• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sfida e rrezikshme e TikTok që po u merr jetën adoleshentëve

by Java News
14/03/2024 15:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Chroming” është një nga tendencat më të fundit në rrjetet sociale, që fatkeqësisht ka rezultuar fatale në disa raste. Kjo është një modë e re, një trend që mori përmasa të frikshme në Gjeneratat Z dhe Alpha.

Fjala ‘chroming’ është një term joformal që e ka origjinën nga Australia. Ai i referohet aktit të thithjes së tymit nga një burim toksik, si p.sh. një kanaçe aerosoli ose një deodorant sprej.

Përodruesit në TikTok, që ndjekin këtë trend, postojnë video nën termin ‘WhipTok’, një term zhargon për përdorimin rekreativ të oksidit të azotit. ‘Whiptok’ ka mbi 546.3 milionë shikime në platformë.

Një nga viktimat ishte Esra Haynes, një studente 13-vjeçare nga Melburni, Australi. Esra ndërroi jetë më 31 mars 2023, nga ekspozimi kimik ndërsa ishte në gjumë pasi mori pjesë në trendin TikTok. Thuhet se ajo nuhati një deodorant aerosol, i cili besohet të jetë shkaku i vdekjes së saj.

Pas pjesëmarrjes në aktivitet, Haynes pësoi dëmtime të pariparueshme të trurit dhe një arrest kardiak, sipas The Sun. Ajo u shtrua në spital për një javë para se të vdiste.

Në shtator 2023, një tjetër adoleshent vdiq si rezultat i trendit “Chroming” të TikTok, thanë autoritetet irlandeze që hetonin vdekjen e 14-vjeçares Sarah Mescall.

Më 6 mars 2024, u raportua se një djalë 11-vjeçar vdiq gjithashtu pasi provoi sfidën e “Chroming” në një natë që ishin mbledhur me shokët. Autoritetet pretendojnë se e gjetën djalin pa ndjenja në vendngjarje dhe më vonë u shpall i vdekur në spital.

Gjyshja e djalit reagoi dhe foli ashpër kundër TikTok. Ajo shprehu dëshirën që kjo platformë të ndalohet përgjithmonë në mënyrë që të parandalojë më shumë vdekje.

Ky nuk është trendi i vetëm i rrezikshëm që është bërë viral në platformë. Edhe pse TikTok ka ndërmarrë veprime për të parandaluar përhapjen e këtyre tendencave në disa raste . Ata kanë hequr hashtags që mund t’i ndihmojnë këto trende të përhapen. Por nuk mjafton gjithmonë.

/f.s

Next Post
Ngjarjet në Kosovë dhe Serbi, Escobar mban nesër konferencë për media

Ndalimi i dinarit, Escobar në Kosovë: Vendimi po ndikon te jeta e qytetarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In