• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sfida e “Të Djathtëve-1912”, Konservatorizmi dhe jo Berisha?!

by Ben Andoni
13/10/2024 15:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Kryetari i palëvizshëm i PD-së, Sali Berisha, pak kohë më parë, në një nga mbledhjet e tij të gjata të “Foltores” ku ringjalli lëvizjen nën emrin e tij, iu drejtua ideologjisë së ekstremit të Djathtë. Paçka se shpesh njerëzit e Partisë Demokratike e kanë kujtuar dhe artikuluar termin konservator, e shqiptuar përmes zërit të Berishës, ajo u kthye në normë. Njerëzit e tij nga Qendra e të Djathtës ishin shndërruar sakaq në Konservatorë. Qysh të nesërmen njerëzit e PD-së, pro Berishë flisnin për konservatorizmin dhe e artikulonin me zë të lartë, sikur ta njihnin me qelizë. Më të shkathëtit, që njohin gjuhën e medias, iu drejtuan manualeve dhe nxorën dhe shpallën dhe themelin, si edhe përcaktimin më të përmbledhur skolastik të Konservatorizmit. Po e risjellim: “Konservatorizmi është një filozofi dhe ideologji kulturore, sociale dhe politike që synon të promovojë dhe ruajë institucionet, zakonet dhe vlerat tradicionale. Parimet qendrore të konservatorizmit mund të ndryshojnë në lidhje me kulturën dhe qytetërimin në të cilin ai shfaqet”. Pasi e shqiptonin formulimin gati fjalë për fjalë heshtnin, si për të dëgjuar jehonën e tingujve të tyre. Ata që u kthjelluan të parët kujtuan një proverb, i cili pak a shumë thotë se: konservator lindesh dhe nuk bëhesh. Kjo u dedikohej atyre pak njerëzve të trashëgimisë së hershme të partisë së parë të Opozitës, që e ndjejnë peshën e rëndë dhe të palëvizshme të Berishës dhe prishjen e rregullave prej tij të lojës deri te ideologjia, ashtu si zbrazëtirës së sotme para autokracisë së Ramës, që nuk përfill. Nënzë do dëgjohej më shumë, se janë pak ata që e meritojnë, pasi Konservatori është i lidhur me pronën, shtetin dhe mbi të gjitha familjen në kuptimin më idilik dhe të fortë të fjalës.

Neoliberalizmi evropian e ka shndërruar kuadrin ligjor të vendeve që aspirojnë integrimin në një matricë, ku ajo familje idilike, që gjendet ndër ideologët e konservatorëve, nuk ekziston, të paktën tek ne me ligjet tona laramane; për institucionet e shtetit tashmë “po kujdeset” Rama që të mos pipëtijnë para tij, ashtu si Berisha, që i ktheu në zgjatime të pushtetit të vet; e sa për pronën, atëherë të bën të stepesh sepse dy partitë kryesore gatuan një gjellë, që po i kushton tmerrësisht vendit. Me gjasë dhe logjikisht, një pjesë e njerëzve të së “Djathtës-1912” e dinë mirë këtë dhe e ndjejnë realisht shqetësimin. Falë kësaj besojmë se po ngjizin këtë forcë. Duket sikur konservatorët tanë deri më tani vetëm kanë qejf të nanuriten, por jo të shkallmojnë këto realitete, kryesisht prej flegmatizmit kombëtar të momentit dhe e dyta prej konformizmit, tipar i kahershëm kombëtar.

Do na duhet të presim nëse konservatorët e rinj, me premtimet e 12 Tetorit, do ta bëjnë udhën e tyre apo do tarohen rrugës deri për zgjedhje. Do të donim që të paktën të ishin në udhën, që dikur e tha Udrou Uillson, në mënyrë më të përmbledhur: “Konservatori është tipi i njeriut që vetëm ulet dhe mendon, por kryesisht ulet”. Të ulet e të bëj të vetin realitetin tonë, atë që nuk e njohin më dy partitë kryesore.

Mbi të gjitha, publiku pret që të ketë një reflektim të vlerave të konservatorizmit shqiptar, një histori e së cilës mungon krejtësisht, qoftë dhe si refleksion i vlerave më të mira; apo një udhë jashtë klisheve të politikës për të mos thënë shfrytëzimi pa kriter i kategorisë popull. Deputeti Enkelejd Alibeaj në prezantimin e tij foli për Kartën e Parimeve dhe Vlerave, ku shtroi devizën “për ne përfaqësimi sa më i drejtpërdrejtë i sovranitetit popullor në çdo nivel të qeverisjes është jetësimi i lirisë”. Fjalë të mira, por ende tejet teorike për të pluguar një shoqëri që ka të shtresëzuar nënshtrimin dhe mbi të gjitha mos ndryshimin.

Në mbledhjen inauguruese dhe promovuese, këto lejohen dhe duhet të dëgjohen, por nga e shtuna e 12 Tetorit 2024, njerëzit duan të dëgjojnë atë të ndryshmen, që e mban lart konservatorizmin si ideologji dhe që u ka shërbyer disa kombeve, të ecin përpara. Ndaj, “ Të Djathtës-1912” i duhet aksioni dhe përballja e vërtetë me vlerat e Konservatorizmit, që përbën sfidën kryesore, nëse do arrijë të bëhen faktorë. Deri më tani, ideologjinë e Djathtë e kanë përmendur shumë, deri te Berisha, por nuk kanë arritur as të kacavirren te vlerat e saj, sepse Konservatorizmi mbetet cinik nëse nuk e kupton dhe e zhvillon. (Javanews)

 

 

Next Post
“Krijuat uraganin”, meteorologët amerikanë kërcënohen me vdekje pas teorive konspirative

“Krijuat uraganin”, meteorologët amerikanë kërcënohen me vdekje pas teorive konspirative

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
Kremlini rrit taksat, Rusia kërkon të mbledhë më shumë para për luftën në Ukrainë

Kremlini rrit taksat, Rusia kërkon të mbledhë më shumë para për luftën në Ukrainë

September 27, 2026
Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

September 27, 2026
Orteku godet ekspeditën në Himalaje, 10 alpinistë nepalezë rezultojnë të zhdukur

Orteku godet ekspeditën në Himalaje, 10 alpinistë nepalezë rezultojnë të zhdukur

September 27, 2026
“200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së

“200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së

September 27, 2026
Propozimi i Veliajt kalon komisionin, katër ish-drejtues të UÇK-së drejt titullit “Qytetar Nderi”

Propozimi i Veliajt kalon komisionin, katër ish-drejtues të UÇK-së drejt titullit “Qytetar Nderi”

September 27, 2026
U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com