Këngëtarja e popullarizuar kolumbiane, Shakira, është në qendër të një skandali për shkak të një qaforeje me simbole naziste, e cila është shitur në faqen e saj zyrtare.Në kuadër të turneut ‘El Dorado World Tour’, 41-vjeçarja ka nisur edhe me shitjen e sendeve përmes faqes së saj zyrtare.
Qaforja me emrin e turneut ka tërhequr vëmendjen e gazetarëve, pasi në të ndodhet një simbol nazist.Është fjala për në simbol të mistershëm të lidhur ngushtë me Svastikën, i njohur si ‘Dielli i zi’.
Media gjermane, Bento, pohon se qaforja jo vetëm që është ngjashme, porse në të ndodhet simboli që e kanë përdorur nazistët.
Nga ana tjetër, mediat amerikane raportojnë se disa ditë pas kritikave, Shakira e ka larguar nga lista e shitjeve produktin me elemente naziste.
Spekulohet se gabimin e ka bërë dizajneri i qafores, i cili nuk ka lexuar mjaftueshëm për kuptimin e simbolit.Këngëtarja e famshme akoma nuk i ka komentuar thashethemet dhe kritikat në lidhje me qaforet që shiteshin për 9.95 dollarë, përgatiti ”Telegrafi”. (b.an)