
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka marrë pjesë mbrëmjen e sotme në ndeshjen e basketbollit të meshkujve në superkupën mbarëkombëtare Vallznia-Prishtina.
Në Shkodër ku ishte e pranishme edhe kryebashkiakja Voltana Ademi dhe ministra e Arsimit Evis Kushi, Kurti ka dhënë mesazhe bashkimi.
“Populli është para politikës kështu qe ne politikanët le të ndjekim vullnetin e popullit”- ka thënë Kurti.
“Është kënaqësi që jam në Shkodër. Kjo që po shohim mes Vllaznisë dhe Prishtinës është më pak se ndeshje më shumë se lojë”- tha më tej ai.
Ai ka refuzuar të flasë për zgjedhjet lokale në Kosovë duke argumentuar se është heshtje zgjedhore.
“Sot është hështje zgjedhore, nesër flasin qytetarët”- tha Kurti. BW