• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shakaja e apartamenteve që shiten dy e më shumë herë

by Bajram Peçi
11/09/2025 11:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

I përmendi kryeministri, që ndërkohë kërcënoi se në të tilla raste apartamentet do konfiskohen!? Një qendrim i kësaj forme dhe përmbajtjeje për të mbrojtur qytetarët, tregon veçse kaosin që sundon pasuritë e patundshme? Pse vallë duhet të ndodhi kjo?

Kushdo qytetar do ta kish të pamundur të kuptonte psenë e sundimit të mashtuesve në ndërtim, të cilët kanë bërë qejf, duke abuzuar me lehtësirat që u kanë krijuar hapësirat e shthurrjeve ligjore?

Provoni zoti Ministër i Drejtësisë, ju aparatçikët e saj, të shkoni diku në Europën Perëndimore (atje ku duam të shkojmë) dhe orvatuni të gjeni praktika ku apartamentet janë noterizuar për shitje, por nuk i hipotekon dot?

Vetëm në Shqipëri mund të ndodhi kështu, kur mijëra e mijëra qytetarë në Tiranë e qytete të tjera tonat, mbajnë kontratat e blerjes prej 20 vjetësh dhe nuk i hipotekojnë dot?

Përmes miratimit të akteve ligjore shteti është orvatur më kot këto dy vjetët e fundit të gjejë zgjidhje, duke i “lejuar” dhe “kërkuar” nga qytetarët të aplikojnë pranë bashkive!? Këtë “zgjidhje”, kush e ka provuar, do shohi se s’është veçse “Më ka ço nona me la gojën”. Bashkitë nuk bëjnë asnjë veprim për pallate të cilat nuk janë marrë në dorëzim!

Shumica e këtyre mijëra rasteve buron nga shkelja e lejes së ndërtimit prej ndërtuesit, të cilët kanë shtuar kate pa leje, nuk i kanë paguar detyrimet dhe nuk u janë përgjigjur kundrejt shpërblimit pronarëve të truallit!

Si filloi dhe pse u lejua në Shqipëri kjo praktikë primitive, antiligjore, me të cilën shteti u familjarizua?

Ndërtimet në vendin tonë filluan më së shumti nga aventurierë, të cilët befas e panë veten zotërues të pasurive publike dhe, në mungesë të vlerave monetare e të financimit prej bankave, u lejuan të “ivestojnë”, duke bërë shitje që në themele, nga administrata e lartë mbushur me bleres dipllomash, u lejuan vetëm kundrejt një kontrate palësh. Prej tyre pati ndërtues që ja mbathën (për të mos u kthyer më) në Amerikë, madje deri në Kinë, ende pa e mbaruar objektin; pati të tjerë që nga 5 kate me leje i bënë 9 kate; pati të tjerë që e shtrinë ndërtimin tej pronës së tyre, duke hyrë në konflike ende të pazgjidhura.

Në vitin 1997 nuk pati vetëm 3 mijë të vrarë, por ku mundën, bandat grabitën dhe filiale bankash. Shto dhe 1.2 miljard euro të grabitura përmes firmave piramidale. Të gjitha këto, me ligjet gjysmake që kish Shqipëria, u futën kryesisht në ndërtim. Në shkurt 1997, gazeta britanike “The Indipendent”, ndërsa e quan qeverinë shqiptare “Qeveri gangsterësh”, nuk ngurron të parashikojë se çdo ndodhë? U përjetua rënja e dështimi i shtetit, i cili, edhe pas ngritjes së përkohëshme, nën papërgjeshmëri eci në praktika të gabuara me Pasuritë e Patundshme, ndërkohë që lulëzonin të inkurajuara kudo ndërtimet pa leje.

Për një kohë të gjatë hipotekat ranë në dorë të atyre që nxitonin për një pasurim të shpejte, ndaj dhe zyrat e regjistrimit të pasurive i shndërruan në biznese vetjake.  Shkollat e “Plepit” nuk nxorrën vetëm gjyqtarë e prokurorë. Një noter duhet patjetër të përfshihet në hartimin e kontratës së blerjes, e cila duhej të merrej me dhënien e hipotekës, por që nuk u muarr kurrë! Të tillë “Plepat” nxorrën mjaftueshëm, derisa, kush të donte, kundrejt pagesës mund të blinte një dipllomë juridiku.  Nga të tillë noterë, që se kishin për gjë, në marrëveshje me ndërtuesin, filluan të kryeheshin shitje të një apartamenti, më shumë se një herë.

Me një fjalë: rrëmujë-rrokopujë!

Është vetëm një fjalë goje, por përmban mijra drama në popullatë, njerëz që humbën kursimet, që përjetuan strese të papara, që rendën dhe vazhdojnë të rendin gjyqeve. Qytetari e pa dhe e sheh veten pa mbrojtje, pa shtetin e tij në krah. Mbrojtja e blerësit për blerjen e pronave në ndërtim e sipër, nuk ka qenë në gjendje ta mbrojë blerësin nga grackat, që u bënë të zakonshme prej ndërtuesve dhe investitorëve.

