• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shahini: Të gjithë nxënësit e arsimit të detyrueshëm do pajisen me tekste shkollore falas brenda 2021

by Java News
20/09/2019 14:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, duke folur mbi angazhimet e qeverisë për të garantuar një vit shkollor cilësor, ka deklaruar se fokus mbetet rritja e vazhdueshme e standardeve arsimore në vend.

“Ambicien e kemi çdo vit e më të lartë. Kemi vendosur që tek aftësitë bazë te nxënësit të ndërtojmë edhe aftësinë digjitale. Është një sfidë, jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin , si të përgatisim nxënësit tanë për një të ardhme digjitale,” u shpreh ministrja Shahini në një intervistë në ERTV.

Ajo shtoi se këtë vit janë regjistruar gjithsej 480 mijë nxënës në të gjithë arsimin parauniversitar, numër pak më i ulët se ai i një viti më parë, por kjo, sipas saj vjen për shkak të rënies së lindshmërisë dhe nuk është vetëm fenomen shqiptar.

“Numri këtë vit është paksa më i vogël se vitin e kaluar, por nga viti në vit kemi një rënie të numrit të nxënësve nëpër shkolla, gjatë të gjithë 15-vjeçarit të fundit, me një ritëm nga 10-15 mijë nxënës më pak në vit. Kjo ndodh për shkak të rënies së lindshmërisë dhe nuk është vetëm fenomen shqiptar, por ndodh në të gjithë rajonin tonë,” u shpreh ajo.

Duke u ndalur në nismën më të rëndësishme të qeverisë sa i takon arsimit parauniversitar që është zbatuar me sukses për të dytin vit radhazi, atë të librave falas, ministrja tha se synimi është që brenda vitit 2021 të gjithë nxënësit e arsimit të detyrueshëm të pajisen me tekste shkollore falas.

“Sivjet kemi një numër shumë më të madh nxënësish të përfshirë në nismën e teksteve falas. Vitin e kaluar kemi përfshirë të gjithë nxënësit e klasave nga I – IV. Sivjet kemi përfshirë dhe klasën e pestë, duke mbuluar totalisht nxënësit e arsimit fillor, si dhe nxënës që kanë nevojë për ndihmë nga shteti, nxënës me aftësi të kufizuara, që vijnë nga familje me asistencë sociale, apo dhe komunitete minoritare. Ne kemi arritur të kthejmë mbrapsht e të ripërdorim rreth 85% të librave të vitit të kaluar. Kjo do të thotë që, nëse vazhdojmë me këtë ritëm të kujdesit për librat, do arrijmë të përfshijmë edhe vite të tjera të shkollës së arsimit parauniversitar në nismën e librave falas. Synimi për vitin 2021, të përfshijmë të gjitha klasat, nga I – IX, pra i gjithë arsimi i detyrueshëm të jetë i mbuluar plotësisht nga buxheti i shtetit me libra falas,” deklaroi ministrja Shahini.

Ministrja tha se edhe numri i mësuesve ndihmës në shkolla ka ardhur në rritje, duke arritur që sot të ketë 1 mijë mësues ndihmës në sistem.

Për sa i përket infrastrukturës në shkolla Shahini theksoi se kriter prioritar kanë qenë shkollat me numër të lartë nxënësish ku janë kryer ndërhyrje për rikonstruksionin e godinave, si dhe ambienteve të brendshme që kanë transformuar këto institucione.

g.kosovari

Next Post
Vrasja e Azem Hajdarit/ Dosja e Izet Haxhisë i kalon Krimeve të Rënda

Vrasja e Azem Hajdarit/ Dosja e Izet Haxhisë i kalon Krimeve të Rënda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

AGSH ngre alarmin për sigurinë e gazetarëve në protesta, kërkon masa nga Policia e Shtetit

AGSH ngre alarmin për sigurinë e gazetarëve në protesta, kërkon masa nga Policia e Shtetit

June 22, 2026
Tragjike nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë në Francë

Tragjike nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë në Francë

June 22, 2026
Shpërthim tragjik në impiantin e gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim tragjik në impiantin e gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

June 22, 2026
Granit Xhaka “on top” në Kupën e Botës, njihuni me mesfushorët më të mirë për pasimet nën presion

Granit Xhaka “on top” në Kupën e Botës, njihuni me mesfushorët më të mirë për pasimet nën presion

June 22, 2026
Hapet Ekspozita e Katërt Ndërkombëtare të Promovimit të Zinxhirit të Furnizimit të Kinës

Hapet Ekspozita e Katërt Ndërkombëtare të Promovimit të Zinxhirit të Furnizimit të Kinës

June 22, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 23 Qershor 2026

June 22, 2026
Macron pas takimit me Ramën: Shqipëria ka mbështetjen e Francës në rrugën drejt BE

Macron pas takimit me Ramën: Shqipëria ka mbështetjen e Francës në rrugën drejt BE

June 22, 2026
Përfundon takimi Rama–Macron në Paris, zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee (VIDEO)

Përfundon takimi Rama–Macron në Paris, zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee (VIDEO)

June 22, 2026
Më e re, më e bukur, më e vjetër

Më e re, më e bukur, më e vjetër

June 22, 2026
Demonstruesit të mos imitojnë Berishën, por studentët e Dhjetorit: Atyre iu mjaftuan vetëm katër ditë për të fituar

Demonstruesit të mos imitojnë Berishën, por studentët e Dhjetorit: Atyre iu mjaftuan vetëm katër ditë për të fituar

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In