• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SFIDA: Shqiperia e Call Centerave duhet te mbeshtese fuqine e saj punëtore

by S M
03/12/2016 22:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Levizja Sfida e Gjergj Bojaxhiut ka kritikuar situaten e krijuar me biznesin e Call-center ne javet e fundit. ja cfare thuhet ne deklaraten e saj:

Bizneset e sherbimeve telefonike apo sic njihen “Call Center-at” jane bërë qendër ekonomike, vecanërisht për mijëra të rinj.

Ligji në Itali për “Call Center”, që e bën më të vështirë punën për kompanitë italiane që operojnë në Shqipëri, megjithëse është ekzagjeruar në mediat shqiptare, krijon realisht kosto dhe pengesa për 804 kompani dhe rreth 25 mijë të punësuar në këtë sektor.

Edhe pse, për momentin, pasojat negative të këtij ligji për kompanitë shqiptare nuk do të jenë masive dhe të menjëherëshme, kemi dy përfundime që mund të arrijmë prej kësaj çështjeje: 1) Kemi të bëjmë me një tendencë të qartë të politikës europiane dhe ndërkombëtare, që është rritja e nacionalizmit ekonomik. 2) Kjo tendencë përbën kërcënim për ekonominë shqiptare sepse ekonomia jonë është e brishtë.

Pra, një draft ligj i nje sektori specifik, në një vend të huaj, alarmon gjithë ekonominë dhe vendin tonë. A po e pyesim veten si ka mundësi? A po e pyesim veten pse kemi mbetur kaq të varur? Kjo është strategjia ekonomike e qeverive shqiptare? A meritojmë të mbetemi mbledhës kockash të ekonomive të tjera? Kaq është potenciali ynë? JO! Kaq është potenciali i këtyre qeverive! Shqiptarët munden shumë më tepër!

Politika shqiptare po zhgënjen sërish. Paaftësia e elitës politike për të ndërtuar një model ekonomik të qëndrueshëm, ekspozon hapur varësinë e fuqisë punëtore në Shqipëri ndaj rrezikut të tekave të vendeve fqinje.  Si jashtë vendit, por edhe brenda tij, shqiptarët gjithnjë e më tepër po ndihen të braktisur nga shteti i tyre, një shtet që thotë se “fqinjësinë e mirë” e ka prioritet.  Prioritet për kë? Për qytetarët apo për oligarkët?

Kësisoj, Sfida jonë  mbetet ndërtimi i një modeli të qëndrueshëm ekonomik, të bazuar në dhënien prioritet të zhvillimit të sektorëve vendas dhe marrëveshjeve të mirëpërcaktuara me kompanitë e huaja. Fuqia punëtore shqiptare meriton prioritet, mbështetje dhe mbi të gjitha siguri. Shqiptarët meritojnë model të ri qeverisës që të mund të përfaqësojë vërtet vlerat dhe interesat e tyre! Kjo është Sfida jonë për Shqipërinë!

                                                                                                                                               

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Berisha ngushëllon për vdekjen e Stefanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta e topit/ UEFA, CONCACAF dhe AFC, kundër Infantino-s: Besim i tradhtuar nga mashtrimi!

Lufta e topit/ UEFA, CONCACAF dhe AFC, kundër Infantino-s: Besim i tradhtuar nga mashtrimi!

August 10, 2026
Po ndërtonte pa leje 5-katëshin në Himarë, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim 3 punonjës të IMT-së

Po ndërtonte pa leje 5-katëshin në Himarë, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim 3 punonjës të IMT-së

August 10, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

‘Nuk e njohim pavarësinë e Kosovës’, Berisha zulmon Zelenskyn: Deklaratë e papërgjegjshme!

August 10, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 11 Gusht 2026

August 10, 2026
Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Ndryshimet në Kod, drejtori i Policisë Rrugore: Qëllimi ynë parandalimi i aksidenteve

August 10, 2026
PSG “siguron” Ferran Torres, transferimi i sulmuesit spanjoll duket punë e kryer

PSG “siguron” Ferran Torres, transferimi i sulmuesit spanjoll duket punë e kryer

August 10, 2026
Vuçiç refuzon ftesën për 20-vjetorin e pavarësisë së Malit të Zi: Më mirë të më pështyjnë se të shkoj

“Kosova ishte e jona dhe ende është!” Vuçiç: Marrja e territorit hapi kutinë e Pandorës

August 10, 2026
Tensionet në Ngushticën e Hormuzit rrisin çmimin e naftës

Tensionet në Ngushticën e Hormuzit rrisin çmimin e naftës

August 10, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Reformat, keqkuptimi dhe mediokriteti

August 10, 2026
Ish-deputeti vret zyrtarin e lartë, plagoset shoferi i tij, mediat publikojnë pamjet (VIDEO)

Ish-deputeti vret zyrtarin e lartë, plagoset shoferi i tij, mediat publikojnë pamjet (VIDEO)

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com