Ende sot gangsterët e ndërtimeve bëjnë çfarë duan me qytetarin, të cilin nuk e mbron dot ligji, shteti e nëpërkëmb dhe si e tillë, e fundit, është thënja e kryeministrit se do konfiskojë apartamentet e shitura dy herë?! Të vesh duar në kokë, kur dëgjon se si do zgjidhet gjëndja e mjerueshme imobilare që jeton mes qyteteve? Di kryeministri apo ministri i tij të na thotë se si do zgjidhet regjistrimi i pasurive që kanë mbetur në nivelin e kontratës së shitblerjes, për faj të investitorit, pronarit?!

Ne që po kemi vite e shpresojmë se do bëhemi pjesë e Europës, tash për tash as e meritojme dhe as duhet të jemi pjesë e atij komuniteti, pa kryer ngritjen e një korpusi ligjor për Pasuritë e Patundshme.

Po jap një shembull nga Franca. Një shoku im që prej fëmijërisë e shkollës, inxhinier dhe i punësuar si i tillë në një institucion të njohur parisien, me kursimet e tij prenotoi blerjen për familjen të një apartamenti në ndërtim. Firma noteriale e kreu gjithçka vetë dhe i solli aktin e pronësisë, pas së cilës u bë likujdimi i tërësishëm i vlerës.

Ndërtuesi i BE-se e hipotekon ndërtimin, duke depozituar projektet në hipotekë, që në themel. Në vëndet e BE-së është më se e qartë praktika deri në hapin e fundit, që është regjistrimi i pronës në Regjistrin e Tokave, i cili është institucioni që konfirmon zyrtarisht transferimin e pronësisë. Në vëndet e BE është i garantuar dorëzim i një apartamenti të ri. Shkoni dhe shiheni, o shtet, o zoti kryeministër se si e realizojne këtë! Çoni një grup të marrë eksperiencë, që kur të jenë kthyer të vendosin praktikat e BE-së, për të bërë të mundur largimin njëherë e mirë nga haxhiqamilistat e praktikat e shokëve të tij?!

Shitja ose blerja e një shtëpie është një hap pothuajse i detyrueshëm në jetën e secilit, dhe pikërisht për këtë arsye, blerja dhe shitja rregullohen me saktësi të jashtëzakonshme. Të kuptuarit e ligjeve që rregullojnë blerjen dhe shitjen e pasurive të paluajtshme është thelbësore. Me siguri është e shkruar edhe te ne ligji se si bëhet një kontratë, që përfshin transferimin e pronësisë në këmbim të një çmimi? Kemi edhe rregulloret e përgjithshme që përmbahen në Kodin Civil, me detyrime specifike si për shitësin ashtu edhe për blerësin. Atëhere, pse duhet të ndodhë shitja e një apartamenti dy herë? Pse duhet të ketë mijëra kontrata shitblerje që nuk mundet dot blerësi t’i hipotekojë dhe zyrat noteriale, që i kanë hartuar, as mbajnë dhe as u kërkon kush përgjegjësi!?

Me sa di, Ligji në BE përcakton që aktet e shitjes së pasurive të paluajtshme duhet të përmbajnë identifikimin kadastral të pronës, një referencë për planet e paraqitura në Regjistrin e Tokave dhe një deklaratë, të bërë nga pronarët, që vërteton përputhshmërinë e të dhënave kadastrale dhe planeve me gjendjen aktuale, bazuar në dispozitat aktuale të regjistrit të tokës.

BE-ja vijon më tej: Nëse aktet në fjalë nuk përmbajnë identifikimin kadastral, referencën për planet e paraqitura në Regjistrin e Tokave dhe deklaratën e përputhshmërisë (ose certifikimin nga eksperti), akti është i pavlefshëm. E kupton, o shteti im?

Që askush i prekur të mos lëshojë, në mos rrufera, topa balte, më duhet të pranoj se me të shkuarën ka ndryshime të mëdha! Ka progres, korrupsion më pak, por gjithësesi jeton në sistem ende. Jemi akoma shumë larg Bashkimit Europian. Në BE është ligj se çdo individ që dëshiron të investojë në pasuri të paluajtshme, ndërtim apo blerje, (qoftë dhe një organizatë apo fondacion), duhet, së pari t’u verifikohet plotësisht burimi i të ardhurave, duke u hequr kështu mundësitë të bëjnë ndërtime e blerje çdo rrugaç, trafikant e njeri i botës së krimit, të cilët gjithnjë sektorin e ndërtimit kanë gjetur të investojnë paratë e pista. Në ndërtim ato pastrohen menjëherë.

Të gjithë njerëzit mund të ndjehen fatkeqë, por nuk kam njohur më fatkeqë se ata që mbajnë si stoli kontrata imobilare, ku derdhën lekët e jetës së tyre, duke qenë gjithë kohën të pambrojtur nga shteti i tyre!

Next Post
Lista e plotë e kandidatëve, PS garon në Belsh përballë komunistëve

E drejta politike dhe baza ligjore për shkarkimin e Erion Veliajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

July 31, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Rezerva valutore, në nivel rekord: Arriti në 7.88 miliardë euro në qershor

July 31, 2026
AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

July 31, 2026
Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

July 31, 2026
60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

July 31, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Time Out”: Nga frika te mahnitja, përshtypjet e një turisteje britanike në Shqipëri

July 31, 2026
Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

July 31, 2026
Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

July 31, 2026
Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

July 31, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

Fund karburanteve anonime? Çdo litër do të gjurmohet nga importi deri te pompa! Qeveria aktivizon sistemin e ri

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com