• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Sezoni turistik, pse euro mund t’u prish planet

by Java News
28/07/2017 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për të gjithë ata që kanë planifikuar që të shkojnë për pushime jashtë vendit në muajin gusht, ka një lajm të keq. Prej më shumë se dy javë, euro vetëm po forcohet në tregun e brendshëm, duke e bërë më të shtrenjtë blerjen e  monedhave dhe kartëmonedhave që duhen për të shkuar në vendet e eurozonës.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 133.12 lekë, 0.05 lekë më shumë se një ditë më parë. Monedha e përbashkët po forcohet në tregun e brendshëm prej dy javësh radhazi, duke iu larguar nivelit minimal prej 131.98 lekë, që arriti në 27 qershor.

Ndonëse tradicionalisht euro në tregun e brendshëm fillon e zhvlerësohet në fund të korrikut dhe fillim të gushtit, si rrjedhojë e efekteve sezonale, që lidhen me prurjet e turistëve dhe emigrantëve, këtë vit, kjo nuk po ndodh, të paktën deri tani. Arsyeja kryesore lidhet me forcimin e euros në bursat ndërkombëtare, ku një euro këmbehet me 1.17 dollarë, si rrjedhojë e parashikimeve optimiste për ekonominë e eurozonës dhe pritshmërive jo aq optimiste për ekonominë amerikane.

Gjithsesi, në krahasim me një vit më parë, euro është sërish më e lirë në tregun vendas. Në të njëjtën datë të një viti më parë,  një euro këmbëhej me 136.29 lekë. Kjo nënkupton se nëse do të duhet të blini 1,000 euro, do të kurseni rreth 3200 lekë në raport me një vit më parë.

Më të fituar janë ata që kanë në plan të udhëtojnë në Amerikë, apo në vende ku paguhet me dollarë. Një dollar këmbehej sot me 113.73 lekë, nga 122.85 lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe  gati 129 lekë, që ishte në fillim të këtij viti.

Nëse do ju duhet të këmbeni  sot 1000 dollarë, do të kurseni rreth 9100 lekë, në krahasim me datën 28 korrik të një viti më parë. Gjithsesi, për përdoruesit e euros ka ende një shans. Ekspertët e tregut valutor pohojnë se gjithnjë në fillim të muajit gusht, kur shtohet fluksi i emigrantëve, ka një forcim të monedhës vendase. /Monitor/ma.me

Next Post
Vuçiç: Nëse Haradinaj bëhet Kryeministër, serbët duhet të mësohen

Vuçiç: Ofroj dialog për Kosovën, jo zgjidhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë -

Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë –

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin -

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin –

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com