• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sfida ndaj Trump, Grupi misterioz Bilderberg mund ta “pushojë nga puna”!!

by Java News
02/06/2017 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka filluar takimi treditor u Grupit sekret Bilderberg. The Guardian shkruan se ky takim mund t’i shkaktojë probleme presidentit amerikan, Donald Trump!

Në takimin e sivjetmë, tema kryesore do të jetë Trumpi. Pjesëmarrësit do ta japin të ashtuquajturin “Raport të Progresit të Administratës së Donald Trumpit”.

Por, çështja është nëse Trumpi do të marrë notë kaluese?Zhurma rreth Trumpit pra nuk po heshtet. Aktualisht debatet rreth tij po bëhen pak kilometra nga Shtëpia e Bardhë, në Chantilly të Virgjinisë. Takimi po zhvillohet në rajonin tepër të mbrojtur, në Westfields Marriott.

Hoteli është i mbyllur që nga e mërkura, e për t’u mbrojtur miliarderët nga objektivët e fotografive, janë vënë pengesa që do të bllokojnë shikimin dhe qarkullimin.Por, a do të ndëshkohet Trumpi për postimet e shpeshta në Twitter, apo do të ngelet për ta përsëritur vitin?

“Nëse është dikush që Trumpit mund t’ia thotë në fytyrë sintagmën ‘Je i pushuar’, atëherë këta janë anëtarët e Grupit Bilderberg”, shkruan The Guardian, transmeton Telegrafi.

Këtë e dinë edhe njerëzit e Trumpit të cilët në këtë takim kanë dërguar njerëzit më të aftë të ekipit të tij: këshilltarin e sigurisë kombëtare, H. R. McMaster; sekretarin e Shtetit për Tregtinë, Ëilbur Ross; dhe strategun e ri, Chris Liddell.

Por, se a do të jetë aty edhe Trumpi, kjo ende nuk dihet!Hennry Kissinger, një nga njerëzit kryesorë në Grupit Bilderberg, disa javë më parë ka vizituar Shtëpinë e Bardhë që me Trumpin të flasë për “Rusinë dhe gjërat tjera”.

Ndaj, nëse del Trumpi para të fortëve, ky do të jetë shans i mirë për të që të diskutojë për problemet dhe sfidat e sotme të botës.Sidoqoftë, me të a pa të, aty do të diskutohen edhe fyerjet që Trumpi ua ka bërë liderëve të NATO-s, kohë më parë në Bruksel.

Prandaj, anëtarët këtë vit e kanë ftuar edhe shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg. Aty ai do të flas për të ashtuquajturën “Aleanca mbrojtëse transatlantike: Plumbat, bajtët dhe dollarët”! Stoltenberg do të shoqërohet nga ministri holandez i Mbrojtjes, disa politikanë evropianë dhe liderë të partive, në tentimin për të rivendosur marrëdhëniet transatlantike që i trazoi kohë më parë Trumpi.

Ashtu si në vitet e mëparshme, në takim do të jetë shefi i FMN-së, Christine Lagarde, mbreti holandez etj. Megjithatë, shumë thonë se emri më i rëndësishëm në listën e të pranishmëve këtë herë është ambasadori kinez në SHBA, Cui Tiankai. Rreth Kinës do të diskutojë edhe kreu i kompanisë Google, Eric Schmidt, i cili kohët e fundit u kthye nga Pekini.Mbetet të shihet në ditët në vijim, se çfarë do të bëjë Grupi… sidomos në raport me Trumpin, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Shansi i humbur

Shansi i humbur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gati për paqe? Presidenti i Iranit tregon kushtet: SHBA dhe Izraeli të paguajnë dëmet dhe të garantojnë se…

Gati për paqe? Presidenti i Iranit tregon kushtet: SHBA dhe Izraeli të paguajnë dëmet dhe të garantojnë se…

March 12, 2026
Rritet numri i personave me probleme në veshka, mjekja nefrologe: Shkak stili i jetesës dhe kequshqyerja

Rritet numri i personave me probleme në veshka, mjekja nefrologe: Shkak stili i jetesës dhe kequshqyerja

March 12, 2026
Zgjedhja e Presidentit/ AAK: Kurti përgjegjës për krizën në Kosovë! Vendimi për shpërndarjen e Parlamentit, i drejtë

Zgjedhja e Presidentit/ AAK: Kurti përgjegjës për krizën në Kosovë! Vendimi për shpërndarjen e Parlamentit, i drejtë

March 12, 2026
“Janë të mirëpritur, por më mirë mos të vijnë”, Trump habit me deklaratën për ekipin iranian të futbollit në Botërorin 2026

“Janë të mirëpritur, por më mirë mos të vijnë”, Trump habit me deklaratën për ekipin iranian të futbollit në Botërorin 2026

March 12, 2026
Një i vdekur dhe dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një universitet në Virxhinia të SHBA-ve, vritet autori

Një i vdekur dhe dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një universitet në Virxhinia të SHBA-ve, vritet autori

March 12, 2026
Gjykata e Lartë e lë në burg ish-presidentin Meta, Kryemadhi i del në mbrojtje: S’ka asnjë firmë, asnjë vendim

Gjykata e Lartë e lë në burg ish-presidentin Meta, Kryemadhi i del në mbrojtje: S’ka asnjë firmë, asnjë vendim

March 12, 2026
ANALIZA/ Pse Rezistenca e Iranit ndaj Shteteve të Bashkuara është një Bllof (dhe e turpëron Trumpin)

ANALIZA/ Pse Rezistenca e Iranit ndaj Shteteve të Bashkuara është një Bllof (dhe e turpëron Trumpin)

March 12, 2026
“Kosova, pjesë e pandarë e Serbisë!” Rusia: BE po i jep dorë të lirë Kurtit për spastrimin në veri

“Kosova, pjesë e pandarë e Serbisë!” Rusia: BE po i jep dorë të lirë Kurtit për spastrimin në veri

March 12, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Epokat që nuk mbarojnë

March 12, 2026
Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit të Shqipërisë, Departamenti Amerikan i Shtetit: Dënojmë këtë akt dashakeq kundër aleatit tonë!

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit të Shqipërisë, Departamenti Amerikan i Shtetit: Dënojmë këtë akt dashakeq kundër aleatit tonë!

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In