• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sfida e kritikëve është krijimi i PD-së së re dhe jo Basha

by Ben Andoni
26/04/2018 20:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Që Lulëzim Basha është tashmë kreu i Partisë Demokratike edhe de facto, këtë nuk e mohon dot sot askush. Më së shumti kritikët e tij të gjithë shtresave, që mbartin dhe shpresojnë se përfaqësojnë më shumë vlera autentike të kësaj partie, që ka një kontribut të jashtëzakonshëm për politikën shqiptare dhe mbi të gjitha zhvillimet e vendit. Në të mirë dhe të keq.

Ashtu si edhe në raste të tjera, në historinë shqiptare, Lulzim Basha u vendos se mund të manipulohej lehtë nga ish-kryetari Berisha, por edhe të tjerët. Anipse, ai tregoi se jo vetëm e mbajti partinë, kaloi pa u lagur në dy disfata të mëdha zgjedhjesh, por së fundmi arriti dhe ndryshoi dhe statutin e partisë, duke e çimentuar pozicionin e tij. Tashmë edhe njerëzit e Berishës kanë filluar të dridhen, sepse kur nuk u kursye prej tij i dhëndri i liderit historik, lehtësisht mund të llogarisësh të tjerët.

E gjithë bateria e kritikëve të PD-së ka derdhur vrer ndaj tij. E kanë anatemuar, e kanë paragjykuar, e kanë ofenduar. Basha, sipas mënyrës së tij, pak me teprimin e gjuhës së zakonshme Made in PD, ka heshtur, u është kthyer hidhur, ka bërë njëfarë opozite, ka protestuar dhe ka kërkuar bashkim, por asnjëherë duke dhënë vetë shenjën i pari për ndryshimin total. Shpesh e kanë përfolur dhe e paragjykojnë se mbetet në xhepin e Berishës.

Për hir të së vërtetës, ai ka qenë prodhimi i tij, pasi që andej ai mundi të mënjanojë të gjithë anatemuesit e tij, ua zbehu zërin, nuk pyeti se partisë i rrodhën mijëra vota militantësh, ndërkohë që tashmë po tregon se është një politikan që e njeh fare mirë lundrimin e sigurt në skutat shqiptare. Rezultati: e modifikoi PD-në në një mënyrë të tillë që do jetë kryetar, kurse lista e njerëzve që e kanë kundërshtuar tashmë kënaqen thjesht me lapsuset e tij dhe ofendimet mediatike.

Për fat të keq, analiza e brendshme tregoi dobësinë e madhe të PD-së dhe megjithëse nuk është shpallur, ajo ka nxjerrë një punë të dobët të gjithë gjithëve. Përfshirë këtu dhe kritikët jo të pakët partia e tij sot ka humbur të gjithë strukturën drejtuese dhe nuk ka edhe numrin e duhur të militantëve, për ta votuar si më parë në mënyrë të shmangë nga fuqia PS-në.

Nga e gjithë kjo, një gjë mund të kuptohet lehtë: Nuk ka më kohë, mundësi dhe të ardhme  për kritikët. PD-ja, sot, tashmë ka fytyrën e Bashës dhe njerëzve të tij. Ata që mendojnë të ndryshojnë PD-në duhet thjesht të mendojnë për një formacion të ri. PD-ja e sotme ruan mbetjen e asaj fashe masive, që të vetmen ideologji kishte anti-komunizmin, kurse PD-ja e re duhet të jetë një parti moderne, që të përshtatet me interesat e reja të shqiptarëve dhe jo konglomeratin e dikurshëm. Ndaj, është gjëja më e mirë që kritikët, të mos mbeten te ajo trashëgimi që i është blatuar Bashës nga Berisha and & Co. Nëse do të bëjnë ndryshimin dhe mendojnë se janë në gjendje atëherë duhet një formacion i ri, që të ketë frymën e re dhe të përfaqësojë shqiptarët e mërzitur nga Opozita e sotme dhe të pakënaqurit e shumtë. Kjo është sfida, jo heqja e Bashës. (Javanews)

Next Post
“E ka vjedh’ Saimir Tahiri!”

2019 e më tej: Mbytet Shkodra e gjetiu (Pamje, tekst e kujtesë arkivi)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In