• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shanse të larta”/ Mjekja nga Gjermania: Në vjeshtën e këtij viti beteja me COVID do të quhet e fituar!

by
12/05/2021 22:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shanset që njerëzimi ta ketë fituar betejën me COVID deri në vjeshtë të këtij viti janë të larta. Kështu u shpreh mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Meta Dollenberg.

Në një lidhje me “Skype” për “Report TV”, mjekja tha se janë vaksinat dhe mjekimet e përdorura ndaj koronavirusit, që po çojnë këtë pandemi drejt fundit.

“Është normale që të kemi një ndjenjë të dëshiruar euforie që e kemi lënë pas pandeminë, por jemi në premisa shumë të larta që në vjeshtën e këtij viti mund të quhet kjo luftë me pandeminë e fituar nga njerëzimi. Kjo sepse jo vetëm vaksina ekziston si arma për ta mposhtur pandeminë, por edhe medikamentet e para që janë speciale për të gjithë ata që e kalojnë COVID me simptoma mesatare apo të rënda”, tha Dollenberg.

E ndërsa sezoni turistik po afron, mjekja tha se në verë do të kemi mundësi të udhëtojmë në Ballkan e Europë, në shumicën e vendeve, ku do të hiqet edhe karantina dy-javore. Ndërsa diskutohet që Europianët në qershor të pajisen me certifikatë vaksinimi, Dollenberg u shpreh se do të mund të lëvizin lirshëm edhe ata persona që kanë marrë vaksinën ruse, që është në rrugë të mbarë për t’u njohur nga EMA, e po ashtu edhe ata që janë vaksinuar me vaksinën kineze, e cila u miratua për përdorim urgjent nga OBSH pak ditë më parë.

“Numri i të vaksinuarve po rrite nga dita në ditë. Verën do kemi mundësi të udhëtojmë, në Ballkan, në Europën Jugore, është e thuajse e sigurt për numrin më të madh të vendeve. Vaksina ruse është në rrugën më të mbarë që të njihet nga EMA dhe të marrë patentat e sigurisë. Për vaksinën kineze është akoma një valë skepticizmi në Europë, por tendenca që ka BE dhe Europa, për lëvizjen e qytetarëve dhe që turizmi të jetë i mundshëm, të gjithë janë të predispozuar të shohim një hapje dhe shanset që edhe vaksina kize, ata që e kanë pasaportën, do të mund të lëvizin lirshëm”, u shpreh mjekja.

Duke u ndalur te rregullat e reja të vendosura në Gjermani për hyrjen në vend, Dollenberg u shpreh se tashmë, për shqiptarët që dëshirojnë të shkojnë në Gjermani është hequr karantina dhe se mjafton që ata të kenë një test negativ të 48 orëve të fundit të COVID.

“Fakti që Shqipëria është hequr nga lista e vendeve të rrezikut të lartë, tregon se po ecim në drejtimin e duhur. Sipas rregullit të ri për hyrjen në Gjermani, hiqet karantina, mjafton një test negativ i 48 orëve të fundit”, theksoi mjekja./ b.h

Next Post
“I latë demokratët 12 vite në opozitë”/ Lezha e Mirdita për Bashën: Mark Marku, strategji për të bllokuar diskutimet e llogaridhënien!

"I latë demokratët 12 vite në opozitë"/ Lezha e Mirdita për Bashën: Mark Marku, strategji për të bllokuar diskutimet e llogaridhënien!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Shoqata e Gjyqtarëve, seksion i PD”, Beqiri: Kërkesa për rritje pagash, e turpshme dhe abuzive!

February 5, 2026
Ish-gjyqtari Gjermeni: Si u spastrua drejtësia në ‘92 dhe ‘98. Nano, i vetmi kryeministër që nuk na preku

Ish-gjyqtari Gjermeni: Si u spastrua drejtësia në ‘92 dhe ‘98. Nano, i vetmi kryeministër që nuk na preku

February 5, 2026
Vangjeli: Sistemi i drejtësisë po kthehet në regjim represiv, nevojitet një klithmë kombëtare

Vangjeli: Sistemi i drejtësisë po kthehet në regjim represiv, nevojitet një klithmë kombëtare

February 5, 2026
Gjashtë vite nga miratimi/ PS-PD, konsensus për korrigjimin e Reformës në Drejtësi

EKSKLUZIVE / Sondazhi: 90% e shqiptarëve i duan pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve ashtu siç janë ose më të ulëta

February 5, 2026
Xi paralajmëron Trumpin: Kujdes me shitjen e armëve për Tajvanin

Xi paralajmëron Trumpin: Kujdes me shitjen e armëve për Tajvanin

February 5, 2026
Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump! Akuza Shqipërisë e Kosovës!

“Protestat i nxisin shqiptarët”, Vuçiç: Mandatin e përfundoj në vitin 2027

February 5, 2026
“T’i dalë zot vetë damkës…”/ Dash Shehi: Mesazhi që kam për Sali Berishën!

Shehi kritika të forta PD-së: Për shkak të emergjencave të shefave të partisë, mbeti në opozitë

February 5, 2026
“Ndriço mendjet tona”, Rama ka një lutje për popullin shqiptar nga bazilika e Zojës së Këshillit të Mirë

“Ndriço mendjet tona”, Rama ka një lutje për popullin shqiptar nga bazilika e Zojës së Këshillit të Mirë

February 5, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Moti për sot me reshje shiu të dendura, dëbore në këto zona

February 5, 2026
“Balluku”, Artan Gjermeni: Vendimi 5 me 3 në favor të Ramës, Veliaj fiton në Strasburg

“Balluku”, Artan Gjermeni: Vendimi 5 me 3 në favor të Ramës, Veliaj fiton në Strasburg

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In