• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sezoni turistik, Ndreu: Një nga më të mirët, 20% më shumë turistë se vitin e kaluar!

by A R
15/08/2024 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga sezonet turistike më të mira e ka konsideruar kreu i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu këtë verë. Në një intervistë për RTSH24, Ndreu tha se, sipas përllogaritjeve të deritanishme, numri i turistëve është mbi 20% më i lartë se vitin e kaluar.

“Është një nga sezonet më të mira. Shëngjini, Talja ka qenë në nivelet e duhura për arsye edhe të kontrollit të çmimeve, pastërtisë, rregullit, bashkëpunimit të bashkisë me operatorët turistikë dhe aktorët e tjerë. Janë zhvilluar aktivitete për fëmijë, aktivitete folklorike, i është dhënë mundësia turistëve që të marrin pjesë dhe të ndjehen mirë. Lezha ka një patentë të njohur dhe të vlerësuar nga turistët e huaj, në Lezhë ka restorante që kalon 100 mijë të huaj në vit. Është mbi 20% më tepër, por ne jemi duke mbyllur gushtin dhe më pas  do kemi panoramë të qartë si do ecë. Shumë resorte kanë prenotime edhe për në shtator”, u shpreh ai.

Këtë të enjte u kremtua në Lezhë edhe “Dita e Shtegtareve”, një festë e kthyer në traditë çdo 15 gusht, e cila ju kushtohet emigranteve të këtij rajoni që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Ndreu tha se Lezha ka pritur emigrantë nga shumë shtete të botës, nga Amerika në Australi.

“Më 15 gusht kulmon, është nata e fundit e organizimit prej 13 ditësh rresht dhe çdo ditë ka ardhur në rritje interesi dhe skema organizative ka qenë ndryshe nga vitet e tjera. Kemi pritur emigrantë nga gjithkund, nga Amerika, Australia, Greqia, Kroacia, Anglia, Italia, Kanadaja. Kam pas në zyrën time emigrantë nga të gjithë shtetet. Në bashkëbisedim me ta, ata e shikojnë qartë ndryshimin.  Ka edhe shumë turistë që vijnë”, tha Ndreu.

/a.r

Next Post
Vizita e Vulin në Moskë, reagon BE: Kundër vlerave të bllokut dhe procesit të anëtarësimit

Vizita e Vulin në Moskë, reagon BE: Kundër vlerave të bllokut dhe procesit të anëtarësimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Murrizi: Për ata qelbanikë dhe fundërrina që më kërkojnë llogari, pse nuk flisja kur PD ishte në pushtet

Murrizi: Dumani pinte kafe çdo të hënë me Vlorën, në qershor 2025 e përzuri nga zyra

September 25, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia ndalon burkën në shkolla, vendos kufizime edhe për përqindjen e nxënësve të huaj në klasa

September 25, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Çështja Vlora Hyseni/ Leka: SPAK u bë pjesë e një banaliteti, nxori në vitrinë mesazhe “rozë”

September 25, 2026

Vuçiç: Jap dorëheqjen si president të dielën, do bisedoj dhe me Putinin

September 25, 2026
Sot, Kosova proteston: UÇK na solli lirinë, çlirimtarët s’mund të dënohen

Sot, Kosova proteston: UÇK na solli lirinë, çlirimtarët s’mund të dënohen

September 25, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Paratë në bankë kanë ende gjini, gratë vetëm 44% e depozituesve

September 25, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 25 shtator 2026: Demi mund të marrë fitoren e parë të vjeshtës

September 25, 2026
Arrestohet Riccardo Bossi, djali i themeluesit të Lega-s do të vuajë 5 vjet e 9 muaj burg

Arrestohet Riccardo Bossi, djali i themeluesit të Lega-s do të vuajë 5 vjet e 9 muaj burg

September 25, 2026
Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

September 25, 2026
Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com