• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shalsi: Janë dhënë leje për HEC në parqe kombëtare, qoka për individë

by Java News
23/03/2016 08:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Janë dhënë leje për të ndërtuar hidrocentrale në një zonë që është lugina e Valbonës, park kombëtar, normalisht në parqet kombëtare nuk duhet të kishte HEC-e”.

Kreu i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese dhe Mjedisit, Eduard Shalsi thotë se shumica e lejeve koncensionare të dhëna pa kriter, përfshirë këtu zonat e mbrojtura siç është lugina e Valbonës, bazohen mbi leje mjedisore që nuk parashikojnë me vërtetësi impaktin mjedisor.

“Kanë qenë qoka për individë të ndryshëm”, thotë Shalsi.

Përfaqësues të banorëve lokalë të Valbonës nuk janë të vetmit të shqetësuar nga impakti që hidrocentralet mund të kenë mbi perla të natyrës si zona e tyre.

“Ka ardhur koha të ngremë cilësinë e dokumenteve për t’i paraprirë me studime mjedisore veprave të tilla”, shprehet kreu i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese dhe Mjedisit.

Por, vetë Shalsi për rastin konkret ngurron të arrijë një përfundim: “Nuk ka HEC që po ndërtohet”.

Mungesa e informacionit dëmton edhe investitorët privatë, të cilët ndërkohë mund të investojnë miliona dollarë, në projekte që ata vetë mendojnë se janë në rregull me mjedisin.

Flamur Buçpapaj është administratori i të vetmit hidrocentral ekzistues mbi Valbonë.

“Është një grup prej 12 profesorësh nga më të mirët në Shqipëri që e kanë bërë këtë studim dhe këtë unë do ta zbatoj në terren. Hidrocentrali në 80 për qind të vet është ndërtuar në bazë të gjurmës ekzistuese, për të ruajtur ambientin është bërë një devijim shumë i vogël. Gjithashtu është bërë me leje nga organet kompetente. Më e bukura, thonë se unë do të ndërpres lumin. Vetëm 40 metër, një pjesë e vogël e ujit dhe kthehet përsëri në lumë”, thotë Buçpapaj.

Mungesa e një informacioni të plotë dhe të paanshëm mjedisor për kreun e komisionin parlamentar, Shalsi, kërkon ekspertizë ndërkombëtare mbi mënyrën se si duhet të kryhet vlerësimi në mjedis.

“A mos ndoshta ka ardhur koha të kërkojmë një ekspertizë ndërkombëtare apo ekspertë kombëtarë që bashkëpunojnë me studiues të huaj mbi një model, se si duhet të jetë vlerësimi i ndikimit në mjedis”, ngre pyetjen Shalsi.

Next Post

Universiteti i Tiranës, tre kandidatë në garën për rektor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com