• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sezoni turistik nga deti në mal / Surprizat e Durrësit, Himarës, Përmetit dhe Malësisë së Madhe

by A R
06/06/2020 14:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa sezoni turistik ka trokitur në derë, gjithkush ka kurizitet sesi do të zhvillohen pushimet këtë vit të mbërthyer nga pandemia globale. Emisioni “Java në RTSH” pati të ftuar të premten mbrëma katër drejtues bashkish nga veriu në jug për të treguar rreth investimeve, risive dhe kushteve në të cilat do të kalohen pushimet gjatë verës në vend.

Duke folur në studio me analistët Preç Zogaj e Lorenc Vangjeli, drejtuesja e Bashkisë Durrës zbuloi disa detaje rreth infrastrukturës. Emiriana Sako tha se investimet në këtë qytet po ecin paralel me situatën. Ajo shtoi se shtëtitorja te Shkëmbi i Kavajës është drejt përfundimit.

“Duke pasur parasysh kufizimin e udhëtimeve, edhe Durrësi është në pritje kryesisht të turistëve që mbërrijnë përmes rrugëve tokësore. Dua të them se Durrësi u godit nga dy fatkeqësi. Pra përveç pandemisë, dëmet e tërmetit ishin të konsiderueshme. Por hotelet që kanë pësuar këto dëmtime tashmë janë restauruar. Nga informacionet që kemi, operatorët turistikë kanë nisur higjienizimin e ambienteve që ofrojnë. Ndërkohë, këtë vit një sipërfaqe e madhe e plazheve është në dispozicion të publikut” – tha Emiriana Sako.

Për kreun e Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, bashkia që ai drejton përfshin 22 fshatrat çka do të thotë se edhe vija bregdetare është e konsiderueshme dhe kërkon një menaxhim të madh.

Goro shtoi se ka nisur tashmë prenotimi i subjekteve hoteliere, kryesisht të shtëpive private dhe vilave.

“Prentoimet janë kryesisht për muajt korrik dhe gusht. Tashmë dihet se cilësia e shërbimit dhe çmimet e bëjnë Himarën një vend konkurrues gjatë sezonit. Së shpejti ne do të kemi edhe projektin për vijën bregdetare të Borshit që është plot 8 kilometra” – tha Goro në një lidhje direkte me “Java në RTSH”.

Për Tonin Marinajn e Malësisë së Madhe, zona e Kelmendit vijon të jetë tërheqëse për turistët nga e gjithë bota.

Kryebashkiaku tha se Razma është një nga zonat malore më të frekuentuara dhe që vitet e fundit ka marrë një zhvillim të madh.

Marinaj shtoi se rezervimet janë mbyllur tashmë deri në gjysmën e korrikut. Ai u shpreh se siguria dhe rendi publik e bëjnë konkurruese Malësinë e Madhe.

Ndërkohë, në një lidhje telefonike, kryebashkiakja e Përmetit u shpreh se qyteti që ajo drejton është kthyer në një atraksion të vërtetë turistik.

“Ne po synojmë të ofrojmë një qasje inovatore për turizmin, ndaj u bëj thirrje të gjithëve që të vijnë në Përmet. Të vijnë jo vetëm për turizëm, por edhe të investojnë në këtë vend të mrekullueshëm që ofron gjitthcka. Që nga historia e tradita, deri tek natyra, monumentet kulturore etj. Ne aktualisht po lobojmë pranë qeverisë që rruga e Frashërit të rindërtohet. Dua t’ju kutjoj se në Frashër ndodhet muzeu, apo teqeja” – shtoi Alma Hoxha në “Java në RTSH”.

https://www.youtube.com/watch?v=ukMj0seT8oI

Next Post
Rama si “gogol” grek, jugosllav e së fundi gjerman!

Mynxyra e shpirtit të Opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In