• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shalsi i lodhur nga vera, Albana vazhdon më rri rëndë”, Gjekmarkaj: Frika e Majkos mos e krahasoja me…

by A R
03/09/2024 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Mamica dje nuk kishte të lodhur! Na qerasi me një fjalim paradite ( me ndihmë të Zotit dhe me një tjeter me të gjatë në darkë) në “konferencen e kryetarve” ku spikati kulaçi i mirësisë së saj, i pjekur me dru lisi dhe kerbaçi i ligjit, me qortime të tipit “ mos u ngutni more djema, mos ja bëni zemren verem Babos” dhe porosia e madhe që vatani po na sheh, mos ta zhenjejmë se ju të opozites jeni trazovaçë!

Shalsi ishte mjaft i lodhur nga vera. Një pertesë në të folur e karakterizonte. Fjalia nuk i pergjigjej mendimeve! Kundrinoret i hante me dhëmbë, kallezuesit i gjakoste dhe ndaj kryefjales shfaqte meri të madhe! Sakatimi ndihej si thyerje arre. Aq sa dhe vetë Klodi Bushka nderhyri dy herë në menyrë esklamative “ qyqja mi none, qyqja mi none, iku djali”!

Kosta i Gramozit Lindites dhe 23% i Mamices pa tupet e shefit të kabinetit që ja nduken , e çarmatosen si partizanet nacionalistin patriot, sapo u shfaq rendi i ri, me perultesi mbante një broke me ujë nëse Shalsit i nevojitet per të njomur fjalitë!

Nasip Naço mbytej në të qeshura të dalldisura ndersa Ben Pellumbi skuqej nga sikleti mes të dyve! Tao kishte pushuar mirë , një buçkosje e lehtë e karakterizonte , gusha kishte pesuar një rrumbullakosje të ëmbel dhe pasi i vertiti fjalet tutje tehu u kuptua që do ta shtrinte doren në punet e Nikoqirit i cili pasdite leshoi thagmen “ po punojmë për të ndertuar ambicjen” por edhe të Kuvendit si grami me vreshtin!

Nderkohë Mimi di Puccini merrej me çeshtje kozmogonike e pertuar në punë njerzish , leshonte heshta indiference!
Perballe kisha Çuçin i cili nga frika se i veshin çdo kostum rri sportiv dhe ndieva mall per jeshilllekun apo të murrmet e Ermos që ne tre vite me perqendronte me tharmin e ngjyres dhe dashamirësinë per gjithkënd!

Ina shperndante buzeqeshje si llokume kur shkon per vizita se e kishte diten e pare sefte në kupolën e vendimarrjes!

Gaz Bardhi si xhebraili i binte nje dosjeje me dorë dhe qeshte si djall kur Mamica i shtrinte degen e ullirit pa kokerr! Do e shihni ju, ketu i kam të gjitha por sot do ju fal si ditë e parë!

Jorushi i Tabakeve kishte punuar shumë me vetveten në menyrë që vemendja e të tjerve ti binte me veten!! Mesila Doda e cila mban në dorë hirin e kohes si prush na kujton se një ditë hi do bëhemi e prush s’do ketë!

Pasditja e shenimeve !

Mamica në një perpjekje për të vendosur seriozitet e autoritet filloi seancen pa ja behur e gjithë opozita! Kjo e zemeroi pa masë Kryezevendes Liderin Muli i cili nuk ju nda gjatë gjithë fjalimit i cili pa një pa dy e kritikonte per dobesi ideore e gjepura!

Lideri në perspektive Gazi turfullonte dhe nga zemerimi grisi fermanin e Bake xhanit drejtuar deputeteve duke e quajtur Baken pupac, pocaqi, vegel e të tjera! Nejse ju thaftë goja! Shahet Bakja? Ai ai farë merhumi?

Per mua qe një ditë e veçantë! Tashmë Kryezevendes Lideri Muli do jetë gjithmonë i ulur në krahun tim! Dash Sula tha tani je me një dorë në revani me tjetren ne bakllava mes Kryezevendes Liderit dhe Jorushit plot maraze! Albana me rri rënde, megjithë perpjekjet e mia per tu persosur! Sytë e saj me sherbejnë si pasqyrë ku shoh gabimet e mia ideologjike.

