• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sfilatat e Kapedanit/ Kreu i ILD: Prokurori dhe gjyqtari i merr jetën e pasurinë një njeriu, duhet të jesh shumë rigoroz në sjellje

by Java News
11/06/2021 08:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inspektori i Lartë të Drejtësisë, Artur Metani ka folur sërish për rastin e magjistrates Enkeleda Kapedani, e cila tashmë është pezulluar pas publikimit të videove ku shihej duke sfiluar në “Tik Tok”. I ftuar në emisionin “Arnautistan”, në McnTV, Metani u ndal tek metodat e sjelljes që duhet të ketë magjistrati dhe tek ndarja e jetës publike mes asaj private.

Metani tha se ato video dolën në publik, dhe nuk është se ata shkuan, morën celularin e gjyqtares Kapedani dhe publikuan materiale private. Ai madje shtoi se vendi ku janë bërë videot dhe atë çfarë tregojnë pamjet, janë shkelje. Metani tha se një gjyqtar i merr jetën apo pasurinë një personi dhe për këtë arsye duhet të jetë më praktik.

Featured image of article: Sfilatat e Kapedanit, Metani: Prokurori dhe gjyqtari i merr jetën e pasurinë një njeriu, duhet të permbahesh dhe të heqësh dorë nga shumë gjëra

Pjesë nga biseda:

Gazetari Mustafa Nano: E di ça mendoj unë? Secili prej nesh, grua apo burrë qoftë, në jetën private mund të bëjë disa gjëra, të cilat nëse publiku do t’i merrte vesh, do ta qortonte. Sepse ne të gjithë kemi ato, le të themi trillet tona në jetën private dhe kemi gjestet tona, kemi pacipësitë tona, por i kemi në jetën private. Me një fjalë, nuk ke asnjë dilemë për këtë gjë?

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani: Nuk ka asnjë dilemë sepse: e para, nuk është në jetën private dhe e dyta, janë bërë publike gjërat. Pra, nuk është se ne shkuam, kontrolluam në shtëpi apo në celularin e magjistrates dhe i morëm asaj video, që i kishte privatisht me shoqërinë apo familjen e saj dhe në i nxorrëm në publik. Fakti u bë publik dhe këtu pastaj hyjnë këndvështrimet, të cilave unë prapë u qëndroj dhe kjo është bindje që vjen jo nga ky rast, por bindje personale për sjelljen e zyrtarit në publik. Që zyrtari publik në çdo moment duhet të demostrojë seriozitet, që kur ta shohin edhe qytetarët e tjerë, të tregojë seriozitet për pozicionin që ka, për punën që kryen dhe për më tepër për kompetencat që ka, sepse edhe njëherë e theksoj, që me vendimet e veta një gjyqtar apo një prokuror i merr jetën apo pasurinë një qytetari, me të drejtë e pa të drejtë. Për këtë arsye, ti duhet të jesh shumë rigoroz në sjelljet e tua, duhet të vetëpërmbahesh e duhet të heqësh dorë nga shumë gjëra, që të tjerët mund t’i bëjnë shumë lirisht, edhe pse mund të jetë brenda sferës private. Pikërisht për këtë efekt, që krijon tek qytetarët vendimarrja jote.

Enkeleda Kapedani u pezullua nga detyra pak ditë më parë, pas videove që i dolën në media, ku shfaqej duke bërë sfilandë në zyrat e gjykatës dhe duke dëgjuar muzikë “gangsta”. Gjyqtarja është justifikuar për sfilatat e saj në rrjetet sociale, duke thënë se videot dhe foto ia ka bërë vetes për të hequr stresin dhe lodhjen që kishte nga puna. Vendin e saj e ka zënë Matilda Fetahu.

g.kosovari

Next Post
Ndërtoi pa leje në Tropojë/ Arrestohet sipërmarrësi, në kërkim pronari i tokës

Ndërtoi pa leje në Tropojë/ Arrestohet sipërmarrësi, në kërkim pronari i tokës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

July 25, 2026
Digjet mali i Çipinit, era e fortë përkeqëson situatën e zjarreve, autoritetet thirrje banorëve të zonës: Tregoni kujdes

Digjet mali i Çipinit, era e fortë përkeqëson situatën e zjarreve, autoritetet thirrje banorëve të zonës: Tregoni kujdes

July 25, 2026
“Paraja fizike nuk do duhet më në vitin 2036”, deklarata e Elon Musk ndez debat për të ardhmen e ekonomisë

“Paraja fizike nuk do duhet më në vitin 2036”, deklarata e Elon Musk ndez debat për të ardhmen e ekonomisë

July 25, 2026
Ka hyrë protesta në rutinën e saj?

Ka hyrë protesta në rutinën e saj?

July 25, 2026
“Kosova është pjesë e Serbisë”, mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

“Kosova është pjesë e Serbisë”, mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

July 25, 2026
Spanja e Franca vijojnë betejën me flakët, shkon në 270 mijë numri i personave të evakuuar

Spanja e Franca vijojnë betejën me flakët, shkon në 270 mijë numri i personave të evakuuar

July 25, 2026
Analiza satirike e Gjekmarkajt: Babua dhe Besën, tani Shqipëria do dalë në selamet! Braçja ‘derdhi gotën’, dreq o punë, rënkoi Tao

Analiza satirike e Gjekmarkajt: Babua dhe Besën, tani Shqipëria do dalë në selamet! Braçja ‘derdhi gotën’, dreq o punë, rënkoi Tao

July 25, 2026
“65 mijë minoritarë në Shqipëri”/ PS kërkon që Dropulli, Finiqi dhe Pusteci të mos preken nga Reforma Territoriale

“65 mijë minoritarë në Shqipëri”/ PS kërkon që Dropulli, Finiqi dhe Pusteci të mos preken nga Reforma Territoriale

July 25, 2026
“Në pushtet nuk vihet me broçkulla”, Spaho përgënjeshtron Berishën pas deklaratave se ndaj protestuesve u përdorën lëndë kimike

“Në pushtet nuk vihet me broçkulla”, Spaho përgënjeshtron Berishën pas deklaratave se ndaj protestuesve u përdorën lëndë kimike

July 25, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Hendeku që “Besa” duhet të mbyllë

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In