• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sfida e menaxhimit të mbetjeve dhe BE

by Fatos Çoçoli
30/08/2025 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Çoçoli

Menaxhimi i mbetjeve urbane tek ne vazhdon të mbetet një nga sfidat kryesore të qeverisjes vendore, ndërsa ndarja e mbeturinave tona që në burim, përmes kazaneve të ndryshëm, dështoi plotësisht si nismë. Përgjegjësia ligjore e trajtimit të hedhurinave urbane aktualisht u është ngarkuar bashkive. Mirëpo shumica e tyre shpesh nuk kanë kapacitetet financiare, teknike dhe njerëzore për të përballuar këtë proces kompleks të përditshëm. Kjo ka sjellë situata të përsëritura të mungesës së pastrimit në kohë, depozitimit të pakontrolluar dhe ndotjes së mjedisit, duke ndikuar negativisht në shëndetin e qytetarëve, në turizëm dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Shumë bashki nuk arrijnë të sigurojnë buxhetet e nevojshme për shërbimet e pastrimit dhe menaxhimit të mbetjeve. Nga ana tjetër, venddepozitimet (landfillet) dhe inceneratorët janë të kufizuar dhe shpesh të përqendruar në zona të caktuara, duke e bërë transportin e mbetjeve të shtrenjtë dhe jo efektiv. Niveli i shërbimit ne trajtimin e mbetjeve ndryshon ndjeshëm nga një bashki te tjetra, duke krijuar pabarazi dhe kontrast të fortë mes zonave urbane dhe rurale. Sistemi i riciklimit mbetet i papërshtatshëm dhe shumë i kufizuar, ndërkohë që ne vijojmë të përdorim kryesisht praktika tradicionale të depozitimit. Në këtë mënyrë nuk futemi dot në Bashkimin Evropian!

Trajtimi ynë anakronik dhe deficitar i mbetjeve urbane nuk lidhet vetëm me aspektin estetik apo shëndetësor të qyteteve tona. Ai pengon drejtpërdrejti procesin tonë të integrimit evropian. Bashkimi Evropian e ka të kodifikuar qartë përmes Direktivës Kuadër për Mbetjet (2008/98/EC) dhe akteve të tjera të lidhura, që çdo vend kandidat duhet të ndërtojë një sistem të qëndrueshëm menaxhimi të mbetjeve. Ky sistem bazohet mbi hierarkinë e mbetjeve: parandalim ’! ripërdorim ’! riciklim ’! rikuperim energjie ’! depozitim si opsioni i fundit. Tek ne, mbi 70 për qind të mbetjeve urbane përfundojnë në venddepozitime, shpesh të pakontrolluara, duke na çuar shumë larg standardeve të BE-së. Vetëm rreth 15–17 për qind e mbetjeve tona përpunohen apo riciklohen, ndërkohë që Bashkimi Evropian kërkon shifra mbi 50 për qind.

Ndarja në burim mungon, pasi qytetarët tanë nuk kanë sisteme funksionale të ndarjes së mbetjeve sipas materialeve (plastikë, qelq, organike etj.), duke e bërë të pamundur trajtimin efektiv të tyre. Mungesa e inceneratorëve funksionalë, pikave të grumbullimit dhe impianteve të riciklimit e përkeqëson situatën. Ne kemi në shumë bashki mungesë të theksuar kontrolli dhe transparence. Shpesh kontratat për menaxhimin e mbetjeve janë të paqarta dhe mungon monitorimi i vazhdueshëm. Kjo sjell qe me objektivin për riciklimin në 50 për qind të mbetjeve tona të jemi shumë larg. Gati mision i pamundur! Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian kërkon landfill-e të menaxhuara sipas normave të veta teknike. Këtë Shqipëria nuk e ka realizuar ende.

Vendet e BE-së, edhe ato fqinje me ne po kalojnë drejt një modeli ku mbetjet shihen si burim energjie dhe lënde të parë, ndërsa te ne ende dominon mendësia e depozitimit. Bashkimi Evropian kërkon me Kapitullin 27 (“Mjedisi”) të Marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit përdorimin e fondeve IPA dhe të mekanizmave të tjerë financiarë të tij, për modernizimin e infrastrukturës se menaxhimit të mbetjeve. Ne në këtë drejtim nuk kemi lëvizur. Kërkon përfshirjen aktive të qytetarëve në sfidën e menaxhimit të mbetjeve të tyre, pasi pa edukim mjedisor dhe sensibilizim publik, reformat ligjore mbeten të pamjaftueshme dhe në mes të rrugës.

Nëse Shqipëria nuk arrin të përmbushë standardet e BE-së për menaxhimin e mbetjeve, do të përballet me pengesa serioze në procesin e integrimit, për shkak të mosplotësimit të kapitullit 27 “Mjedisi” të MSA-së. Do të kemi kosto të larta financiare nga gjobat dhe detyrimet për mbylljen e venddepozitimeve joaktive, rritje të rrezikut për shëndetin publik nga ndotja e ujërave nëntokësore, ajrit dhe tokës, si dhe dëmtim të imazhit të vendit si destinacion turistik, duke ndikuar drejtpërdrejt negativisht në ekonominë tonë. Krijimi i një Operatori Kombëtar për Menaxhimin e Mbetjeve Urbane do të mund të centralizonte procesin, duke e shndërruar atë në një politikë kombëtare të integruar. Ky model mund të sjellë disa përfitime kryesore tek ne.

Një organ i vetëm do të hartonte standarde kombëtare për mbledhjen, ndarjen dhe trajtimin e mbetjeve. Përqendrimi i fondeve dhe përdorimi i një buxheti të centralizuar mund të reduktojë kostot dhe të sigurojë investime të mëdha për infrastrukturë moderne. Operatori unik kombëtar do të mund të përfshijë teknologjinë e avancuar, përse jo edhe inteligjencën artificiale, në përballimin e problemeve të përditshme të mbetjeve, duke zbatuar sisteme digjitale për monitorimin në kohë reale të mbledhjes dhe depozitimit të mbetjeve. Me operatorin kombëtar, çdo qytetar, pavarësisht vendbanimit, do të ketë akses në një shërbim të barabartë dhe cilësor. Prandaj na duhet kjo strukturë fort sot.

Next Post
Ndërtoi pa leje resortin luksoz te Kepi i Rodonit, lihet në burg ish-kreu i IMT në Durrës, Ardian Halili

Ndërtoi pa leje resortin luksoz te Kepi i Rodonit, lihet në burg ish-kreu i IMT në Durrës, Ardian Halili

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

August 9, 2026
Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

August 9, 2026
VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

August 9, 2026
VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

August 9, 2026
Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

August 9, 2026
VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

August 9, 2026
VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

August 9, 2026
Rikthehen zjarret në Mallakastër, situatë kritike në një prej fshatrave! Rrezikohen dhe banesa, era favorizon flakët! Dyshohet i qëllimshëm

Vihet nën kontroll situata e zjarreve në tre fshatrat e Mallakastrës!

August 9, 2026
Konjufca reagon ndaj deklaratës së Zelenskyt: Kosova ishte dhe është me Ukrainën, kurse Serbia jo!

Konjufca reagon ndaj deklaratës së Zelenskyt: Kosova ishte dhe është me Ukrainën, kurse Serbia jo!

August 9, 2026
Dalin mesazhet e fundit të Liam Payne para vdekjes tragjike: Kërkoi 5 gramë kokainë

Dalin mesazhet e fundit të Liam Payne para vdekjes tragjike: Kërkoi 5 gramë kokainë

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com