• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SFIDA bën 1 vjeç, Bojaxhi: Gati për përfaqësim të vërtetë

by A R
10/06/2017 15:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjergj Bojaxhi, kandidat i Sfida për Shqipërinë, thotë se kjo lëvizje është për njerëzit që ndihen të pakënaqur nga kjo politikë.

Duke folur në aktivitetin për njëvjetorin e themelimit të partisë “SFIDA”, Bojaxhi tha se shqiptarët në këto zgjedhje do të ngrihen mbi të gjitha për shpresë.
“Do të ngrihen ata që ndihen të zhgënjyer nga kjo politikë; do të ngrihen ata që ndihen të gënjyer nga premtimet njëlloj të këtyre politikanëve; por mbi të gjitha, do të ngrihen ata që duan të shohin shpresë për një të ardhme për këtë vend,” u shpreh Bojaxhi.
Ne besojmë se ajo që e mban peng këtë vend nuk është mungesa e potencialit, apo e aftësive të shqiptarëve, tha Bojaxhi, por politika.
“Ajo që e mban peng këtë vend është vetëm mungesa e dëshirës së këtyre politikanëve që ky vend të bëhet. Por ne vendosëm të mos presim më. Pas garës së Tiranës, vendosëm të bashkoheshim, edhe më shumë, për një Sfidë që lind në kryeqytet, por që është e gjithë Shqipërisë,” u shpreh Bojaxhi.
Ermal Hasimja, kandidati i dytë për Tiranën i partisë SFIDA, tha se të gjithë duhet të bëjmë detyrën si qytetarë.
“Duhet që ky mesazh proteste të dalë. Ose je dakord me ta, ose duhet të protestosh. Mënyra më efikase dhe më dinjitoze për të protestuar është të votosh,” u shpreh Hasimja në aktivitetin e një-vjetorit të Sfida për Shqipërinë.
Besa Xhumari, kandidate për Tiranën, përshëndeti aktivitetin.
“Po mblidhemi një vit nga themelimi dhe tani kemi më shumë shpresë. Ka kaluar një vit dhe jemi më shumë. Puna e secilit nga ne ka frymëzuar të tjerë të shprehen dhe të na bashkohen,” tha Besa Xhumari
Kandidati Medlir Mema tha se Sfida për Shqipërinë është një projekt që qytetarët të shprehin zërin e tyre.
“Jemi në një kthesë. Kemi dy elementë që ata nuk i kanë: integritetin dhe kohën. Prej integritetit që kemi, koha do të vërtetojë se qytetarët do të na mbështesin ne. Së bashku, nuk do të mbështesim më politikanët që përfaqësojnë vetëm interesat e tyre personale,” tha Medlir Mema.
Folës të tjerë përfshinë gazetarin Blendi Salaj, Evis Zaja, etj. Sfida për Shqipërinë renditet me numrin 4 në fletën e votimit, me drejtues administrativ Hektor Ruci.

Next Post
“Pa eskortë e truproja shkon në punë si Linda”, jeta ndryshe e bashkëshortes së kryeministrit

"Pa eskortë e truproja shkon në punë si Linda", jeta ndryshe e bashkëshortes së kryeministrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In