• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sezoni turistik, ja masat e marra nga Policia e Shtetit

by
11/07/2015 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sezoni turistik veror dhe fluksi i lartë të lëvizjes gjatë kësaj periudhe të vitit, ka bërë që Ministria e Brendshme përmes Policisë së Shtetit të  marrë masat e nevojshme për t’i ofruar pushuesve vendas e të huaj, kushtet e nevojshme për një turizëm cilësor, në bashkëpunim  me ministrinë e Transporteve, Ministrinë e Shëndetësisë, dhe Ministritë e Turizmit dhe të  Mjedisit. Kështu nga Ministria e Brendshme mësohet se janë vënë në dispozicion të pushuesve 31 stacione të lëvizshme përgjatë të gjithë bregut, të cilat do të jenë në gadishmëri të plotë 24 orë në ditë përgjatë

Policia e Shkodrës, patrullim me biçikleta në plazhin e Velipojës Foto Gasper Marku (1)7-ditëve të javës. Lidhur me qarkullimin rrugor, Ministria e Brendshme ka marrë masat që të gjitha rrugët të jenë të aksesueshme dhe në oraret e pikut punonjësit e qarkullimit rrugor do të jenë nga gadishmëri të plotë për të mënjanuar ngërçet që mund të krijohen. Lidhur me qarkullimin rrugor, një risi vjen nga Ministria e Transporteve, që ka hartuar një plan si edhe vjet për sinjalistikën rrugore, pasi, është shumë e rëndësishme që plazhet dhe destinacionet turistike të jenë të aksesueshme duke bërë të mundur udhëtimin në rrugët e Shqipërisë në mënyrë sa më cilësore dhe sa më të sigurtë. Po ashtu edhe Ministria Shëndetësisë ka marrë masat e saj. Nëpërmjet një plani të posaçëm, ky dikaster ka shtrirë pikat shëndetësore, të cilat ngrihen afër qendrave të pushimit, duke garantuar kështu shërbim të shpejtë, shërbim efektiv në kohë dhe shërbim sa më të mirë dhe cilësor për pushuesit në pikat turistike dhe në plazhet e Shqipërisë. Ministria e Turizmit nga krahu tjetër ka çelur pikat e informacionit në qendrat e qyteteve, por dhe pikat turistike në vend për turistë të huaj dhe vendas.

Policia kufitare:

Porti Durres Foto Gezim Kabashi

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nëpërmjet Policisë Kufitare dhe Migracionit ka marrë të gjitha masat për realizimin me korrektesë dhe cilësi të detyrimeve për sigurimin e jetës dhe qetësisë së pushuesve, duke vënë në gjendje pune mjetet që ka në përdorim, Policia Kufitare dhe Migracionit jane fokusuar edhe në mbajtjen në gatishmëri të mjeteve lundruese.

Po ashtu, Policia Kufitare në bashkëpunim me DTI punojnë për mbajtjen në gjendje pune të sistemit TIMS në të gjitha PKK dhe sidomos në ato me fluksin më të madh. Janë shtuar postet e punës në PKK me fluksin më të madh si, Morinë, Muriqan, Qafë Thanë, Kapshticë, Kakavijë, Qafe Botë, Durrës, Vlorë dhe Sarandë dhe për mbulimin me punonjës me orar të zgjatur.

Policia e Shtetit shprehet se “në të gjitha stacionet e PKM, ku ka plazhe, punonjësit e PKM kryejnë edhe detyra të policisë së rendit. Njësia e lëvizësshme territoriale e Kufirit dhe Migracionit (DELTA), ka vënë në gatishmëri në interes të sigurisë në kufi dhe në plazhe, personelin dhe mjetet ne përdorim. Në pikat e kalimit kufitar me fluksin më të madh, janë shtuar 55 poste pune të kompletuara me personel dhe punohet me sistem 12 orësh”.

emigrantet-kakavije

Gjithashtu, Policia e Shtetit pohon se “për muajin qershor 2014 kane hyrë/dalë nëpërmjet PKK-ve 1261624, shtetas dhe 362185 mjete, ne krahasim me qershor 2013, me 1022294, shtetas dhe 331304 mjete. Për muajin korrik 2014 kane hyrë/dalë nëpërmjet PKK-ve 1774631 shtetas dhe 485000 mjete, ne krahasim me korrik 2013 me 1704640 shtetas dhe 425722 mjete”. Në periudhën 01-15 gusht 2014 është përballuar një fluks 1418686 shtetas dhe 360133 mjete, ne krahasim me te njëjtën periudhe te vitit 2013 me 1346134 shtetas dhe 306550 mjete, ndersa në periudhën, 1 janar deri 15 gusht 2014 kanë hyre/dalë nëpërmjet PKK-ve 9232850, shtetas dhe 2632822, krahasuar me vitin 2013, me 9138867 shtetas dhe 2284304 mjete. Gjithashtu, PKM ka detyra specifike edhe për sigurinë ne plazhe, për t’u ardhur ne ndihme shtetasve, sidomos ne rastet kur u rrezikohet jeta. Policia e Shtetit është e angazhuar për ta mbyllur me sukses detyrën e saj edhe për sezonin turistik veror 2014.

