• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shaka mizore e fatit, shqiptari që vrau grekun sapo kishte fituar llotarinë

by A R
03/02/2016 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja e kryer nga një shqiptar i natyralizuar në grek në qendër të Athinës tronditi opinionin publik. Ngjarja sipas asaj që ka deklaruar i akuzuari në polici kishte si shkak një keqkuptim. 27-vjeçari kreu vrasjen nën efektin e alkoolit pasi pa 43-vjeçarin që i ishte afruar motrës së tij.

Akoma edhe më tragjike bëhet ngjarja pasi ai ishte me motrën dhe disa miq për të festuar ditëlindjen e të dashurës. “Po festoja me disa miq dhe motrën time, e cila më humbi për disa momente. Dola nga lokali dhe pashë një person që i qëndronte sipër ndërsa ajo ishte e ulur në trotuar. Mendova se po e ngacmonte dhe menjëherë ia hoqa duart”, është shprehur 27-vjeçari. Pas përleshjes askush nuk e mendoi se sherri do të ishte tragjik. 43-vjeçari hipi në një taksi bashkë me të dashurën e tij dhe aty humbi vetëdijen. Pas kësaj, taksia ndaloi për të kërkuar ndihmën e ambulancës. Në spital, ku mbërriti i pajetë, doktorët zbuluan se kishte ndërruar jetë për shkak të një plage në qafë, e cila i kishte shkaktuar rrjedhje të brendshme të gjakut.

Ngjarja ndodhi vetëm pak metra larg sheshit “Sintagma” në Athinë. Shqiptari e godit atë me një send të mprehtë. Policia dyshoi fillimisht mos e kishte vrarë me çelësin e makinës, por pas analizave nuk rezultoi kështu. Fqinjët e shqiptarit tregojnë se ai ishte i njohur në lagje. Vetëm 10 ditë më parë, ata tregojnë se 27-vjeçari kishte fituar 15 mijë euro në lojën “Keno”.

“Ai ishte shumë i lumtur. Punonte në një ndërmarrje të familjes së tij. Të premten në mbrëmje ai doli me miqtë, për të festuar ditëlindjen e të dashurës së tij”, tregon një fqinjë për gazetën greke “Espresso”

Next Post

Konsultimet brenda koalicionit, Rama takon Metën te Kryesia e Kuvendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

August 16, 2026
Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

August 16, 2026
Kur hekurat e qelisë nuk janë pengesë/ Ish-krerët e UÇK-së votojnë në zgjedhjet e Kosovës nga paraburgimi

Hamza: Pas 6 vitesh në Hagë, 16 shtatori duhet t’i kthejë në shtëpi ish-krerët e UÇK-së

August 16, 2026
Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

August 16, 2026
Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

August 16, 2026
Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë! 

Shkrirja e Bashkisë Selenicë!

August 16, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

August 16, 2026
Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

August 16, 2026
Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

August 16, 2026
Qeveria e Jemenit pretendon se ka kryer gati 200 sulme ndaj rebelëve Huthi -

Qeveria e Jemenit pretendon se ka kryer gati 200 sulme ndaj rebelëve Huthi –

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com