• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sfida Milan-Juventus, ‘çmendet’ Italia, 78 mijë tifoz në “San Siro”, në botë do ta ndjekin 730 milionë shikues

by Java News
28/10/2017 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Stadiumi “San Siro” ka shpallur “sold out” me rastin e sfidës Milan-Juventus, duke qenë se të gjitha biletat e nxjerra në shitje tashmë kanë avulluar.

“Parashikohet një atmosferë e denjë me atë të ‘Superboul”-it në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, është parashikimi i medias italiane. Biletat janë ezauruar të gjitha në çdo rend vendi (ulëseje) dhe biletaritë do të jenë të mbyllura ditën e sotme, pasi 78 mijë e 328 të nxjerrat në treg tashmë e kanë të gjitha nga një “pronar”. Këtë fakt e konfirmon vetë klubi i Milanit në uebsajtin e tij zyrtar.

TRANSMETIMI DHE AUDIENCA – Përveçse një arkëtim i rëndësishëm për klubin e Milanit në aspektin monetar, kjo sfidë mund të jetë një nga reklamat më të denja të këtij sezoni të Serisë A, duke parë edhe interesimin e madh që kanë shprehur televizionet e vendeve të ndryshme të botës.

Dibala

Sipas të dhënave që ofrohen nga organet e transmetimit, supersfida Milan-Juventus do të shihet në 200 shtete të ndryshme të globit, përfshirë këtu edhe vende si Madagaskari, India, Kazakistani, apo edhe Afganistani e Pakistani. Mesatarisht, këtë duel do ta shijojnë 730 milionë sportdashës në të gjithë botën, ndërsa vetë impianti i “San Siro”-s do të jetë një kabinë gjigante transmetimi.

Milan

Tribuna e gazetarëve do të jetë e mbushur në kapacitetin e saj maksimal, me 250 telekronistë, 300 specialistë transmetimi të shpërndarë në të gjithë impiantin, 50 gazetarë dhe për një total prej 100 telekamerash të ndryshme, të cilave nuk do t’u shpëtojë asnjë detaj në lidhje me atë që do të ndodhë në fushë, në tribuna, apo edhe deri te pankinat e trajnerëve.

SA SHUMË “VIP”-a – Të paktën duke parë shpërndarjen e biletave dhe ftesave të nderit, edhe tribuna “VIP” do të ketë shumë figura të njohura të të gjitha sferave të jetës. Nuk do të mungojnë trajneri i Kombëtares, Ventura dhe menaxheri i “axurrëve”, Oriali.

Galiani dhe Barabara Berluskoni

Të pranishëm do të jenë presidenti i rajonit të Lombardisë, Roberto Maroni, ashtu sikurse dy ish-administratorët e Milanit, Adriano Galiani dhe Barbara Berluskoni, përveçse Ivo Ferrianit, anëtari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Ndërkohë, nuk do të mungojnë ish-legjenda kuqezi si Barezi, Gali, Masaro, Ladini, Vierkovud, Odo, Vieri, Karbone, Jankulovski e Favali.

vieri

Në të tilla raste nuk mungojnë edhe aktorë e prezantues si Teo Teokoli, Diego Abadantuano, Simona Ventura e Pamela Prati. Me pak fjalë, një listë spektatorësh e një niveli të lartë, siç parashikohet që të ofrojë edhe dueli mes Milanit dhe Juventusit.

Next Post

Edhe Kryemadhi kundër Ramës "televiziv": Eshtë kthyer në 'lolo' ekranesh!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
Çfarë u diskutua në takimin e Ramës me Merz në Budva? Reagon zyra për shtyp e kancelarit gjerman

Çfarë u diskutua në takimin e Ramës me Merz në Budva? Reagon zyra për shtyp e kancelarit gjerman

October 23, 2026
Administrata Trump kërkon bllokimin e rezultateve të zgjedhjeve në Alaskë, shkak ngjashmëria e emrave të kandidatëve

Administrata Trump kërkon bllokimin e rezultateve të zgjedhjeve në Alaskë, shkak ngjashmëria e emrave të kandidatëve

October 23, 2026
SHBA shpall heliumin si material kritik, ndërsa Evropa përballet me vështirësi në furnizim

SHBA shpall heliumin si material kritik, ndërsa Evropa përballet me vështirësi në furnizim

October 23, 2026
“Hila nuk është viktimë, për këtë ai do të…”- Eksperti: Ishin kamera të fshehta të lidhura me laptopin, ja çfarë u gjet në vilën e tij! Në papafingo…

Karamuço ngre dyshime për organizimin e protestës: Të hetohen dronët dhe komunikimet e grupeve

October 23, 2026
Pamje të rënda, momentet e sulmit të armatosur në një kishë në Jordani, 7 të vrarë dhe 34 të plagosur (VIDEO)

Pamje të rënda, momentet e sulmit të armatosur në një kishë në Jordani, 7 të vrarë dhe 34 të plagosur (VIDEO)

October 23, 2026
“Lëvizja Bashkë e Qorit koordinohet me Vetëvendosjen”, Çupi: Ka vepruar kundër stabilitetit të Shqipërisë

“Lëvizja Bashkë e Qorit koordinohet me Vetëvendosjen”, Çupi: Ka vepruar kundër stabilitetit të Shqipërisë

October 23, 2026
Sekretari amerikan i Thesarit: Linja e naftës së Iranit është shkatërruar, terminali i saj kryesor është bosh

Sekretari amerikan i Thesarit: Linja e naftës së Iranit është shkatërruar, terminali i saj kryesor është bosh

October 23, 2026
Firmoset marrëveshja për Gazën nga ministri Nufi, i pranishëm edhe ambasadori amerikan Eric Wendt: Konfirmojmë angazhimin për paqen

Firmoset marrëveshja për Gazën nga ministri Nufi, i pranishëm edhe ambasadori amerikan Eric Wendt: Konfirmojmë angazhimin për paqen

October 23, 2026
Trump flet për mandatin e tretë: Mendoj se kam të drejtë të kandidoj sërish

Trump flet për mandatin e tretë: Mendoj se kam të drejtë të kandidoj sërish

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In