• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sfida, anija amerikane hyn në ujërat e Kinës

by A R
27/10/2015 10:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një anije ushtarake amerikane ka lundruar pranë ishujve artificialë të ndërtuar nga Kina në ujërat e kontestuara territoriale në Detin e Kinës së Jugut. Lajmin e kanë bërë të ditur burime pranë Departamentit të Mbrojtjes.

Depërtimi i anijes luftarake “USS Lassen”, e pajisur me raketa, në zonën prej 12 miljesh detare të pretenduar nga pala kineze, përbën një sfidë serioze ndaj kësaj të fundit.

Ministria e Jashtme në Pekin e kritikoi duke e cilësuar si “ilegal” lundrimin në këto ujëra. Në një deklaratë, zëdhënësi Lu Kang e cilësoi operacionin një “kërcënim ndaj sovranitetit të Kinës” dhe shtoi se Pekini do t’i përgjigjet në mënyrën e duhur çdo veprimi provokues.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Pentagonit, komandanti Bill Urban deklaroi më herët se Shtetet e Bashkuara po kryenin operacione rutinë në Detin e Kinës së Jugut, në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Kina pretendon sipërfaqet dërrmuese të deteve Jugore dhe Lindore të saj, ndërkohë që edhe vende të tjera aziatike deklarojnë sovranitetin për disa ishuj, ujërat e të cilëve besohet të jenë të pasura me burime natyrore.

Zona e përshkuar nga anija amerikane ndodhet mes disa territoreve shkëmbore të zhytura, por të kthyera në ishuj nga Kina përmes një projekti që nisi nga fundi i vitit 2013.

Qeveria kineze deklaron se kjo është diçka ligjore dhe se në takimin me presidentin Obama muajin e kaluar në Uashington, presidenti Xi Jinping deklaroi se, “Pekini nuk ka ndërmend t’i kthejë ato ishuj në baza ushtarake”.

Por Uashingtoni mendon se Pekini po bën pikërisht të kundërtën, për të përforcuar praninë e tij në zonat e diskutuara.

/ Top Channel

Next Post

Alarmi, NSA sheh rritje të rrezikut kibernetik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Që të shmanget “rrumbullakosja” kur Euroja të zëvendësojë Lekun

August 5, 2026
Pak ditë para vizitës së Trump, arrestohet një person pranë fushës së golfit, i gjenden armë dhe municione

Pak ditë para vizitës së Trump, arrestohet një person pranë fushës së golfit, i gjenden armë dhe municione

August 5, 2026
Blogu spanjoll: Nga Riviera te Alpet, Shqipëria destinacion për t’u vizituar gjatë gjithë vitit

Blogu spanjoll: Nga Riviera te Alpet, Shqipëria destinacion për t’u vizituar gjatë gjithë vitit

August 5, 2026
VIDEO / “Avioni i parë zjarrfikës nis aktivitetin”, Rama: Forcë e shtuar e këtij gushti sfidues

VIDEO / “Avioni i parë zjarrfikës nis aktivitetin”, Rama: Forcë e shtuar e këtij gushti sfidues

August 5, 2026
Reagimet e ambasadave për “Ballukun”, Manjani iu sjell në vëmendje rastin “çek” për mashtrimin me fondet e BE

Afatet e skaduara të paraburgimit janë prova e dështimit të prokurorisë

August 5, 2026
Anulimi i kontratës së Aeroportit të Vlorës, Pacolli paralajmëron arbitrazh ndërkombëtar

Anulimi i kontratës së Aeroportit të Vlorës, Pacolli paralajmëron arbitrazh ndërkombëtar

August 5, 2026
Si e ktheu Infantino FIFA-n në një perandori të futbollit, politikës dhe miliardave

Si e ktheu Infantino FIFA-n në një perandori të futbollit, politikës dhe miliardave

August 5, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Kreditë e këqija në rënie, eksperti: Kanë ndikuar rritja ekonomike dhe masat e reja nga BSH

August 5, 2026
BE shpall fundin e krizës në Ceuta: Schengen nuk u rrezikua, mbështetje për Spanjën

BE shpall fundin e krizës në Ceuta: Schengen nuk u rrezikua, mbështetje për Spanjën

August 5, 2026
Përplasje në Hënë/ Raketa e SpaceX godet sipërfaqen me shpejtësi marramendëse

Përplasje në Hënë/ Raketa e SpaceX godet sipërfaqen me shpejtësi marramendëse

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com