• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SFIDA dhe PDIU nuk dorëzuan raportet financiare, rrezikojnë deri në 50 mln lekë gjobë

by A R
12/12/2017 10:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikon raportin e verifikimit të financimit të fushatës zgjedhore të partive politike, të cilat morën pjesë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 qershor 2017, i cili do te shqyrtohet nmesditen e sotme nga anetaret e KQZ-se.

Në zgjedhjet për Kuvendin të vitit 2017 morën pjesë 18 parti politike, ku: 16 parti politike kanë dorëzuar raportin financiar në KQZ, nga të cilat 8 parti e kanë dorëzuar brenda datës 25 shtator 2017 dhe 8 parti politike e kane dorëzuar jashtë afatit ligjor.

Ndërkohë, KQZ-ja bën me dije se 2 parti politike, Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet dhe Partia Sfida për Shqipërinë nuk kanë dorëzuar raportin financiar në KQZ.

Ekspertët kontabël të licensuar, referuar afateve të auditimit të përcaktuar në kontratat e lidhura më KQZ, depozituan raportet e auditimit për fondet e përfituara dhe të shpenzuara për fushatën zgjedhore 2017 për 18 partitë politike, më poshtë raporti i auditimit.

  1. Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet nuk ka respektuar përcaktimet e nenit 24/3, pika 2 të ligjit ligjin nr. 8580, datë 17.02.2000, “Për partitë Politike” i ndryshuar me ligjin nr. 90/2017, pasi nuk ka depozituar në KQZ raportin financiar të partisë për fushatën zgjedhore për Zgjedhjet për Kuvendin të vitit 2017.

Nga shqyrtimi i raportit të auditimit rezulton se nuk ka shkelje të rregullave dhe ndalimeve të përcaktuara nga neni 87/1, nenit 89, nenit 90 dhe nenit 91, pika 2 dhe 3 të Kodit Zgjedhor.

Nga shqyrtimi i raportit të monitorimit rezulton se:

Në Bashkinë Diber, është evidentuar një tabelë e madhe propagandistike, e vendosur pranë një biznesi privat, pranë ndërtesës së Bashkisë Dibër, në kundërshtim me kufizimet e përcaktuara në nenin 24/2, pika 5 të ligjit ligjin nr. 8580, datë 17.02.2000, “Për partitë Politike” i ndryshuar me ligjin nr. 90/2017.

Dokumentimi i shpenzimeve të fushatës në 2 (dy) raste; “pagesa per qira salle dhe faturat për shërbimet audio vizive”, është në kundërshtim me përcaktimet e nenit 24/3, pika 1 të ligjit nr. 8580, datë 17.02.2000, “Për partitë Politike” i ndryshuar me ligjin nr. 90/2017, sipas të cilit Partitë politike janë të detyruara të dokumentojnë në mënyrë të plotë dhe të saktë, sipas rregullave të legjislacionit në fuqi, të gjitha shpenzimet e kryera dhe mënyrën e përdorimit të fondeve gjatë fushatës zgjedhore. Pagesa për qera salle ishte kryer me bankë, pa patur një faturë si edhe shpenzimet për shërbime audio-vizive nuk janë lëshuar në kohën e kryerjes së shërbimit dhe të ndara për cdo aktivite, por si një faturë totale për të gjithë fushatën.

  1. Partia Sfida për Shqipërinë nuk ka respektuar përcaktimet e nenit 24/3, pika 2 të ligjit ligjin nr. 8580, datë 17.02.2000, “Për partitë Politike” i ndryshuar me ligjin nr. 90/2017, pasi nuk ka depozituar në KQZ raportin financiar të partisë për fushatën zgjedhore për Zgjedhjet për Kuvendin të vitit 2017.

KQZ, referuar nenit 173 të Kodit Zgjedhore dhe nenit 23/4 të nr. 8580, datë 17.02.2000, “Për partitë Politike” i ndryshuar me ligjin nr. 90/2017, në rast se konstaton shkelje të dispozitave të legjislacionit të sipërpërmendur për financimin e partive politike, është organi kompetent për vendosjen e sanksioneve administrative

Në lidhje me sa më sipër, Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet Partia dhe Sfida për Shqipërinë duke qenë se nuk ka depozituar raportin financiar për fushatën zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin 2017, kanë refuzuar për të bërë transparent burimet e financimit. Referuar nenit 23/4, pika 3 të ligjit nr. 8580, datë 17.02.2000, “Për partitë Politike” i ndryshuar me ligjin nr. 90/2017, KQZ duhet të vendoset sanksion administrativë me gjobe nga 2,000,000 mije deri ne 5,000,000 leke

Referuar nenit 24/2, pika 5 përcakton se është i ndaluar përdorimi i materialeve propagandistike, në një distancë më të madhe se 5 metra larg zyrës elektorale. Duke qenë se Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka shkelur rregullat e përcaktuara nga kjo dispozitë në lidhej me afishimin e materialeve propagandistike, KQZ referuar nenit 24/2, pika 7 të ligjit nr. 8580, datë 17.02.2000, “Për partitë Politike” i ndryshuar me ligjin nr. 90/2017, duhet të vendoset sanksion administrativë me gjobë nga 1 000 000 mijë deri në 3 000 000 lekë./KJ

Next Post
GAP: Buxheti kosovar i vitit 2018 se ul dot varfërinë

GAP: Buxheti kosovar i vitit 2018 se ul dot varfërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

August 31, 2026
Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

August 31, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Policia britanike heton si vrasje vdekjen e një foshnjeje, shtatë në pranga

August 31, 2026
E rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin. Nisin hetimet për shkakun e ngjarjes

Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

August 31, 2026
Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

August 31, 2026
Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

August 31, 2026
Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

August 31, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

August 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

August 31, 2026
Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com