• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sfida e Florit: Ndërthurja e aritmetikës së votave me kiminë politike

by Eduard Zaloshnja
08/10/2025 13:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Para se Berisha të shpallte se PD-ja dhe aleatët e saj do të mbështesnin kandidaturën e Florjan Binajt (i njohur gjerësisht si “Flori i Portokallisë”), mbizotëronte argumenti aritmetik i gjetjes së një kandidati që do të tërhiqte votat e pjesëmarrësve të 11 majit që nuk votuan për PS-në. Në fakt PS-ja mori vetëm 49% të votave të pjesëmarrësve në territorin e Bashkisë Tiranë (48.9% saktësisht) – pra argumenti aritmetik dukej bindës në pamje të parë.

Por teksa Florjan Binaj u shpall kandidat nga PD-ja dhe aleatët e saj, Arlind Qori, Kryetari i “Lëvizjes Bashkë”, shpalli kandidaturën e tij për kryebashkiak, në konkurencë të drejtpërdrejtë me Binajn në segmentin kundër pushtetit. Ndërsa Tom Doshi, kryetari i PSD-së nuk duket se ka gjasa ta përkrahë kandidaturën e Binajt. Këto dy parti morën mbi 6% të votave në territorin e Bashkisë Tiranë më 11 maj (shihni grafikun e mëposhtëm).

Pra argumenti aritmetik i votave bie qysh në fillim të garës elektorale të Binajt – nga 51% që nuk votuan për PS-në, mbi 6% nuk kanë gajsa të votojnë as për Florin…

Po si mund të jetë kimia politike ndër 45% të pjesëmarrësve tiranas të 11 majit që nuk votuan për “të majtën” (PS+ +PSD+“Lëvizja Bashkë”)?

Disa militantë të thekur të PD-së mund ta kenë të vështirë të mobilizohen për një kandidat të bërë të famshëm nga emisioni “Portokalli”, por mbështetja e fortë për të nga Berisha mund t’i bëjë që ta kapërdijnë këtë ngërç.

Më i vështirë është mobilizimi i votuesve të partive të tjera të vogla.

Ndër partitë e koalicionit PD-ASHM, PL-ja, PR-ja, PAA-ja dhe PDK-ja e kanë përkrahur publikisht kandidaturën e Binajt (PDIU-ja, jo), por mbetet të shihet se sa të mobilizuar do të jenë në terren ata që luftuan për votat e veta personale më 11 maj…

Ndër partitë opozitare jashtë koalicionit të PD-së, “Shqipëria Bëhet” e Lapajt, “Nisma” e Shabanit, “Mundësia” e Shehajt, dhe “Djathtas për Zhvillim” e Shehit-Alibeajt e kanë përkrahur publikisht kandidaturën e Binajt (Euroatlantikët e Bashës, jo), por mbetet të shihet se sa të mobilizuar do të jenë në terren ata që luftuan për votat e veta personale me 11 maj…

Me pak fjalë, Florjan Binaj duhet të ndërthurë artitmetikën e votave me kiminë politike të partive që e mbështesin, për të marrë më shumë se 100 mijë votat që mori Këlliçi më 2023. Sepse përballë ka një mur violet 160-mijë votësh…

Next Post
Me 10 kg heroinë në sexholinon e bebes, kapet shqiptari në Itali

Me 10 kg heroinë në sexholinon e bebes, kapet shqiptari në Itali

Comments 1

  1. Anonymous says:
    6 months ago

    Mose e thente Zoti,te jete ky rrezultat,te fitoje ajo qe ishte minstre e shendetsise,ministre e arsimit,kjo akuzohet se vjedhur,para te takasa paguesve.Si munde ti japin,voten populli i Tiranes ksaje qe ka bere korrupsin.

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, humbin garancinë mijëra euroshe

Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, humbin garancinë mijëra euroshe

March 26, 2026
Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

March 26, 2026
Trump: Po e fitojmë bindshëm luftën me Iranin. Nuk do të zgjasë shumë!

“Dhuratë” nga Teherani, Trump: Irani ka lejuar kalimin e dhjetë cisternave të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit

March 26, 2026
Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

March 26, 2026
Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

March 26, 2026
IGJEO: Do ketë reshje intensive, alarm portokalli në 5 qarqe në Shqipëri

Parashikimi i motit për ditën e premte, rikthehet “dimri” në pranverë, borë në zonat malore

March 26, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës merr vendimin për çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta

March 26, 2026
Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

March 26, 2026
Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

March 26, 2026
Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In