• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shah mat i Gjermanisë për të gjitha truket alla shqiptarçe për bojkot

by Carlo Bollino
27/09/2019 22:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Parlamenti gjerman votoi me shumicë të gjerë për dhënien e dritës jeshile hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kancelarja Angela Merkel e mbajti premtimin që i bëri kryeministrit Edi Rama gjatë takimit të tyre të fundit në Berlin, kur edhe u tregua formula e kërkesave ndaj Shqipërisë, të cilat Bundestagu do t’i vendoste si kushte. Një përgjigje pozitive pritet tani edhe nga presidenti francez Macron, i cili duket se ka dhënë konsensusin e tij për formulën e miratuar dje nga Bundestagu. Holanda, kundërshtarja tjetër e vendosur e Shqipërisë në rrugën drejt negociatave, duhet të jetë e gatshme, si gjithnjë, të mos kundërshtojë qendrimin e “të mëdhenjve”, duke iu përshtatur linjës franko-gjermane. Jo rastësisht, ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas u shpreh se kushtet e propozuara nga Berlini mund të bindin edhe vendet e tjera në BE që janë skeptike.

Duhet pritur vendimi përfundimtar i 15 tetorit dhe ratifikimi i 17 tetorit nga ana e Këshillit Evropian për të patur sigurinë se gjërat do të shkojnë ashtu siç ka vendosur Gjermania, por gjithçka të le të mendosh se propozimi gjerman, në fakt, do të jetë ajo “road map”, që do të ndjekin edhe vendet e tjera anëtare.

Opozita, e cila deri pak ditë më parë ishte e gatshme të vinte bast se nuk kishte asnjë mundësi që të hapeshin negociatat, po përpiqet të bëjë prapa-ktheu, duke e quajtur hapjen e negociatave, tashmë të mundshme, si një fitore të saj politike, ndërkohë që i quan kushtet e vendosura nga Gjermania si një dënim publik për punën e bërë nga qeveria. Por si qendron e vërteta, përtej propagandës?

Tashmë del qartë nga vendimi i Bundestagut se kushtet e vëna për hapjen e negociatave janë vetëm dy e jo nëntë, siç pretendon opozita dhe analistët e saj të shumtë politikë. Praktikisht, Bundestagu thotë se negociatat mund të hapen zyrtarisht me konferencën e parë ndërqeveritare, të parashikuar të zhvillohet mes shkurtit dhe marsit 2020, në rast se, brenda asaj date, Shqipëria do të ketë plotësuar dy kushte: reformën elektorale, të bazuar mbi kërkesat e OSBE/ODIHR-it dhe funksionimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese e Gjykatës së Lartë. Ndërsa shtatë kushtet e tjera që citohen në rezolute, duhet të plotësohen në një fazë të dytë, domethënë kur të jenë hapur zyrtarisht negociatat dhe Shqipëria të ulet në konferencën e dytë për të negociuar dy kapitujt e parë (në një total prej 35 të tillë), veçanërisht kapitujt 23 dhe 24, që iu kushtohen të drejtave themelore, drejtësisë dhe punëve të brendshme. Ende nuk është bërë e ditur data e konferencës së dytë.

Bundestagu pranon që në Shqipëri ekziston një krizë e thellë politike, por, ndryshe nga çfarë pretendon opozita, zgjidhja e saj nuk përmendet mes kushteve për të hapur negociatat. ”Shqipëria është në një krizë politike të brendshme të rëndë. Bundestagu gjerman u bën thirrje me ngulm të gjitha forcave demokratike në Shqipëri që të ndërmarrin menjëherë të gjitha hapat për të kapërcyer këtë krizë sa më shpejt përmes dialogut politik, përndryshe rruga për negociatat e anëtarësimit do të vështirësohet në mënyrë të konsiderueshme”. Pra negociatat do të hapen, por rruga e tyre do të vështiresohet nëse të gjitha forcat politike (pa përjashtim) nuk dialogojnë për të zgjdhur krizen. Por kush e ka refuzuar deri më sot dialogun? Opozita apo qeveria?

Por mesazhi më i rëndësishëm që jep Bundestagu, e të cilin Lulzim Basha bën sikur nuk e kupton, është se edhe dy kushtet për hapjen e negociatave nuk kanë të bëjnë vetëm me qeverinë, por me të gjitha institucionet shqiptare, përfshirë këtu edhe partitë e opozitës, Presidencën e Republikës, Kuvendin dhe organet e reja të drejtësisë, këto të fundit vendimtare për të bërë, më në fund, funksionale Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese. Reforma elektorale veçanërisht është qartazi një vendim kolektiv, i cili nuk mund të ketë të bëjë vetëm me partinë e mazhorancës. Në konferencën e parë të thirrur nga OSBE, më në fund, u pa pjesëmarrja e opozitës jashtëparlamentare, e cila, ama, filloi të vendosë edhe ajo kushte. Lulzim Basha bëri prapa-ktheu në të gjitha pikat themelore të luftës së tij politike të gjashtë muajve të fundit: hoqi dorë nga protestat në sheshe, hoqi dorë nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës nga posti i kryeministrit si kusht për t’u ulur në tryezën e negociatave dhe hoqi dorë nga kriminalizimi i faktorit ndërkombëtar. Madje, tani pretendon se janë pikërisht OSBE/ODIHR, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian garantët e reformës elektorale. Por, Basha këmbëngul se nuk e do në tryezën e reformës elektorale opozitën parlamentare, duke filluar nga Rudina Hajdari, duke ju kundërvënë kështu njerit prej kushteve të vendosura nga Bundestagu, i cili kërkon një dialog që të përfshijë të gjitha forcat politike, pa përjashtuar asnjë.

Në rast se Basha dëshiron me të vërtetë hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, do të heqë dorë edhe nga ky pretendim i tij dhe do të ulet në tryezë me të gjithë. Por, zgjedhja e tij për të marrë pjesë apo jo në reformën elektorale mund të kushtëzohet edhe nga një faktor tjetër. Në kërkesën e Bundestagut, në fakt, fshihet një truk i vockël. Në rast se, nga njera anë, Bashkimi Evropian i jep opozites njerin nga çelësat për të hapur derën e negociatave, nga ana tjetër detyron opozitën që ta përdorë atë çelës për të ndihmuar Edi Ramën të arrijë objektivin historik. Kështu, Basha mund të tundohet ta bojkotojë reformën elektorale me një justifikim të çfarëdoshëm, me qëllimin e vetëm që të dështojë hapja e negociatave e kështu t’i heqë Edi Ramës mundësinë e një suksesi politik. Por, Gjermania e ka parashikuar edhe këtë reagim dhe, në vendimin e saj, saktëson se, pa një ligj të ri elektoral, nuk do të ketë zgjedhje të reja, duke e paralajmëruar haptazi Bashën që, nëse do të bojkotojë reformën elektorale, nuk ka asnjë mundësi të shkojë në zgjedhje të parakohshme e as të përsëritë zgjedhjet vendore.

Edhe një herë, pra, opozita është vënë me shpatulla pas muri dhe entuziazmi, me të cilin Basha e Berisha bëjnë sikur e kanë pritur vendimin gjerman, shërben vetëm që të fshehë faktin se ata janë të ndërgjegjshëm që kjo është disfata e tyre e radhës.

Next Post
“Serbia të njohë Kosovën, është më mirë për të”, deklarata e fortë e Vuk Drashkoviç

“Serbia të njohë Kosovën, është më mirë për të”, deklarata e fortë e Vuk Drashkoviç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In