• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shaka apo seriozisht? De Biasi: E eliminojmë Italinë

by A R
24/11/2015 11:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gianni De Biasi është bindur se kombëtarja e vendit të tij mund të shkojë deri në gjysmëfinalet e Euro 2016, por me kusht që gjatë rrugës të mos ndeshet me Shqipërinë…

“Italia e drejtuar nga Antonio Conte mund të arrijë në gjysmëfinale të Kampionatit Europian”. Kjo gjë është brenda mundësive”. De Biasi thotë se do ta donte Italinë në të njëjtin grup, në fazën finale të “Euro 2016” Ky është parashikimi që Xhani De Biazi, trajneri i Shqipërisë, bëri mëngjesin e djeshëm për ANSA, gjatë një galaje futbolli në Triveneto të Viçencës.

“Kombëtarja italiane, – shtoi De Biasi, i cili, nga ana tjetër është edhe vetë protagonist direkt në fazën finale të kompeticionit që zhvillohet në Francë, verën e vitit të ardhshëm, pas kualifikimit historik me Shqipërinë, – sigurisht nuk është në grupin e favoritëve të mëdhenj, por kjo mund të jetë, gjithashtu, një avantazh në fund. Realisht, Italia mund të mbërrijë deri në gjysmëfinale. De Biasi, trajneri i Shqipërisë, bashkë me Tramezanin, ndihmësin e tij italian Atëherë, në atë pikë, duke e njohur një trajner të mirë dhe motivues si Antonio Conte, gjithçka mund të ndodhë. Sinqerisht, me Italinë e sotme nuk mund të mburremi se kemi një nga ekipet më të mira të të gjitha kohërave, por kemi ende një prej portierëve më të fortë në botë, si Bufon, dhe mbrojtjen e testuar të Juventusit. Pastaj, siç mësojmë nga historia e finaleve, duhet të kesh në këtë muaj një gjendje të mirë sportive dhe, ndoshta, pak fat, sepse skuadrat luajnë kokë me kokë, gjithçka vendoset në 90 minuta.”

Më 12 dhjetor do të hidhet shorti për fazën finale.

“Shqipëria ime, – tha De Biazi, – është në vazon e katërt. Kjo do të thotë se do të luajmë, gjithsesi, me kombëtaret e forta. Atëherë, kjo nuk bën dallim. Edhe në raundin kualifikues, në letër kemi pasur pak shpresa, sepse kemi sfiduar kundërshtarë më të mëdhenj, si Portugalia, Danimarka dhe Serbia, por në fund ne bëmë atë që s’e mendonte askush. U renditëm të dytët në grup dhe u kualifikuam direkt për në finalet e Euro 2016”. Një sukses i tillë ishte historik për Shqipërinë, sepse ndodhte për herë të parë.”

Po sikur Shqipëria dhe Italia të bien në të njëjtin grup të Euro 2016, ndërkohë që janë bashkë edhe në kualifikueset e Botërorit 2018?

De Biasi përgjigjet: “Nëse do të jemi në të njëjtin grup, kjo do të thotë se ju do të bëni tifo edhe jashtë Italisë, – thotë me shaka De Biasi. – Për pjesën time, dëshiroj në mënyrë specifike të përmbushet ky parashikim. Edhe ju i dëshironi tifozët shqiptarë, sepse për ta Italia është një shtëpi e dytë”.

 

Next Post

Barazia para sprejit lotsjellës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In