• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sfidat tona janë të përbashkëta”/ Veliaj takon homologun e tij në Athinë

by
16/07/2021 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I gjendur në Athinë në kuadër të një simpoziumi të organizuar prej ish-kryeministrit George Papandreu, kryetari i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj pati një takim me homologun e tij, kryetarin e bashkisë së Athinës Kosta Bakojani.

Sfidat e përbashkëta në të ardhmen,ishte kryeradha e bisedimeve. Të dy kryetarët shprehën bindjen se e ardhmja u përket të rinjve,ndaj së bashku vendosën të punojnë në projekte të përbashkëta.

“Tirana do të jetë vitin e ardhshëm kryeqyteti rinor europian,ndaj vendosëm së bashku me kolegun Kostas të nisim programe të përbashkëta me qëllim njohjen e të rinjve tanë mes tyre.

Të këmbejmë eksperienca dhe vizita. Sepse unë besoj se kur brezat bashkëpunojnë,atëherë e ardhmja është më e mirë për të gjithë”,theksoi Veliaj.

Jashtë vëmendjes nuk mbetën edhe çështje që preokupojnë të emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe programet integruese të tyre ne jetën e përditshme greke.

Veliaj theksoi shkallën e lartë të integrimit të emigrantëve shqiptarë në Greqi. Së bashku me kryetarin Bakojanis, po punojmë për tu mundësuar edhe ngritjen e qendrës kulturore shqiptare në Athinë.

Edhe kryetari i bashkisë së Athinës Kostas Bakojanis përshëndeti punën që po bëhet nga institucioni i bashkisë në Tiranë.

Ai theksoi se të dy vendet kanë sfida të përbashkëta në të ardhmen,ndaj duhet bashkëpunuar për të dhenë brezave të ardhshëm mundësinë për një të ardhme të sigurt.

“Prita me kënaqësi të madhe kryetarin e bashkisë së Tiranës dhe mikun tim Erjon Veliaj. Isha para pak ditësh atje dhe tani, shumë shpejt u ritakuam. Do të vazhdojmë shumë shpejt, që këtë vjeshtë, bashkëpunimin mes dy kryeqyteteve. Sfidat tona janë të përbashkëta ndaj dhe së bashku di të ecim para. Rinia jonë,brezat tanë të ardhshëm dhe mbështetja ndaj tyre është sfida jonë,ndaj së bashku do të punojmë të sjellim të dy vendet sa më pranë. Bashkëpunimi ynë do të jetë edhe për integrimit dhe mbështetjen e emigrantëve shqiptarë që jetojnë këtu. Janë pjesë e jona,janë miq tanë dhe fqinjët tanë dhe ne jemi të lumtur për këtë”, tha ai.

Gjatë ceremonisë të dy kryetarët këmbyen dhurata. Veliaj i dhuroi Bakojanit kullën e sahatit të Tiranës, ndërsa Bakojanis i dhuroi një kravatë me simbolin e Athinës.

/b.h

Next Post
EMRAT/ Katër persona bien në prangat e policisë në Lezhë, kultivonin kanabis

EMRAT/ Katër persona bien në prangat e policisë në Lezhë, kultivonin kanabis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Kërkesa e SPAK që në Shqipëri quhet provë e në Itali shpifje

August 4, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria shton 40 milionë lekë për sportistët elitarë, rriten shpërblimet dhe mbështetja për sportin

August 4, 2026
Nga zjarri që ndezi u dogjën 400 pemë ulliri, arrestohet 54-vjeçari

Nga zjarri që ndezi u dogjën 400 pemë ulliri, arrestohet 54-vjeçari

August 4, 2026
Shkolla e re në Shushicë drejt përfundimit, Rama: Mjedis dinjitoz për 350 nxënës dhe 35 mësues

Shkolla e re në Shushicë drejt përfundimit, Rama: Mjedis dinjitoz për 350 nxënës dhe 35 mësues

August 4, 2026
Po kalonte ilegalisht nga Shqipëria drejtë Greqisë, humb jetën turisti kilian, u gjet në një greminë

Po kalonte ilegalisht nga Shqipëria drejtë Greqisë, humb jetën turisti kilian, u gjet në një greminë

August 4, 2026
Reagon DASH! Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë

Reagon DASH! Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë

August 4, 2026
Nga dashuria për aviacionin te tragjedia në Greqi, historia e pilotit danez që gjeti vdekjen gjatë shuarjes së zjarreve

Nga dashuria për aviacionin te tragjedia në Greqi, historia e pilotit danez që gjeti vdekjen gjatë shuarjes së zjarreve

August 4, 2026
Kriza në Ceuta në tryezën e BE, pritet propozim nga Italia për qendrat e riatdhesimit jashtë territorit evropian

Kriza në Ceuta në tryezën e BE, pritet propozim nga Italia për qendrat e riatdhesimit jashtë territorit evropian

August 4, 2026
Zjarr në Rriban të Mallakastrës, digjet zona pyjore/ Terreni vështirëson ndërhyrjen e shpejtë

Zjarr në Rriban të Mallakastrës, digjet zona pyjore/ Terreni vështirëson ndërhyrjen e shpejtë

August 4, 2026
Gushti nis me surprizë në tregun valutor, Euro “dorëzohet” ndaj Lekut

Gushti nis me surprizë në tregun valutor, Euro “dorëzohet” ndaj Lekut

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com