Bregdeti i Darëzezës i është nënshtuar aksionit të pastrimit. Si një nga masat e shtuara, për një sezon veror më të pastër dhe më të sigurtë, por edhe si një nga detyrimet ligjore që rrjedh nga vendimi i ri i qeverisë për “Stacionet e plazhit”, për një sezon më të sigurt se ai paraardhësi.
Kryeinspektori i Inspektoratit të Mjedisit Fier, Hader Çako tha se qëllimi është që të sigurohet një bregdet i pastër në zonat turistike.
“Në kuadër të nismës që ka marrë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për pastrimin e zonave bregdetare dhe Zonave të Mbrojtura, me qëllim sigurimin e një bregdeti të pastër në zonat turistike, jemi duke kryer aksion pastrimi, pavarësisht motit të keq, në bashkëpunim me organizimin që ka bërë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, shoqatat, po ashtu edhe bashkia e Fierit”.
Aksionit, përgjatë bregdetit të Darëzezës në Fier iu bashkuan qindra të rinj vullnetarë, të cilët dhanë mesazhet e tyre për mbajtjen e një mjedisi sa më të pastër.
g.kosovari