• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shahini prezanton reformat në Forumin Botëror të Arsimit: Nxënësit shqiptarë nuk e tolerojnë bullizmin

by Java News
22/01/2020 08:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Londër u organizua “Forumi Botëror i Arsimit” (Education World Forum), i cili mblodhi ministrat e Arsimit nga e gjithë bota dhe partnerët zhvillimorë ndërkombëtarë për të shkëmbyer ndërmjet tyre përvojat më të mira. E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) Besa Shahini e cila prezantoi reformat arsimore të Shqipërisë. Në sesionin plenar me temë “Si duhet të mbajmë vizionin, t’i përgjigjemi rrethanave ndryshuese dhe të zbatojmë planet gjatë kohës që transformojnë arsimin?”.

Ministrja Shahini prezantoi rezultatet e arritura nga Shqipëria në kuadër të Programit të Vlerësimit Ndërkombëtar të Nxënësve “PISA 2018”.

“Jemi shumë të lumtur teksa shohim që Shqipëria ka bërë progres në matematikë. Nuk jemi aty ku duhet të jemi, por shpejtësia e përmirësimit që vendi ka bërë nga njëri sesion i PISA në tjetrin, po dëshmon qartazi se jemi në rrugën e duhur. Indeksi shumë i ulët për bullizmin – rreth 90% e nxënësve nuk e tolerojnë atë; ndjenja shumë e lartë e përkatësisë ndaj shkollës në krahasim me vendet e tjera të rajonit; si dhe performanca e lartë në rang ndërkombëtar e nxënësve me nivel të ulët socio-ekonomik, janë të tjerë tregues të rëndësishëm”.

“Ndryshimi i kurrikulës në vitin 2014-të në një kurrikul të bazuar në kompetencë dhe përshtatja e mësuesve me këtë ndryshim; punësimi i mësuesve në sistemin publik arsimor nëpërmjet meritokracisë; ulja brenda një kohe të shkurtër e numrit të nxënësve nëpër klasa kolektive nga 33 mijë në 22 mijë; rritja vit pas viti e numrit të mësuesve ndihmës duke sjellë si rrjedhojë edhe rritjen e numrit të fëmijëve me aftësi të veçanta në sistemin arsimor; shpërndarja e librave falas për nxënësit e klasave 1-5, si dhe për nxënësit e klasave 6-12 që vijnë nga kategoritë e veçanta etj” janë prej disa projekteve të renditura nga ajo teksa nuk la pa vlerësuar edhe një tjetër projekt të lançuar së fundmi, atë të “Parlamentit të Nxënësve”.

“Ky është një projekt që me të vërtetë e pëlqej. Parlamenti i Nxënësve përbëhet nga 2 dhoma dhe përfshin respektivisht nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe shkollave të mesme. Ky entitet shërben tashmë si një organ këshillimor ndaj meje. Pra, jo vetëm njihemi me idetë, projektet dhe programet që nxënësit duan të shohin në shkollat e tyre, por parlamenti shërben si një mundësi e mirë gjithashtu për të testuar projektet e programet që MASR zbaton”, përfundoi fjalën e saj Ministrja Shahini.

Next Post
Gjirokastra ka popullsinë më të moshuar në vend, por ja qytetet ku jetojnë të rinjtë

Gjirokastra ka popullsinë më të moshuar në vend, por ja qytetet ku jetojnë të rinjtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët shkrumbuan një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore në Fushë-Arrëz, shkak pakujdesia e disa fëmijëve

Flakët shkrumbuan një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore në Fushë-Arrëz, shkak pakujdesia e disa fëmijëve

August 1, 2026
Ministri izraelit refuzon marrëveshjen me Hamasin: Vrasjet dhe shpërngulja e palestinezëve duhet të vazhdojnë

Ministri izraelit refuzon marrëveshjen me Hamasin: Vrasjet dhe shpërngulja e palestinezëve duhet të vazhdojnë

August 1, 2026
Euro 2032 në Itali, propozohen 16 stadiume në 13 qytete

Euro 2032 në Itali, propozohen 16 stadiume në 13 qytete

August 1, 2026
SPAK del me njoftim zyrtar për arrestimin e Ermal Beqirit në Francë: Pritet ekstradimi në Shqipëri

SPAK del me njoftim zyrtar për arrestimin e Ermal Beqirit në Francë: Pritet ekstradimi në Shqipëri

August 1, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

PD kërkon rikthimin në 1996

August 1, 2026
Pezullohen ndërtimet në zonat turistike/ Qetësi për turistët, ndalimi nga 1 gushti deri në 15 shtator

Pezullohen ndërtimet në zonat turistike/ Qetësi për turistët, ndalimi nga 1 gushti deri në 15 shtator

August 1, 2026
Ngjarjet në Ceuta vënë në alarm BE-në, Von der Leyen: Duhet të mësojmë nga gabimet!

Ngjarjet në Ceuta vënë në alarm BE-në, Von der Leyen: Duhet të mësojmë nga gabimet!

August 1, 2026
Varreza masive në Zubin Potok, Kurti: Gërmimet do të vijojnë për muaj të tërë, eshtrat janë të shpërndara

Varreza masive në Zubin Potok, Kurti: Gërmimet do të vijojnë për muaj të tërë, eshtrat janë të shpërndara

August 1, 2026
Çfarë ndodh kur mjekët pushojnë së foluri si shkencëtarë?!

Çfarë ndodh kur mjekët pushojnë së foluri si shkencëtarë?!

August 1, 2026
“Qetësohen” zjarret në Francë/ Kthehen në banesa 200 mijë persona të zhvendosur

“Qetësohen” zjarret në Francë/ Kthehen në banesa 200 mijë persona të zhvendosur

August 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com