• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sfida/Si “liliputët” e Balltikut po i rezistojnë “gjigandit” Putin

by Java News
23/02/2019 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas dekadash të tëra të indoktrinuar me gënjeshtra nga Moska, shtetasit e vendeve baltike kanë fituar imunitet

Në fillim të viteve 1990, Presidenti i Estonisë së saposhpallur të pavarur mbajti një fjalim në Hamburg, gjatë të cilit ai e përçmoi pushtimin sovjetik të shteteve baltike, shkruan The Economist.

Një zyrtar rus shumë pak i njohur asokohe, u zemërua aq shumë nga fjalimi, saqë vendosi të largohej nga turma. Ai ishte Vladimir Putin. Dhe kjo histori e treguar në veprën e Neil Taylor mbi Estoninë e re është shumë e dobishme. Z. Putin e ka cilësuar shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik si “katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit të 20-të”. Ndërsa për estonezët, letonezët dhe lituanezët, shprehja është ajo që e përshkruan më së miri Bashkimin Sovjetik si katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit të 20. Zakonisht diskutimet e ndryshme të historisë fillojnë me shprehje si “Stalini ishte ai që vrau gjyshërit e mi”.

 

Fakti që fqinji i tyre më i madh nuk e respekton me të vërtetë pavarësinë e tyre dhe pa përmendur edhe mosrespektimin e futjes së tyre në BE dhe në NATO që nga viti 2004, është një prej karakteristikave të politikës së ditëve të sotme. Duke marrë në konsideratë se sa të vogla janë shtetet baltike, dhe sa i madh dhe kërcënues mund të jetë presioni që ushtria ruse ushtron pranë kufijve të tyre, situata në këto shtete padyshim që duhet të jetë e zymtë. Sidomos kur Presidenti i një prej shteteve të tyre aleate më të rëndësishme, Amerika, i sheh aleancat si pengesa. Megjithatë, ata nuk e kanë humbur optimizmin.

 

Pavarësisht dyshimeve të Donald Trump, misioni i NATO-s në Baltik është efikas. Prania e një batalioni të NATO-s në çdo shtet, edhe pse ka ndikuar duke provokuar inatin e Rusisë, shërben për ta penguar atë nga avancimi i mëtejshëm drejt këtyre vendeve. Rreth 19 nga 29 anëtarë të NATO-s kanë dërguar njerëzit e tyre në terren. Nëse z. Putin do të përpiqej t’i pushtonte këto shtete, ai do ta kishte të pashmangshme vrasjen e këtyre qytetarëve dhe në atë moment, NATO do të ndërhynte patjetër.

 

Pavarësisht retorikës izoluese të z. Trump, bashkëpunimi ushtarak me Amerikën është përmirësuar gjatë Presidencës së tij, falë një buxheti më të madh të Pentagonit dhe mbështetjes së zjarrtë të ligjvënësve që vizitojnë vendet baltike, shprehet një zyrtar lituanez.

Ndihma e amerikanëve nëpërmjet shërbimeve të inteligjencës dhe ndihmës ushtarake është shumë e madhe në këto vende baltike dhe të gjithë prej tyre dëshirojnë që ajo të shtohet. Duke vënë në dukje faktin se Polonia është ofruar për të pritur një bazë të madhe amerikane dhe ta quajë atë “Fort Trump”, zyrtari lituanez sugjeron se të gjitha shtetet baltike duhet të ofrohen për të pritur baza operacionale amerikane dhe t’u vënë atyre emra si Melania, Ivanka dhe Donaldi i Ri.

Të tria shtetet baltike shpenzojnë rreth 2% të PBB-së në drejtim të mbrojtjes, objektivi i NATO-s, për të cilin z. Trump shpeshherë i kritikon shtetet aleate për mospërmbushje. Që në momentin kur Rusia mori Krimenë, si Estonia ashtu edhe Lituania e kanë rritur mbrojtjen e vendit. Trajnimet e ndryshme në këtë drejtim përfshijnë taktikat guerile.

Rusia, në mënyrë të vazhdueshme, teston mbrojtjen e NATO-s. Ndonjëherë ajo e bën këtë duke dërguar avionë luftarakë në hapësirën ajrore të Estonisë për të parë se sa shpejt do të reagojë mbrojtja e Estonisë. Por, në të shumtën e rasteve, Rusia vepron nëpërmjet sulmeve kibernetike. Në vitin 2017, Lituania pësoi rreth 50.000 sulme kibernetike. Megjithatë, që pas sulmit kibernetik masiv të vitit 2007, mbrojtja e Estonisë në këtë drejtim është rritur, shprehet Autoriteti i Sistemit Informativ të Estonisë.

Dymbëdhjetë vjet më parë, hakerat sulmuan bankat, mediat dhe kompjuterët e zyrave qeveritare, vetëm pasi Estonia mori guximin të zhvendoste në një vend më pak të rëndësishëm një statujë të një ushtari të Ushtrisë së Kuqe. Që prej asaj kohe, të tria shtetet baltike kanë shpenzuar një pjesë të madhe të burimeve të tyre në drejtim të mbrojtjes dixhitale. Në Estoni ndodhet një qendër e sigurisë kibernetike e NATO-s, por shteti estonez ka punësuar edhe vetë ekspertë të teknologjisë për të vënë në pah të gjitha mangësitë dhe problemet në këtë drejtim.

Edhe pse qeveritë baltike mendojnë se rusët nuk i kanë sulmuar sistemet e tyre të votimit, ato gjithsesi vazhdojnë të jenë shumë të kujdesshme. Estonia do të zhvillojë zgjedhjet parlamentare në mars të këtij viti, ndërsa Lituania do të zhvillojë zgjedhjet presidenciale në maj. Të tre vendet baltike do të marrin pjesë në zgjedhjet e BE-së gjatë kësaj pranvere, prandaj kujdesi që secili prej tyre duhet të tregojë ndaj një ndërhyrje të mundshme ruse duhet të jetë i madh.

Një tjetër shqetësim është edhe lufta e informacionit. Informatorë dhe persona të infiltruar rusë janë vendosur në secilin prej shteteve baltike për t’i hapur probleme NATO-s, BE-së dhe demokracisë baltike. Ata ekzagjerojnë çdo problem me të cilin ndeshen dhe madje edhe shpikën probleme apo situata që nuk ekzistojnë fare, si ai i përdhunimit të një jetimi lituanez nga ushtarët gjermanë. Ata janë shumë të irrituar për ofendimet e shumta që u bëhen të gjithë atyre që vazhdojnë të flasin gjuhën ruse dhe janë shkaktarët kryesorë që nxisin mosmarrëveshjet, si për shembull mbi emigracionin. Presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite, ka deklaruar kohët e fundit se “analfabetizmi militant dhe populizmi agresiv” janë ndër kërcënuesit kryesorë të rendit në shtetin e saj.

Kjo vjen edhe sepse pakicat ruse që vazhdojnë të jetojnë në shtetet baltike kanë tendencë të shikojnë dhe të informohen nga mediat ruse të cilat janë të mbushura me lajme të rreme. Por e kundërta ndodh me vendasit etnikë, të cilët pas dekadash të tëra me lajme të rreme nga Moska, shprehen se kanë fituar imunitet të plotë ndaj tyre. Shumica e tyre e kanë humbur besimin ndaj Putinit dhe e shohin me skepticizëm çdo fjalim të mbajtur prej tij./monitor/

Next Post
VIDEO/ “Bëni kujdes”, policia mesazh shoferëve për dëborën e reshjet e shiut

Moti/ ARRSH njofton vendet se ku shoferët duhet të përdorin zinxhirët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In