• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Sfida e 16 shkurtit?!…Jo, e 17 shkurtit!

by S M
12/02/2019 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

E ka shprehur mirë Kreshnik Spahiu para pak orësh, atë që pritet të jetë dilema e madhe e protestës së 16 shkurtit: dihet ç’do ndodhë atë ditë, por s’dihet se çfarë do të bëjë opozita një ditë më pas, kur protesta të ketë mbaruar. Pritshmëritë rreth protestës së rradhës të PD-LSI kanë ditë që maisen dhe bashkë me to marrin formë gjithfarë hipotezash, thashethemesh, idesh dhe skemash herë djallëzore, herë naive e herë të tjera thjesht fantapolitike. Do marrin Kryeministrinë, do futet në lojë Meta e do shpallin qeverinë e re, do ketë dhunë, s’do ndodhë asgjë, do rrethojnë Ramën si studentët, do vijnë nga rrethet e do ikin siç kanë bërë gjithmonë, do ketë vërshim njerëzish pas protestave të dhjetorit dhe Unazës së Re…

Të gjithë kanë nga një ide për datën 16 shkurt, askush nuk thotë se ç’do të ndodhë pas 16 shkurtit. Hipotezat e mësipërme, sado logjike ose të çmendura, janë një karburant jo i keq për ata që përgatiten të protestojnë, por nuk është e thënë të jenë edhe një bazë e mirë për një realitet të ri politik pas datës së mësipërme.

Protesta e 16 shkurtit vjen pas një dimri tipik shqiptar, gri, depresiv dhe të keq për qeverinë. Kështu ka qenë e mesa duket kështu do të jetë edhe më tej. Pasi hezitoi të rinovojë qeverinë në piskun e vapës, Rama u detyrua të ndërrojë më shumë se gjysmën e kabinetit në prag të Vitit të Ri, për shkak të protestave masive të studentëve dhe si pasojë e disa skandaleve që përfshinë eneergjinë dhe punët publike.

Largimi nga kabineti i të gjithë ministrave më me peshë (më parë ishte ndërruar edhe ministri i brendshëm) i dha vendit një qeveri praktikisht të re, plot fytyra të panjohura dhe larg jetës aktive politike. Është e saktë të thuhet se edhe protesta e 16 shkurtit ka qenë në planet e kryeministrit, kur ka hedhur këtë hap, megjithëse data e saj nuk njihej ende në dhjetor. Pasi ja arriti të shuajë (qoftë dhe përkohësisht) protestën studentore dhe të relativizojë mllefin e banorëve të Unazës së Re, kreu i shumicës duket se e pret i qetë produktin e protestës opozitare. Të paktën në sjelljen e tij publike.

Në ditët e fundit Rama ka atakuar në mënyrë selektive Berishën, duke vijuar të qesëndisë Bashën dhe Kryemadhin. Një kalkulim i paramenduar ky, për të përzgjedhur mes kundërshtarëve pikërisht fytyrën më të konsumuar dhe më pak të preferuar nga publiku gri dhe nga baza e majtë e votuesve. Sharjet banale me Berishën në parlament nuk janë thjesht një degradim i kërkuar i dy personave me pushtet dhe mikrofon në dorë. Janë edhe të tilla padyshim, por më së pari janë paradhoma e përballjes së 16 shkurtit. Dhe si Rama, ashtu dhe Berisha, ishin në lojën e tyre: i pari, për t’i thënë shqiptarit të thjeshtë “ja ç’të pret po i vajte pas opozitës”, kurse i dyti për të vënë në lëvizje bazën e fjetur blu, në prag të takimit të 16 shkurtit.

Tashmë protesta mund të quhet e konsumuar pjesërisht, nga momenti që opozita ka organizuar dhjetra takime e grumbullime të vogla simpatizantësh, për të mbledhur pjesëmarrës për 16 shkurtin. Është e habitshme që të duhet një muaj fushatë për të organizuar një event disaorësh në Tiranë (studentët u mblodhën me një sms tek rruga e Durrësit). Kjo tregon dobësinë reale të opozitës, por ky nuk është megjithatë problemi më i madh që ka sot Basha, Kryemadhi e Berisha. Protesta do të krijojë një inerci pozitive për opozitën, e kjo nuk do shumë mund për t’u kuptuar. Çeshtja është sesi kjo inerci dhe ky zgjim i një pjese të popullit opozitar do të përdoret një ditë më pas (nëse Basha nuk tundohet edhe një herë të ngulë me ditë të tëra çadrat në bulevard).

