Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha e cila po korr sukses të padiskutueshëm në Amerikë, është bullizuar shpesh herë për shkak peshës së trupit që ajo ka.
Trupi i plotë dhe i mbushur i këngëtares nuk e ka penguar aspak Bebe Rexhën e cila jo vetëm që nuk është mërzitur nga paragjykimet, por edhe dërgon mesazhe motivuese për vajzat që ndihen si ajo duke thënë se nëse je mirë me vetën tënde asgjë tjetër nuk ka rëndësi.
Në një postim në Instagram, Bebe Rexha shihet me disa vajza të tjera me forma të ndryshme trupore, të veshura me të brendshme ku përcjell mesazhin që kilogramët e tepërt nuk të pengojnë të dukesh bukur./m.j