• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sfida e Korçës/ PS lufton të ruajë 6 mandatet e 2017-s

by Java News
24/04/2021 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste ka fituar gjashtë mandate në Korçë përgjatë tre zgjedhjeve të kaluara, por ruajtja e mandatit të gjashtë në zgjedhjet e vitit 2017 u realizua me një rezultat shumë të ngushtë.

Qarku i Korçës ka 286 mijë votues të regjistruar ndërsa në zgjedhjet e kaluara morën pjesë 132 mijë vetë, me një rënie masive në krahasim me vitin 2013. Në këtë qark do të dalin 11 deputetë, gjë që e bën veçanërisht të rëndësishme për palët në garë që të kujdesen për çdo votë të mundshme.

Në vitin 2017, partitë aktualisht në opozitë, PD, LSI dhe PDIU morën në Korçë së bashku 63,500 vota ose 800 vota më shumë se sa Partia Socialiste dhe nëse do të garonin bashkë, opozita do të kishte shanse më të mira për të marrë 6 mandate, pasi mandati i njëmbëdhjetë dhe i fundit i shkon partisë që ka qoftë edhe një votë më shumë se sa partitë e tjera. Por fakti që LSI dhe PD me aleatët e tjerë garojnë veçmas, e bën mandatin e 11 më të arritshëm nga socialistët.

Shumë gjëra do të varen nga numri i votave që do të marrë Lëvizja Socialiste për Integrim. Në vitin 2017, kjo parti mori në Korçë 19 mijë vota, e barabartë kjo për 1.7 mandate. PD mori vota sa për 3.7 mandate ndërsa PS mori sa për 5.5 mandate. Formula Dhond’t i dha socialistëve 6 mandate si partia më me shumë vota ndërsa votat e PD+LSI humbën. Kjo sugjeron që PD dhe LSI, të cilat kanë deklaruar aleancë qeverisëse paszgjedhore në rast se fitojnë zgjedhjet, do të duhet të koordinohen shumë saktë me votuesit e tyre me qëllim që të mos djegin vota.

Natyrisht që zgjedhjet e vitit 2017 nuk janë referenca më e mirë për ndarjen e votave për shkak të pjesëmarrjes veçanërisht të ulët në ato zgjedhje. Pjesëmarrja në Korçë ka qenë 52% më 2009 dhe 54% më 2013 ndërsa pjesëmarrja në masën 47% më 2017 gërryu vota nga Partia Demokratike ndërkohë që PS ruajti pak a shumë të njëjtat vota si më parë. Për rrjedhojë, niveli i pjesëmarrjes pritet të përcaktojë shumë nga shanset e palëve për të fituar Korçën.

Partia Socialiste ka synuar të ruajë mandatin e gjashtë duke vendosur Niko Peleshin, ish-kryebashkiak i Korçës dhe ish-zëvendëskryeministër në “vijën e zjarrit”. Në vend të parë dhe të sigurt, gjendet Enslemvera Zake, aktualisht administratore e Universitetit Fan Noli të Korçës. Blerina Gjylameti, e cila ka studiuar ekonomi dhe ka qenë pedagoge në Universitetin Skënderbej para se të bëhej politikane, garon në vend të dytë ndërsa mjeku Ilirian Pendavinji është në vend të tretë. Ilir Topi, një punonjës i tatimeve në Tiranë është i katërti në listë ndërsa Olta Xhaçka është e pesta.

Demokratët kanë vendosur në vend të parë dhe të sigurt Edmond Spahon, politikan në Tiranë ndërsa Sorina Koti, pedagoge e Universitetit të Korçës garon në vend të dytë. Ervin Salianji dhe ish-kryetari i Bashkisë Bilisht Bledjon Nallbati, garojnë në vend të tretë dhe të katërt ndërsa Seladin Jakupllari, mjek nga Pogradeci, garon në vend të pestë.

LSI synon të mbajë mandatin e vet të Korçës me Endrit Braimllarin, një ish-këshilltar në KESH dhe drejtor në OST.(BIRN)

NR PS Vendbanimi CV NR PD Vendbanimi LINK CV
1 Enslemvera Zake Korçë CV LINK 1 Edmond Spaho Tiranë CV LINK
2 Blerina Gjylameti Tiranë CV LINK 2 Sorina Koti Korçë CV LINK
3 Ilirian Pendavinji Korçë CV LINK 3 Ervin Salianji Tiranë CV LINK
4 Ilir Topi Tiranë CV LINK 4 Bledjon Nallbati Bilisht CV LINK
5 Olta Xhaçka Tiranë CV LINK 5 Seladin Jakupllari Pogradec CV LINK
6 Niko Peleshi Tiranë CV LINK 6 Marjeta Halili Kolonjë CV LINK
7 Edlira Bode Korçë CV LINK 7 Andrea Mano Korçë CV LINK
8 Bledi Çomo Pogradec CV LINK 8 Alfred Gega Tiranë CV LINK
9 Besa Spaho Tiranë CV LINK 9 Soela Myrtollari Korçë CV LINK
10 Dhora Shkëmbi Maliq CV LINK 10 Erion Haruni Korçë CV LINK
11 Arian Jaupllari Korçë CV LINK 11 Andrea Simaku Korçë CV LINK
12 Vasil Sterjovski Pustec CV LINK 12 Anila Hysenbegasi Pogradec CV LINK
NR LSI Vendbanimi
1 Endrit Braimllari Tiranë CV LINK
2 Gentian Çala Pogradec CV LINK
3 Brunilda Paskali Tiranë CV LINK

Next Post
Stresi ju lut Ilir Metës që të dilte në shesh, reagon Monika Kryemadhi

Jo vetëm për të qeshur/ Kryemadhi: Hë pra mo, se nuk u morem vesh!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

April 3, 2026
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë pasi humbi ndjenjat në palestrën e shkollës

Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë pasi humbi ndjenjat në palestrën e shkollës

April 3, 2026
Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

April 3, 2026
Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

April 3, 2026
“Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputeteve gra”, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi

“Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputeteve gra”, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi

April 3, 2026
PD: Komision Hetimor për AKSHI-n. Berisha thotë se Ergys Agasi është rrahur shumë keq, por mbrohet nga shteti

PD: Komision Hetimor për AKSHI-n. Berisha thotë se Ergys Agasi është rrahur shumë keq, por mbrohet nga shteti

April 3, 2026
Presidenca: Ols Dado nuk do të zgjidhej prokuror nëse do të aplikonte tani!

Presidenca: Ols Dado nuk do të zgjidhej prokuror nëse do të aplikonte tani!

April 3, 2026
Avokati i Veliajt, Ndreca: Dado, qytetar i thjeshtë që ka marrë atributet e një prokurori, emërimi i tij i pavlefshëm

Avokati i Veliajt, Ndreca: Dado, qytetar i thjeshtë që ka marrë atributet e një prokurori, emërimi i tij i pavlefshëm

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In