Sfida e opozitës është sesi do të mundë që me anë të mijëra njerëzve të mbledhur para zyrës së Edi Ramës, të avancojë axhendën e saj për largim të kryeministrit dhe qeveri teknike, apo edhe për rrëzimin e disa politikave financiare të qeverisjes së sotme. Asnjëri prej liderëve politikë të mësipërm duket se nuk e ka të qartë sesi kjo do të ndodhë kur protesta të ketë fikur prozhektorët. Të gjithë presin se çfarë do të ndodhë, megjithëse vetë protesta, në të gjitha format e saj të imagjinueshme, është një film i parë kushedi sa herë në mes të Tiranës. Duhet një projekt politik perspektiv dhe i qartë, që të shfrytëzojë energjinë që do të krijojë protesta dhe pikërisht një i tillë duket se mungon në selitë e partive opozitare.

Next Post
FOTOT/ “Corriere della Sera”: Ja 3 qytetet shqiptare që duhen vizituar patjetër

FOTOT/ Berat, projekte të rëndësishme në favor të turizmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Udhëzimi i PD/ Alesia Balliu: Kriteret i ka bërë studio ligjore e Shkëlzenit!

Udhëzimi i PD/ Alesia Balliu: Kriteret i ka bërë studio ligjore e Shkëlzenit!

April 29, 2026
Preç Zogaj: Zgjedhjet në PD janë një farsë, kryetari shkeli nenin që shkroi vetë!

Preç Zogaj: Zgjedhjet në PD janë një farsë, kryetari shkeli nenin që shkroi vetë!

April 29, 2026
Shqiptarët e pasur u bënë gjatë vitit 2025 edhe më të pasur

Shqiptarët e pasur u bënë gjatë vitit 2025 edhe më të pasur

April 29, 2026
“Ju tmerron Thaçi nga burgu”, politikanët e Kosovës akuza të forta ndaj njëri-tjetrit: Ju keni krijuar Gjykatën Speciale

“Ju tmerron Thaçi nga burgu”, politikanët e Kosovës akuza të forta ndaj njëri-tjetrit: Ju keni krijuar Gjykatën Speciale

April 29, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Salianji paralajmëron kandidaturën për kreun e PD: Do të luftoj për demokratizimin e Partisë Demokratike

April 29, 2026
31-vjeçari që donte të vriste Donald Trump, foto i armatosur para se të kryente sulmin

31-vjeçari që donte të vriste Donald Trump, foto i armatosur para se të kryente sulmin

April 29, 2026
Bllokada e Hormuzit/ Çmimet e naftës “fluturojnë”, ari i zi shitet me 115 dollarë për fuçi

Bllokada e Hormuzit/ Çmimet e naftës “fluturojnë”, ari i zi shitet me 115 dollarë për fuçi

April 29, 2026
Ngërçi në Kosovë, Preç Zogaj: Kurti ra në grackën e suksesit, shpërdoroi shansin me Vjosa Osmanin

Ngërçi në Kosovë, Preç Zogaj: Kurti ra në grackën e suksesit, shpërdoroi shansin me Vjosa Osmanin

April 29, 2026
Video/ Momenti i sikletshëm në darkën me Mbretin Charles, Melania i heq dorën Trump gjatë fotos me monarkun britanik

Video/ Momenti i sikletshëm në darkën me Mbretin Charles, Melania i heq dorën Trump gjatë fotos me monarkun britanik

April 29, 2026
Aksident në Tragjas të Vlorës, automjeti përplaset me bagëtitë e imëta në rrugë! Plagoset çobani

Aksident në Tragjas të Vlorës, automjeti përplaset me bagëtitë e imëta në rrugë! Plagoset çobani

April 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In