Policia e Tiranës:

drejtoria-e-policise-tirane-1-300x200Drejtoria e Policisë Tiranë ka marrë një sërë masash për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror.

Nisur nga fakti që shumë zona që përfshihen në Qarkun e Tiranës kanë dendësim të trafikut dhe numri i lartë i pushuesve të cilët udhëtojnë me mjete rritet, Policia ka marrë disa masa për mbarëvajtjen e qarkullimit të mjeteve dhe shmangien e fluksit të udhëtarëve që dalin jashtë rrethit. Policia e Tiranës ka bërë të ditur se segmentet rrugore me fluks të madh lëvizje janë rruga interubane (autostrada) Tiranë – Vorë – Durrës, nga ora 07:00 deri në orën 10:00, dhe mbasdite nga ora 19:00 – 22:00. Ndërsa në qytetin e Tiranës rrugët me trafik të rënduar janë rruga e “Durrësit”, sheshi “Karl Topia”, rrethrrotullimi i Sheshit “Shqiponja”, rruga e “Kavajës” deri në Kombinat, sheshi “Kemal Ataturk”, Ura Teknologjike, Ura “Vasil Shanto” etj. Për të shmangur bllokimet e mundshme të trafikut, Policia e Tiranës u sugjeron drejtuesve të mjeteve për lëvizjen nga Tirana për në Durrës dhe anasjelltas të përdorin aksin rrugor Tiranë – Ndroq – Plepa. Ndërsa drejtuesit e mjeteve që vijnë nga zonat e veriut për në Tiranë dhe anasjelltas të përdorin për lëvizjen e tyre drejtimin e rrugës Tiranë – Kamëz – Fushë Krujë.

policia-rrugoreGjithashtu edhe gjatë lëvizjes në drejtim të zonave të banimit, ose industriale që shtrihen në autostradën Tiranë – Vorë, të përdorin rrugët dytësore që funksionojnë në krah të kësaj autostrade. Po ashtu ju kërkohet drejtuesve të mjeteve të rënda të zbatojnë disa rregulla. Kështu në ditët e festave (orari i kufizimit nga ora 14:00 e ditës para festës deri në orën 24:00 dhe nga ora 12:00 e ditës së festës deri në orën 24:00 të po asaj dite). Në kuadër të masave, Policia bën të ditur se ndalohet qarkullimi në rrugët publike nga ora 09.00 deri në orën 14.00 të ditës së shtunë dhe nga ora 12.00 deri në orën 24.00 të ditës së diel, për mjetet e transportit të mallrave me peshë të përgjithshme të autorizuar mbi 7500 kg, me ngarkesë të pandashme, me gjatësi maksimale më të madhe se 12 m, mjetet rrugore apo bujqësore që kanë shpejtësi më të vogël se 40 km/h, mjetet bujqësore dhe teknologjike që kalojnë përmasat kufitare sipas nenit 61 të Kodit Rrugor.

Përjashtohen nga këto kufizime të lëvizjes automjetetet e shoqërimit, automjetet e Forcave të Armatosura, automjetet për mirëmbajtjen e rrugëve , instalimet elektrike, mjetet e shpërndarjes së postës dhe gazeta, mjetet që i përkasin radio televizionit, çisternave që transportojnë ujë të pishëm, mjetet që transportojnë materiale ose paisje për përdorim në situata të jashtëzakonshme, kamionë që transportojnë ushqime që prishen, si mish, fruta etj, kamionë që transportojnë shpendë dhe bagëti të gjallë. Automjetet e tjera lejohen vetëm në rastet kur për shkak të kohës dhe rrethanave vonesat mund të sjellin dëmë të kosiderueshme materiale. Për çdo problem që ka lidhje me sigurinë e rendit dhe të qetësisë publike si dhe në fushën e qarkullimit rrugor, policia ka vënë në dispozicion numrat pa pagesë 129 dhe 126. / ATA

Next Post

Shokuese/ Për t’u pranuar në punë, duhet të puthësh një krokodil

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

September 8, 2026
Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

September 8, 2026
Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

September 8, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

September 8, 2026
Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

September 8, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Champions/ Ndeshja Napoli-Arsenal, anulohet konferenca për shtyp e Artetës, zbulohet arsyeja…

September 8, 2026
Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

September 8, 2026
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

September 8, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

EMRAT/ Kris arma në Laprakë, raportohet për 2 persona të plagosur! Policia jep detajet e para nga ngjarja: Ndodhi në…

September 8, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com