• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shalsi: Vendi nuk është në kaos, protestat po cenojnë imazhin e vendit

by Java News
24/04/2019 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, tha në rubrikën “Opinion” në News 24 se protestat e opozitës po cenojnë  imazhin e vendit.

Sipas tij, në vend nuk ka protesta masive siç pretendon opozita e bashkuar, ndërsa shtoi se kriza politike ka ndikuar në përkeqësimin e biznesit.

Ministri Shalsi vuri në dukje se për shkak të mungesës së dialogut mes palëve politike, disa kompani të huaja kanë ndërprerë kontratat, e për pasojë janë anuluar edhe disa vizita turistësh që kishin zgjedhur të eksploronin Shqipërinë.

“Shqiptarët janë përpara disa ngjarjeve të rëndësishme. Kemi qershorin që koincidon me disa elemente të rëndësishme, njëra është se janë zgjedhjet lokale. Nuk ka qeveri që kënaq të gjithë popullin, një pjesë do të jetë i pakënaqur. Nuk kemi protestë masive popullore. Shqipëria është e vogël dhe shqiptarët e njohin shumë mirë njëri-tjetrin. Shqiptarët i kanë parë dhe i kanë testuar, por madje kontrasti është i qartë. të gjithë e dinë se çfarë ndodhi me 21 janar. Vendi nuk është në kaos, por nuk mund ta mohojmë  se këtu ka një krizë. Protestat po e cenojnë imazhin e vendit, por ndoshta kjo është beteja e fundit me ndarjen nga e kaluara dhe tranzicioni.

Ne kemi dëgjuar thirrjet dy vite më parë kur ish-kryeministri iu drejtua popullit për t’u armatosur. Kjo nuk është një gjuhë që e kërkojnë shqiptarët. Shëndeti i demokracisë kërkon që të ketë një opozitë të fortë. Sigurisht se edhe ne nuk jemi të qetë për sa kohë që po cenohet imazhin i Shqipërisë. Jemi të gatshëm të dialogojmë. Këta njerëz nuk përfaqësojnë më as popullin opozitar.

Është e sigurtë se vendi nuk mund të rrojë në demokraci pa një opozitë. Në historinë 15-vjecare kemi parë presidentë që e kanë mbështetur dhe më pas e kanë anatemuar. Opozita është e dobët dhe shoqëria prodhon instrumente të tjera. Në krye të kësaj partie është një figurë e maturuar. Kemi shumë histori të hidhura me këto partiçka të vogla, sepse nuk është folur për interesin e vendit, por për vende pune.Bëj vizita nëpër biznese. Komunikoj me dhomat e tregtive dhe është e vërtetë se kriza politike përkeqëson klimën e biznesit. Jemi duke ndjekur situatën dhe kemi disa kompani që kanë anuluar kontratat për të sjellë turistë”-tha Shalsi.

g.kosovari

Next Post
Tabaku ia ‘kthen’ Ahmetajt: Rritja e taksave do të thellojë varfërinë

Tabaku: Korporata e Investimeve nga qeveria, skemë gjigante korrupsioni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si “Agjenti 007” personal i tij

Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si Agjenti 007 personal i tij

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Hysni Zela rrëfen në “S’e Luan Topi”: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

Hysni Zela rrëfen në Se Luan Topi: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com