Tritani është bërë më i dashur herë pas here me leshon ndonjë shiharet dhe Luani rri si ideolog i distancuar! Tani unë si shqytar pranë Kryezevendes Liderit si dyshe e pandashme kam tjeter aureole! Do rri disi më rëndë nashi.
Ajo që ra në sy ishte devotshmeria e Ogit për të mbajtur shenime kur foli Mamica me gjithë perpjekjet e Ulsushit për ta penguar!

E kam porosi nga Bora tha ajo qe çdo mendim duhet regjistruar se të pasuron jeten! Mund ti lexoj rruges për në Elbasan.

Bela ishte hequr ca por ama ishte rinuar e krehur si shtojzovallet në lum! Ajo një dy sfidonte me shikime Kryezevendes Liderin Mulin i cili per arsye zakonore nuk merret me gratë por pret ditë që Babua të shkele në sallë për ta bërë të flasë me vete! Gojprishuri Gazi e provokoi si ndihesh i tha asaj si vartese e Mamices? Ajo bëri një shenjë të pashpjegueshme, duke vuajtur nga mosthënia, nga pengu tragjik , u ngrit e ik!

Blerina me fustan të zi nuk njihej aq sa na terhoqi vemendjen nga pas në është apo nuk është ajo!
Majko më falenderoi që dy ditë më parë nuk e kisha krahasuar me Hamzanë tek gjeja korrosponduesit e fisnikeve të mesjetes me keta të rilindjes ! Eh gabova i thashë atë duhet ta mendoja për Xhafen! Po ke harruar Doniken tha, jo jo po prisja performancen e Nikoqirit sot që të bindesha tamam qe ai i ngjet asaj!

Sa herë ngrihej tensioni Pirro Vengu deneses fshihej pas Tezes si pas një pirgu të moçem e të sigurtë! Disa nga ministrat e tjere pas anonimitetit të vet! Etilda ne rebusin e enigmave të medha ,me pelerinen e melankolise mbi supe dhe misterin e besimit në gji pret të ardhmen me besim. Toni nuk qe po zerë se ishte, njesoj!

Laerti do bëjë prokopi gjithsesi në mos tjeter do shesë lotet që ka mbledhur.

Ismet Beqiri kishte shkruar një rapsodi për Mamicen po kur i thanë se mbase vjen Bela në Fier e nderroi emrin dhe ja dedikoj kesaj të fundit. Klosi hapte me gojë , shtriqej pak e ankohej pae vera nuk është gjashtë muaj. Dilua dukej nopran si njeri i velur nga harresa e Babos.

Ulsia pyeste çdo kalimtar “allahile me ket mjeker ai ngjas ndopak Moisi Golemit?”

Salianji ju pergjigj po çi ke keto dilema more i uruar se ti je një bukuri e rradhë çdokush do kishte lakmi të të ngjante ty e jo ti atij!!

Gazetari Man Stafa firauni perseri na kishte futur çimka në mbledhje të grupit i paudhi !! Eh çdo jetë kjo stinë!!

Next Post
Jo vetëm për verën, “CNN” sugjeron Shqipërinë si destinacionin ideal edhe për vjeshtën

Jo vetëm për verën, “CNN” sugjeron Shqipërinë si destinacionin ideal edhe për vjeshtën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët: Duhet të jemi më…

June 25, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“S’ka më shtigje dialogu”, Manjani për protestuesit: Po sillen si Basha! Dështimi i Ramës po na duket lule…

June 25, 2026
Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

June 25, 2026
Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

June 25, 2026
Rama reagon pas rezolutës së PE: Flamingot e kishin fitoren në xhep, amendamenti s’lidhet me Zvërnecin

Rama, përgjigje kritikëve me vargjet e Fishtës: Shikojeni se kush do t’ju shpëtojë nga unë…

June 25, 2026
A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

June 25, 2026
Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

June 25, 2026
“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

June 25, 2026
Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

June 25, 2026
Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

Berisha reagon pasi Rama ndryshoi profilin në Facebook: Komentet vijojnë “Jepe dorëheqjen!”…

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In