• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shahini jep datat: Nesër mësimi nis pjesërisht, nga 9 dhjetori rifillon në Tiranë, Durrës, Vorë e Kurbin

by Java News
04/12/2019 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qarku Durrës, Bashkia Kurbin, Bashkia Vorë e Bashkia Tiranë do të rifillojnë mësimin në datë 9 dhjetor, të hënën, kurse të gjitha bashkitë e tjera fillojnë nesër, më 5 dhjetor.

Lajmin e ka dhene vete ministrja e Arsimit Besa Shahini sot ne nje konference per mediat dhe tha se ne te gjitha shkollat qe rrezikojne te mos hapen as ne 9 dhjetor, do te zhvendosen ne shkolla pritese me plan te percaktuar.

Ministrja e Arsimit njoftoi gjithashtu se Dita e Rinisë nuk do bëhet pushim diten e hene me 9 dhjetor sic do ishte bërë pushim në kushte të zakonshme sepse janë humbur shumë
ore mesimi.

“Në vijim do bëhen njoftime për shkurtime të tjera pushimi që të rikuperojmë kohën e humbur”, tha ajo.

“Qarku Durrës, bashkia Kurbin, Vorë dhe Tiranë fillojnë mësimin në 9 dhjetor, të tjerat nesër. Në 9 qarqe që nuk janë në gjendje të jashtëzakonshme mësimi ka filluar normalisht, ndërsa për tre qarqet e tjera do të fillojë nesër pjesërisht. Në Lezhë nesër fillon në bashkinë Mirditë, një shkollë e dëmtuar në Shënkoll dhe nesër nxënësit do të jenë të zhvendosur. Në Kurbin ka numër më të madh të shkollave të dëmtuara dhe mësimi fillon në 9 dhjetor që të bëhen riparimet.

Në Rrogozhinë dy shkolla të vogla me probleme mësimi fillon nesër. Në Kamëz një shkollë e dëmtuar “Sulejman Elezi’ transferohet te “Azem Hajdari” në turin e dytë pasdite, pra mësimi fillon nesër. Në Kavajë ka dy shkolla të dëmtuara, nxënësit do të transportohen, mësimi fillon nesër. Në Vorë është dëmtuar shkolla në Marikaj, nxënësit në Marqinet, mësimi fillon në 9 dhjetor. Në Tiranë përveç Pezës nuk ka shkolla të tjera për të nxjerrë komplet jashtë funksionit. Në Tiranë mësimi fillon në datë 9 Dhjetor.

Për kopshtet dhe shkollat private duhet të marrin një konfirmim nga instituti i ndërtimit, të vlerësohen që të jemi të sigurt. Për shkollat që rrezikojnë të mos hapen as në 9 dhjetor kemi plan pë rti zhvendosur në shkolla të tjera. Në zonat rurale kemi siguruar transport. Për të gjitha shkollat private me probleme, pronarët të sjellin planin e zhvendosjes së nxënësve. Në hotelet ku janë sistemuar qyterarët kemi filluar sistemin për themelimin e shkollave të përkohshme. Mësimi do të fillojë në datë 9 Dhjetor. Dita e Rinisë 8 Dhjetor, nuk do të bëhet pushim në datë 9 për shkak të orëve që kanë humbur”, u shpreh ministrja.

g.kosovari

Next Post
“Tërmeti i 26 nëntorit nuk u mat dot në Durrës”, flet sizmologu: Ikën dritat, mungonte UPS në kompjutera

“Tërmeti i 26 nëntorit nuk u mat dot në Durrës”, flet sizmologu: Ikën dritat, mungonte UPS në kompjutera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Shteti duhet ta mbrojë Irena Gjokën

January 23, 2026
Zbardhet projektligji i plotë, Policisë bashkiake i shtohen kompetencat

Zbardhet projektligji i plotë, Policisë bashkiake i shtohen kompetencat

January 23, 2026
SHBA tërhiqet zyrtarisht nga OBSH: Keqmenaxhim i Covid-19 dhe mungesë transparence

SHBA tërhiqet zyrtarisht nga OBSH: Keqmenaxhim i Covid-19 dhe mungesë transparence

January 23, 2026
FOTO / Ivanka Trump ndan bukuritë shqiptare me ndjekësit e saj në rrjetet sociale

FOTO / Ivanka Trump ndan bukuritë shqiptare me ndjekësit e saj në rrjetet sociale

January 23, 2026
BE: Marrëdhëniet me SHBA-të kanë pësuar një goditje të madhe

BE: Marrëdhëniet me SHBA-të kanë pësuar një goditje të madhe

January 23, 2026
“Shumë gjëra mund të zgjidhen para”, Zelensky jep detaje para takimit me presidentin Trump

Zelensky nxjerr ‘sekretin’, Rusia prodhon raketa me materiale nga SHBA, Kina dhe Tajvani

January 23, 2026
Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

Ftesa e Trump/ Haxhiu: Frymëmarrje e jashtëzakonshme për qeverinë, SPAK nuk do të ketë mbështetjen amerikane sepse…

January 23, 2026
Nisma e Ruttes irriton aleatët e NATO-s: Nuk kishte mandat për të negociuar me Trumpin

Nisma e Ruttes irriton aleatët e NATO-s: Nuk kishte mandat për të negociuar me Trumpin

January 23, 2026
Veliaj padit Presidencën dhe Ols Dadon: Noteri u emëruar prokuror pa arsimin përkatës

Veliaj padit Presidencën dhe Ols Dadon: Noteri u emëruar prokuror pa arsimin përkatës

January 23, 2026
Plani sekret amerikan, si do rrëzohet regjimi kuban deri në fund të vitit

Plani sekret amerikan, si do rrëzohet regjimi kuban deri në fund të vitit

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In