• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shahini: Unifikim total të arsimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, reformë në Akademinë e Shkencave

by Aalison Pearse Stevens
17/05/2019 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në festën tradicionale të abetares së përbashkët “Ne festojmë të bashkuar”, sot në Prizren, ministrja e Arsimit, Besa Shahini , informoi për reformën që po kryhet në Akademinë e Shkencave në Tiranë.

“Një ndër gjërat që po krijojmë është krijimi i bazës së hapave të parë drejt një përafrimi me Akademinë e Shkencave në Kosovë me synimin që një ditë të kemi një akademi shqiptare që është autoriteti më i lartë i shkencës për të gjithë shqiptarët. Ky është një synim yni i përbashkët për ta zhvilluar në vijim”.- tha Shahini ndërsa vuri theksin në bashkëpunimin mes Shqipërisë e Kosovës në fushën e Arsimit.

“Që para se të vija në krye të MASR, ka nisur një proces për unifikimin e kurrrikulave. Sot kemi një plan-program që përdoret si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë. Kemi një Abetare dhe shumë libra të njëjtë. Dhe së bashku me Ministrin Shyqiri Bytyqi kemi synimin të shkojmë drejt një unifikimi total që ka të bëjë me arsimin parauniversitar. Për ne, kjo është shumë e rëndësishme për të rritur cilësinë e arsimit shqip jo vetëm në rajon, por tek të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Me trajnimin e mësuesve në të dy vendet, duhet të arrijmë në atë pikë që një mësues nga Kosova të mund të japë mësim në Shqipëri dhe anasjelltas. Gjithsesi kemi shumë punë për të bërë”, u shpreh ajo.

Ndër të tjera, ministrja shqiptare foli edhe për “Programin e Shkëmbimit të Nxënësve mes Shqipërisë e Kosovës”, realizuar për herë të këtë vit. “120 nxënës në total nga të dy vendet realizuan bashkërisht përgjatë 2 javëve proceset mësimore dhe zhvilluan një sërë aktivitetesh kulturore. Programi i kaloi në mënyrë tejet pozitive pritshmëritë tona dhe në vjeshtën që vjen synojmë të dyfishojmë si kohën e programit, ashtu edhe numrin e nxënësve pjesëmarrës”, theksoi ajo

Next Post
LIVE/ Rama: Nuk ka përgjime të certifikuara nga askush për dosjen 339

VIDEO/ Rama publikon mashtrimin e madh të Bashës për LSI-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com