026
Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat me rritje të lehtë

Moti i kthjellët me vranësira të pakta, parashikimi i motit për sot

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In