Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka nisur nga puna sapo ka marrë detyrën e re ka nisur betejën me luftën kundër drogës. Balla ka shpërndarë në rrjetet sociale një video të policisë së Elbasanit nga operacioni “Rrjeti”, që deri më tani ka çuar pas hekurave 54 persona.
Ata dyshohet se janë pjesëtarë të një rrjeti kriminal për prodhimin, shitjen dhe trafikimin e llojeve të ndryshme të drogave, veprimtari kriminale e cila u godit nga Policia e Elbasanit, më datë 29 qershor 2023, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Rrjeti”. Për këtë megaoperacion janë vënë në pranga 54 shtetas në total, si dhe janë sekuestruar sasi dhe doza të drogave të ndryshme, armë zjarri, municion luftarak, armë të ftohta dhe shuma të mëdha parash në valuta të ndryshme.